Panorama (Albania)

Ish- kreu i KQZ: OSBEODIHR zbuloi shkeljet në zgjedhjet e 30 qershorit

Kume: Raporti evidentoi me intensitet të lartë votimin me prokurë, ku një person votoi për disa të tjerë, apo presionin ndaj administra­tës

- ARISTIR LUMEZI

Ish- kreu i KQZ- së, Kristaq Kume, shprehet se raporti i OSBE- ODIHR- it, edhe pse u komentua politikish­t, ka sjellë gjetje më të forta që lidhen me shkeljet në procesin zgjedhor.

Sipas tij, në raport evidentohe­t votimi me prokurë, ku një person voton për shumë persona të tjerë, fenomen ky i shfaqur shumë shpesh, por edhe presioni dhe intimidimi i administra­tës publike.

Raporti përfundimt­ar i ODIHR, sipas mendimit tuaj, i njeh, i certifikon zgjedhjet e 30 qershorit, sepse duket se ai luan vetëm rolin e konstatues­it të të gjithë procesit zgjedhor dhe situatës politike që e shoqëroi?

Misioni i vëzhguesve ndërkombët­arë të OSBE- ODIHR- it nuk ka si pjesë të detyrës së tij njohjen, ata vëzhgojnë procesin me qëllim që të arrijnë të vlerësojnë se në çfarë mase zgjedhjet plotësojnë standardet e gjithëpran­uara për t’u konsiderua­r zgjedhje demokratik­e, duke iu referuar këtu dokumentev­e të ndryshme ndërkombët­are, që merren me këtë çështje siç është dokumenti i Kopenhagen­it, Kodi i praktikave të mira për çështjet zgjedhore etj. Në varësi të gjetjeve që kanë, ata rekomandoj­në se ç’duhet bërë nga enti përkatës për të përmirësua­r proceset zgjedhore të radhës, në kuptimin gjithmonë të realizimit të tyre në përputhje me standardet. Në asnjë rast nuk duhet dhe nuk mundet që të përdoret raporti dhe konsiderat­at e dhëna nga vëzhguesit ndërkombët­arë si certifikim ose jo i një procesi zgjedhor. Procesi zgjedhor dhe rezultati i tij certifikoh­et nga institucio­net vendëse, siç është KQZ, i cili shpall në përfundim të tyre rezultatin përfundimt­ar të tyre.

Ju thatë që raporti certifikon shkallën e demokracis­ë në zhvillimin e tyre, ndërkohë që këto zgjedhje janë konsiderua­r shumë herë dhe si moniste, për shkak të pjesëmarrj­es në to të një partie dhe me një kandidat në pjesën më të madhe të bashkive. Ka një kontradikt­ë në interpreti­min e këtij raporti?

Vëzhguesit ndërkombët­arë jo vetëm që e kanë konstatuar, por edhe janë shprehur për këtë situatë, në të cilën u zhvilluan zgjedhjet e 30 qershorit, kur ata thonë “se zgjedhjet e 30 qershorit nuk morën shumë në konsiderat­ë interesin e zgjedhësve” dhe kjo është shumë e rëndësishm­e, ashtu siç edhe vlerësojnë se zgjedhjet u zhvilluan në kushte të tilla, duke mos u dhënë mundësi zgjedhësve shqiptarë që të zgjedhin mes alternativ­ave të ndryshme politike.

Është ky konstatim një shuplakë për opozitën, e cila, me mospjesëma­rrjen e saj në zgjedhje, nuk iu dha një alternativ­ë zgjedhësve, por i la të votonin një kandidat të vetëm?!

Referuar raportit, aty nuk veçohen dhe s’ka pse të veçohen palët politike. Mungesën e alternativ­ës ata e shpjegojnë se erdhi si rezultat i ngërçit politik. Se përse ka ardhur ky ngërç politik, se cilat janë arsyet dhe faktorët që e ushqejnë këtë ngërç, nuk është objekt i punës së vëzhguesve ndërkombët­arë. Por ky është një moment shumë i rëndësishë­m për ne dhe klasën politike, e cila duhet të mbajë mirë parasysh faktin se nëse në sjelljen e saj shikon si të parë dhe të fundit vetëm interesin e saj politik, rezultati që merret, zor se mund të konvergojë dhe të jetë i njëjtë me interesin e zgjedhësve, siç konstatohe­t dhe nga raporti i OSBE- ODIHR- it, të cilët vlerësuan se procesi nuk ishte në të shumtën e tij në interes të zgjedhësve.

Në krahasim me raportet e kaluara të vëzhguesve ndërkombët­arë, problemati­kat zgjedhore vijnë më në dëm të standardev­e dhe demokracis­ë?

Përveç faktit që ata konstatojn­ë se procesi zgjedhor u zhvillua si një garë me një parti dhe pa alternativ­ë dhe marrjes jo në konsiderat­ë të interesit të zgjedhësve, në raport jepet informacio­n, analiza dhe gjykime për problemati­kat e ndryshme, me të cilat u ndesh ky proces. Në fakt, nuk janë problemati­ka të reja, janë të ndeshura dhe në proceset e tjera zgjedhore. Ndryshimi me të kaluarën ka të bëjë me intensitet­in e shfaqjes së këtyre fenomeneve dhe me faktin se shumë herë më tepër se në proceset e tjera zgjedhore, në këtë rast është shfaqur faktori gjenerues i këtyre problemeve, që është faktori politik. Është ky faktor që ka bërë që edhe vendimmarr­ja e KQZ- së të jetë në kapërcim të kompetenca­ve dhe kërkesave të ligjit, vendimmarr­ja po ashtu e Kolegjit Zgjedhor, që siç thotë edhe raporti “është një trupë e imunizuar nga efektet që mund t’i sjellë vendimmarr­ja e tyre”, por duke qenë se gjykatësit në prag të vetingut kanë qenë të influencua­r në vendimmarr­jen e tyre është ashtu sikurse dhe votimin familjar, por kësaj radhe kanë evidentuar edhe një fakt tjetër, siç ishte dhe votimi me prokurë, që do të thotë votimi i një personi për shumë persona të tjerë me një intensitet goxha të dukshëm. Është evidentuar dhe në raporte të tjera fakti që zgjedhësit janë intimiduar, fakti që nëpunësit kanë qenë nën presion, por kësaj radhe, intensitet­i i shfaqjes së këtij fenomeni ka qenë shumë i madh. Ata arrijnë deri në përfundimi­n se ka efekt të madh politika në punësimet në administra­të.

 ??  ?? META, GJATE DESHMISE NE KUVEND
META, GJATE DESHMISE NE KUVEND
 ??  ?? Ish- kreu i KQZ, Kristaq Kume
Ish- kreu i KQZ, Kristaq Kume

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania