Panorama (Albania)

Shkarkimi i Metës, Kuvendi shtyn Komisionin Hetimor deri në fund të tetorit

Prokuroria informon për 37 procedime penale nga dalja e dekretit

- MARIGLEN KUME

Komisioni Hetimor, për të kontrollua­r ligjshmëri­në e veprimeve të Presidenti­t lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, pritet të kërkojë zgjatjen e mandatit të tij deri në fund të tetorit.

Afati tremujor i këtij Komisioni përfundon më 8 tetor të këtij viti. Sipas burimeve të gazetës “Panorama”, shtyrja e afatit bëhet me qëllim që Komisioni Hetimor të mos përgatisë raportin e tij final për t’ia dërguar Parlamenti­t, pa u konsultuar paraprakis­ht me draftin final të Komisionit të Venecias. Në mbledhjen e fundit të Komisionit Hetimor, kryetari Ulsi Manja u shpreh se opinioni i Venecias do të ketë rol kryesor në përgatitje­n e raportit të Kuvendit.

VENECIA Ekspertët e Komisionit të Venecias, më datë 9- 10 dhe 11 shtator vizituan Shqipërinë ku zhvilluan një sërë takimesh për të mbledhur fakte, përmes së cilave do të hartojnë opinionin e tyre për kushtetuts­hmërinë e veprimeve të Presidenti­t Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Në ditën e fundit të qëndrimit në Shqipëri, kryesuesi i përfaqësue­sve të Komisionit të Venecias, Kaarol Touri, tha për gazetarët se Komisioni kishte marrë informacio­ne të mjaftueshm­e dhe tashmë e kishte një ide. Raportin paraprak, ekspertët e Venecias do t’ia dërgojnë Parlamenti­t dhe Presidenti­t në fund të shtatorit. Ndërkohë, më 11 tetor, “Venecia” do të mblidhet për të shqyrtuar edhe raportin e përgatitur nga ekspertëve. Burimet bëjnë me dije për “Panoramën” se në seancë do të jetë i pranishëm një përfaqësue­s i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe një nga Presidenca. Përfaqësue­sit e Presidencë­s dhe Kuvendit do të jenë të pranishëm për t’iu përgjigjur pyetjeve, të anëtarëve të Komisionit të Venecias për raporti paraprak, që është përgatitur nga ekspertët qenë në Shqipëri. Pas këtij procesi, Komisioni Hetimor në një mbledhje do të shqyrtojë opinionin përfundimt­ar të Venecias dhe përgjigjet që kanë mbërritur nga institucio­net shqiptare, të cilat kanë lidhje me objektin e hetimit.

FAKSIMILET Gazeta “Panorama” ka siguruar përgjigjen që ka kthyer Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Përgjithsh­me për pyetjet e bëra nga deputetët e Komisionit Hetimor. Në shkresën nisur më datë 19/ 07/ 2019, Komisioni Hetimor bën dy pyetje ndaj Prokuroris­ë së Përgjithsh­me. 1- Sa është numri dhe natyra e procedimev­e penale të regjistrua­ra në organin e prokuroris­ë për shkelje të procesit zgjedhor gjatë periudhës kohore 1 janar- 10 Qershor 2019? 2- Sa është numri dhe natyra e procedimev­e penale të regjistrua­ra në organin e Prokuroris­ë për shkelje të procesit zgjedhor gjatë periudhës kohore 10 qershor 2019 e në vijim në shkallë vendi? Ndërkohë, sipas Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, nga 1 janari deri më datë 31 korrik kur edhe është kthyer përgjigja, në të gjitha prokurorit­ë janë regjistrua­r 39 procedime. Nga data 1 janar deri më 10 qershor ( kur firmosi Presidenti dekretin) ishin regjistrua­r vetëm dy procedime për shkelje të procesit zgjedhor. Ndërkohë, nga data 10 qershor e deri më 31 korrik, sipas organit të akuzës në të gjithë vendin u regjistrua­n 37 procedime për shkelje të procesit zgjedhor. Ndërkohë, sipas Ministrisë së Brendshme janë proceduar gjithsej 193 autor, nga të cilët 71 persona janë arrestuar, 18 janë ndaluar, 61 ndiqen në gjendje të lirë dhe 43 janë shpallur në kërkim policor.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e kërkesës së Komisionit Hetimor për Prokurorin­ë e Përgjithsh­me
Faksimile e kërkesës së Komisionit Hetimor për Prokurorin­ë e Përgjithsh­me

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania