Panorama (Albania)

Korrupsion­i në administra­të, në hetim socialistë dhe demokratë

Qytetarë të shumtë kanë denoncuar "gjobat" që dy përgjegjës­it për legalizime­t u kanë vënë për shtëpitë e lokalet që kishin pa leje

-

Gjashtë ish- zyrtarë të ALUIZNI- t në Dibër dhe ish- punonjës të Bashkisë Dibër, që kanë drejtuar menaxhimin e llixhave, merren në hetim për abuzim me detyrën dhe korrupsion.

Aktualisht ish- zyrtarët janë në hetim në gjendje të lirë, ndërsa pritet arrestimi i tyre nëse do të faktohen shkeljet e dyshuara. Në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, dyshohet se ata kanë abuzuar me fondet, taksat, shpërblime­t etj. Mësohet se ish- drejtuesit e llixhave kanë qenë persona të emëruar nga Partia Demokratik­e dhe ajo Socialiste. Ishdrejtor­ët kanë bashkëpunu­ar me ish- përgjegjës­it e financës për të abuzuar me fondet e Qendrës Balneare Dibër. Ndërkohë, më e rëndë paraqitet situata e abuzimeve në degën e ALUIZNI- t në Dibër.

ALUIZNI Ish- drejtues të ALUIZNI- t akuzohen për korrupsion pasi u kanë vendosur qytetarëve "gjoba" për t'u legalizuar pronën. Hetimet ndaj tyre kanë nisur për shkak të një numri të lartë denoncimes­h të bërë nga qytetarë të ndryshëm. Bëhet fjalë për Nexhat Kaziu, 56 vjeç, banues në Tiranë, ish- drejtor i Agjencisë së Legalizimi­t, Urbanizimi­t dhe Integrimit të Zonave Ndërtimeve Informale, në Drejtorinë Rajonale Dibër. Kaziu ishte emëruar në këtë post para vitit 2017 dhe dyshohet se në bashkëpuni­m me ish- përgjegjës­in e financës kanë shpërdorua­r detyrën. E njëjta akuzë është bërë ndaj Edmond Maho, 37 vjeç, banues në Dibër, ishpërgjeg­jësi i sektorit ALUIZNI- t, në Drejtorinë Rajonale Dibër. Të shumta kanë qenë akuzat e qytetarëve në portale dhe në organet e drejtësisë për Nexhat Kaziun dhe Edmond Mahon. Ata janë hetuar prej muajsh për abuzimet e kryera në lidhje me legalizime­t e lokaleve e shtëpive të banimit. Burime të rezervuara bëjnë me dije se Maho e Kaziu akuzohen edhe për mitmarrje dhe "gjoba" ndaj qytetarëve të Dibrës, Matit e Bulqizës. Disa herë, banorët e këtij rajoni janë ankuar pranë drejtuesve të PS- së në Qarkun e Dibrës, duke kërkuar zgjidhjen e shqetësime­ve dhe shkarkimin e Nexhat Kaziut, duke e akuzuar atë se nuk ua zgjidhte ato pa pagesë.

"Nga Specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në kuadër të masave të marra kundër informalit­etit, kanë finalizuar një tjetër operacion policor ku si rezultat janë proceduar penalisht shtetasit: N. K, 56 vjeç, banues në Tiranë, ish- drejtor i Agjencisë së Legalizimi­t, Urbanizimi­t dhe Integrimit të Zonave / Ndërtimeve Informale, në Drejtorinë Rajonale Dibër. E. M, 37 vjeç, banues në Dibër, ish- përgjegjës­i i sektorit të ALUIZNI- t, në Drejtorinë Rajonale Dibër. Nga kryerja e veprimeve hetimore të deritanish­me ka rezultuar se këta shtetas, duke qenë të emëruar në detyra drejtuese pranë kësaj drejtorie, dyshohet se me veprimet e tyre në kundërshti­m me ligjin kanë shpërdorua­r detyrën, duke u sjellë përfitime të padrejta personave të tjerë, si dhe kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit në mbrojtjen dhe administri­min e territorit", bëhet e ditur zyrtarisht nga Policia.

BASHKIA Ndërkohë, në kuadër të masave kundër informalit­etit, janë vënë në hetim dhe katër ish- drejtues të Qendrës Balneare në Dibër. Bëhet fjalë për Islam Qoku, 54 vjeç, ishdrejtor i ndërmarrje­s, i emëruar në këtë post para vitit 2015, Ismet Voka, 52 vjeç, ish- përgjegjës i zyrës së financës, i emëruar në këtë detyrë në vitin 2013, Spartak Koltraga, 35 vjeç, ish- drejtor i ndërmarrje­s, i emëruar në këtë post në vitin 2017, tashmë drejtor i Sigurimeve Shoqërore Dibër, E. M., 27 vjeç, ish- financier, emëruar në vitin 2017. Këta persona, duke qenë të emëruar në detyra të ndryshme pranë Qendrës Balneare Dibër, dyshohet se me veprimet e tyre, në kundërshti­m me ligjin, kanë sjellë si pasojë mosfunksio­nimin normal të aktiviteti­t ekonomik dhe administra­tiv të Qendrës Balneare Dibër, duke iu sjellë përfitime të padrejta personave të caktuar të administra­tës së ndërmarrje­s në bonuse transporti, si dhe kanë shmangur nga taksimi mbi të ardhurat nga shpërblime­t punonjësit e kësaj qendre, veprime të cilat kanë cenuar interesat e ligjshme, duke i shkaktuar një dëm të konsiderue­shëm ekonomik kësaj ndërmarrje­je. Qendra Balneare Dibër ka qenë objekt i një auditimi të rreptë nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, por konkluzion­et nuk janë bërë publike nga ish- drejtorët.

 ??  ?? Llixhat në Dibër
Llixhat në Dibër
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania