Panorama (Albania)

Nuk i pëlqyen punimet, pronari i shtëpisë plagos me thikë punëtorin

Debatuan se nuk i pëlqente ritmi dhe cilësia e punimeve

-

Kur nuk ka kaluar ende një muaj nga vrasja e teknikut të kondicione­rëve nga dy djemtë e pronarit të shtëpisë ku po bëheshin punime, një tjetër ngjarje thuajse e ngjashme ka ndodhur në Tiranë.

Kësaj here punëtori që po kryente rikonstruk­sion në banesën e një ish- të dënuari për vjedhje, është goditur me thikë nga ky i fundit dhe ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën "Myslym Keta", në kryeqytet, dhe Policia ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar të ngjarjes, 44- vjeçarin Stefan Agolli. Ndërsa i plagosuri, Dashamir Leçini, 51 vjeç, është transportu­ar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime nga Policia thanë se autori i dyshuar kishte rreth një javë që ishte kthyer nga Greqia dhe aktualisht po kryente rikonstruk­sionin e tualetit të shtëpisë. Ai kishte punësuar për të kryer punime 51- vjeçarin Leçini, i cili do të kryente suvatimin e tualetit dhe do të shtronte pllakat. Të njëjtat burime thanë se mbrëmjen e së premtes mes pronarit dhe punëtorit ka pasur një debat të ashpër që më pas përshkallë­zoi deri në konflikt fizik e në fund me përdorimin e thikës. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi i arrestuari Stefan Agolli ka pasur pakënaqësi për ritmin e punimeve, por edhe për cilësinë. Pas konfrontim­it fizik, Agolli e ka goditur Leçinin me thikë në kurriz, duke e lënë të plagosur rëndë. Ndërsa kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar Policinë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e Komisariat­it nr. 4 që kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar. "Shërbimet e Policisë të Komisariat­it Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasin S. A., 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Në rrugën ' Myslym Keta' brenda në banesë, ky shtetas ka goditur me mjet prerës për motive të dobëta shtetasin D. L., 51 vjeç, i cili ka qenë duke kryer punime në banesën e shtetasit S. A. I dëmtuari D. L. aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor", tha zyrtarisht Policia.

 ??  ??
 ??  ?? Vendi ku u plagos punëtori
Vendi ku u plagos punëtori

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania