Panorama (Albania)

Iku dhe albanologu më i madh, Wielfried Fiedler

- BASHKIM ZENELI

Pak ditë më parë, më 11 shtator, u nda nga jeta në moshën 86- vjeçare...

albanologu dhe gjuhëtari më i shquar i kohës, gjermani Wielfried Fiedler. Ndjeva një keqardhje të thellë: e kam njohur në mesin e viteve ‘ 70 nëpërmjet miqve të përbashkët gjermanë, që punonin si përkthyes në Radio Tirana. E kam takuar dhe kam ndenjur gjatë me të, me orë të tëra, në Mynih, Bonn dhe Berlin kur shërbeja si ambasador në Gjermani. E kam takuar për herë të fundit në Tiranë, në një konferencë albanologj­ike, në vjeshtën e vitit 2013, në Hotel Sheraton. Ishte së bashku me profesorin e shquar nga Kosova, Rexhep Ismaili, që ka drejtuar edhe katedrën e gjuhës shqipe në universite­tin e njohur Ludwig Maximilian të Mynihut dhe me gazetarin dhe gjuhëtarin e njohur Pandeli Pani. Profesori gjerman, duke biseduar në kafe, do të më thoshte se “i kam mbushur 80 vjeç, por do të vazhdoj të punoj për gjuhën e kulturën shqipe”. Për albanologu­n e shquar kam shkruar gjatë edhe në librin tim “Për Gjermaninë- histori diplomatik­e dhe kujtime”. Do të ruaj për të kujtimet më të mira, si një burrë me kulturë të gjerë, fjalëpakë, tepër i thjeshtë, me një pasion të jashtëzako­nshëm për kulturën dhe gjuhën shqipe dhe me një prodhimtar­i të pashoqe për to.

E ka vizituar Shqipërinë që në mesin e viteve 50, fare i ri, i sapodiplom­uar në Universite­tin e famshëm Humboldt, në Berlin, për gjuhët e Europës Juglindore dhe sllavistik­ë. Për 60 vite është marrë me Shqipërinë: i ka rënë vendit kryq e tërthor, me ekspedita nga më të ndryshmet, me hulumtime, me studime dhe analiza, për gjuhën, dialektet, morfologji­në dhe sintaksën, për këngët dhe legjendat, për zakonet dhe traditat. Përherë do të më fliste me respektin dhe nderimin më të madh për kolosët e kulturës e shkencës sonë, Eqerem Cabej, Aleks Buda, Shaban Demiraj, Kristo Frashëri, Ramadan Sokoli, Mahir Domi, Myzafer Korkuti etj.

E donte Shqipërinë dhe humbiste duke folur për kulturën, historinë, artin, letërsinë. Admironte pa masë Ismail Kadarenë, duke e cilësuar ndër shkrimtarë­t më të mëdhenj të Europës. Ka përkthyer edhe libra të tij.

Ka punuar në Akademinë gjermane të Shkencave në Berlin ( R. D. Gj) profesor i albanologj­isë në Universite­tin e Humboldit, atë Ludwig Maximilian të Mynihut, të Vjenës, Friedrich Schiller të Jenës, etj. Dhe kudo ka punuar për ne, për shqiptarët, për gjuhën tonë e për kulturën tonë. Jo pak, po plot 60 vjet.

Që nga vitit 1991 ka qenë anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe nga viti 2006 është anëtar i jashtëm i Akademisë sonë të Shkencave.

I ka dhënë gjuhës e kulturës sonë, albanologj­isë, aq sa është zor ta përshkruas­h ( profesorët e nderuar Rexhep Ismaili në Kosovë apo profesori tjetër i shquar Bardhyl Demiraj në Mynih, do të dinë më shumë se kushdo të flasin për Fiedlerin).

Edhe kur e takova këtu në Tiranë, për herë të fundit, para 6 vitesh, do të më dhuronte 4- 5 libra të tij të fundit si “Das Albanische Verben System in der Sprache des Gjon Buzuku” ( Sistemi foljor i shqipes në veprën e Gjon Buzukut), botuar në Prishtinë në vitin 2004. Po ashtu, “Die Pluralbild­ung im Albanische­n” ( Formimi i shumësit në gjuhën shqipe), po ashtu botuar në Prishtinë, në vitin 2007. Ndonëse nuk jam ekspert i fushës, i vlerësoj pa masë si punime e kontribute të jashtëzako­nshme shkencore.

Ruaj me shumë vlerë disa fjalorë të Fiedlerit, gjermanish­t – shqip e shqip- gjermanish­t, me bashkëpunë­tore Oda Bucholz dhe Ardian Klosi, që profesori i madh m’i ka dhuruar në Gjermani. I ruaj librat e tij si një kujtim i rrallë. Them i rrallë, jo vetëm për vlerën e tyre të jashtëzako­nshme shkencore, por të rrallë edhe në një drejtim shumë më të madh: sa shumë ka punuar, sa shumë ka shkruar, sa shumë ka kontribuar në afër 60 vite, ky gjerman i madh, më i madhi albanolog, për gjuhën e kulturën shqipe. Ndaj, edhe ndarja e tij nga jeta merr një peshë edhe më të madhe. Iku një njeri që bëri aq shumë për Shqipërinë e për shqiptarët, për gjuhën dhe kulturën tonë!

Albanaolog­ë si Wielfried Fiedler sot nuk ka më! Ai ishte më i madhi i kohës. Nuk e di a do të ketë më tej si ai. Ai ishte vazhdues dinjitoz i albanologë­ve me famë botërore si Meyer, Yokl, Lambertz etj. Nuk e di, midis të tjerash, edhe për një arsye sa të thjeshtë, aq edhe të dhimbshme: se ne as nuk dimë të merremi me këta kolosë që shkruajnë për ne, për kulturën tonë, për dekada e dekada, por siç duket, as edhe nuk duam të dimë shumë për ta. Nuk i vëmë në kandar! Nuk i çmojmë, nuk i respektojm­ë, nuk i vlerësojmë, nuk i nderojmë!

Vetëm disa ditë ka që është ndarë nga jeta albanologu i madh Wielfried Fiedler, ai që na la neve, shqiptarëv­e, kulturës sonë, një vepër të pashoqe, 60- vjeçare.

Dhe për ta mbyllur, dua të shpreh një shqetësim: si ka mundësi që nuk u tha nga ata që duhet të flisnin, një fjalë për këtë albanolog të shquar?! Si nuk di të flasë e të shkruajë dikush nga institucio­net qeveritare të fushës?! Si nuk u tha një fjalë nga Akademia e Shkencave, nga Universite­ti i Tiranës?! Kjo nuk na nderon aspak, përkundraz­i! Edhe politika duhet të fliste. Të fliste sepse Fiedleri i madh ka bërë tash 60 vjet “politikë” për ne shqiptarët, me punën e tij aq të vyer studimore shkencore. Na ka bërë më të njohur në botë - pikërisht për atë që kemi pasur e kemi nevojë gjithmonë: të mos jemi vetëm, të panjohur, ose, për më shumë, të mos njihemi për të keq!

Të dimë të jemi mirënjohës, të dimë të themi faleminder­it. Sepse hollë- hollë, ne i kemi borxh Fiedlerit të madh. Ai nuk na ka asnjë borxh neve. Ai nuk na kërkoi asgjë! Vetëm na dha aq shumë, pa u lodhur, me dashuri të madhe për Shqipërinë, për shqiptarët, për kulturën tonë, për gjuhën shqipe, për plot 60 vjet, derisa u shkri paqësisht.

Si ka mundësi që nuk u tha nga ata që duhet të flisnin, një fjalë për këtë albanolog të shquar?! Si nuk di të flasë e të shkruajë dikush nga institucio­net qeveritare të fushës?! Si nuk u tha një fjalë nga Akademia e Shkencave, nga Universite­ti i Tiranës?! Kjo nuk na nderon aspak, përkundraz­i! Edhe politika duhet të fliste. Të fliste sepse Fiedleri i madh ka bërë tash 60 vjet “politikë” për ne shqiptarët, me punën e tij aq të vyer studimore shkencore. Na ka bërë më të njohur në botë - pikërisht për atë që kemi pasur e kemi nevojë gjithmonë: të mos jemi vetëm, të panjohur, ose, për më shumë, të mos njihemi për të keq!

 ??  ??
 ??  ?? Wielfried Fiedler
Wielfried Fiedler

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania