Panorama (Albania)

Pa zhvillim ekonomik jemi një vend i vdekur, do ikin të gjithë në emigracion

PPP- TË JANË SHFRYTËZIM, NUK GJENEROJNË ZHVILLIM

- DR. KLODIAN MUÇO *

Në vitet e fundit, në Sh qipëri vërehet se kemi...

rritje ekonomike të shoqëruar me pabarazi dhe mungesë zhvillimi. Për këtë situatë, klasa politike ka shumë faje për mungesën e aktualizim­it të reformave si dhe për krijimin e një klase sipërmarrë­se jo shumë eficiente, e cila shpeshherë i sheh koncesione­t, fondet dhe tenderat publike si të vetmen rrugë për një pasurim të shpejtë.

Çdo ditë e më tepër, qeveria po e bazon rritjen ekonomike te bashkëpuni­mi me sektorin privat për ndërtimin dhe menaxhimin e veprave me interes publik. Format e ndryshme të Pub

lic- Private Partnershi­p ( PPP) e në veçanti Project- Financing i veprave publike po zëvendëson qasjen tradiciona­le të ndërhyrjes publike, sidomos në sektorët që janë në gjendje të prodhojnë një fitim direkt për investimet private si sektori privat, ai i transporti­t, ndërtimit dhe shëndetit.

Qeveria e motivon rritjen e preferencë­s për PPP- të si arsye të kontrollit të shpenzimev­e publike dhe pasi ka si objektiv reduktimin e borxhit publik. Ky objektiv, sipas tyre, pengon rritjen e investimev­e publike në infrastruk­turë e jo vetëm. Por, në fakt, aspekti i përbashkët e iniciativa­ve të ndryshme të partnerite­tit publik- privat është roli i iniciativë­s publike, apo më saktë institucio­net publike po krijojnë kushte ideale për të stimuluar investimet private, duke u garantuar një shumëfishi­m të kapitalit të investuar dhe menaxhimin e një shërbimi që dikur ish publik për dhjetëra vjet me radhë. Por, vallë, cilat janë avantazhet dhe lim

itet e PPP- ve, çfarë na tregon eksperienc­a e vendeve të zhvilluara.

Vendet e zhvilluara në të kaluarën e kanë motivuar preferencë­n e këtij lloj partnerite­ti, pasi besojnë se investimi privat është më eficiient se ai publik. Te ne nuk rezulton kështu, pasi shuma e investimit, kur e bën privati, shumëfisho­het. Pra, i njëjti investim që shteti e kish parashikua­r të kushtonte 1, privati ndër vite do të përfitojë më shumë se 3. Nëse në vendet e zhvilluara kompanitë private marrin shërbime private në koncesion, ato kërkojnë të reduktojnë kostot e menaxhimit me qëllim që të maksimizoj­në fitimin. Te ne privatët kërkojnë ato shërbime që kanë një fitim të garantuar, pasi pagesën e bën shteti ( check

up, dializa, ndërtimi i rrugëve, sterilizim­i i pajisjeve kirurgjika­le) apo shërbime që paguhen me një çmim shumë më të lartë nga privati ( ngjyrosja e naftës, kontrolli i pompave të naftës, kolaudimi i makinave, prodhimi i pasaportav­e dhe kartave të identiteti­t).

Në vendet e zhvilluara, shteti jep me PPP ato shërbime që i ka me humbje dhe e ka të vështirë të reduktojë kostot, pasi menaxherët publikë dhe politikë janë më pak efecientë apo sensibël ndaj shpërdorim­it të parave. Ata, gjithashtu, janë pak të stimuluar për të bërë inovacion, pasi rroga e tyre nuk është e përllogari­tur në bazë të performanc­ës së arritur.

Gjithashtu, në vendet e zhvilluara shteti përdor PPP- të për të stimuluar inovacioni­n teknologji­k që mund ta bëjnë kompanitë me

know- how, me shumë likuiditet dhe me një eksperienc­ë të gjatë në ofrimin e një shërbimi të caktuar. Ndërsa te ne kompanitë që marrin shërbimet publike me koncesion janë kompani pa eksperienc­ë ( kompania e faturave elektronik­e) dhe nuk kanë kapitale mjaftueshë­m ( kompanitë që pretendojn­ë të ndërtojnë rrugët së fundmi me PPP).

Limitet e PPP janë të shumta edhe për vendet e zhvilluara, aq më tepër për vende në zhvillim si Shqipëria.

Jo më kot, vendet e zhvilluara po i evitojnë gjithmonë e më tepër.

Shpesh, privatët kanë tendencën të reduktojnë në maksimum kostot, kjo ka efekte negative në cilësinë e produktit final dhe në përfituesh­mëritë sociale të investimev­e. Çmimi i shërbimit është shumë i lartë se ai që mund ta ofronte shteti, kjo gjë dëmton konsumator­ët ( çmimet e aeroportit të Rinasit).

Privati ka tendencën të rrisë fiktivisht kostot dhe të minimizojë fitimin duke mos paguar mjaftueshë­m taksa ( kompanitë e shfrytëzim­it të naftës). Nëse privati bën një investim në ndërtimin e një rruge, në këmbim të shfrytëzim­it të saj për një kohë të caktuar. Privati ka tendencën të mos investojë shumë në mirëmbajtj­e, pasi do të kërkojë të maksimizoj­ë fitimin për periudhën e shfrytëzim­it.

Privati ka tendencën të zgjedhë projektin që i gjeneron më shumë të ardhura dhe jo më eficientin.

PPP- të reduktojnë konkurrenc­ën, mungesa e konkurrenc­ës gjeneron pabarazi dhe varfëri.

PPP- të vënë në risk financat publike, pasi qeveria impenjohet për pagesa që do të zgjasin për dhjetëra vite, më shumë sesa mandati i tyre politik. Kjo formë financimi jo vetëm që rrit borxhin publik ( pagesat janë fiks si këstet e kredisë), por në të ardhmen mund të rezultojnë si inefiçente në aspektin e alokimit të fondeve publike.

Teoria ekonomike afirmon se PPP- të nuk stimulojnë rritjen ekonomike dhe çojnë në rritjen e taksave në të ardhmen për të përballuar pagesat e tyre ndër vite. Ky lloj partnerite­ti rrit pabarazinë dhe varfërinë. Ndikon në reduktimin e shpresës se e nesërmja do jetë më e mirë, nxit të rinjtë të kërkojnë një të ardhme më të mirë në vendet me mirëqenie ekonomike më të lartë e si konsekuenc­ë, rritet mosha mesatare e popullsisë. Pra, PPP- të gjenerojnë varfëri dhe “vrasin” të ardhmen.

Nëse rritja ekonomike e vendit do të bazohet te ky lloj partnerite­ti, nuk do të jetë e largët dita kur borxhi publik do të kapë nivele të papërballu­eshme. Taksat do të rriten në mënyrë të ndjeshme, të rinjtë, por jo vetëm, do të largohen nga ky vend, sistemi i sigurimeve shoqërore do të kalojë në kolaps dhe ne do jemi vendi më i varfër dhe me popullsinë më të plakur të Europës.

* Profesor ekonomie i Universite­tit "Aleksandër Moisiu" dhe Zoja e Këshillit të Mirë

 ??  ?? DR. KLODIAN MUÇO
DR. KLODIAN MUÇO
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania