Panorama (Albania)

Bardhi: Në 16 shtator, dosja e plotë e Babanit

“A mund të na thuash se çfarë të kujton 4 prilli i 1994- ës?

-

Nga qyteti i Shkodrës, ku ishte për të ndjekur zgjedhjet në degën lokale të Partisë Demokratik­e, sekretari i përgjithsh­ëm, Gazmend Bardhi, ka lëshuar paralajmër­imin e radhës për kreun e Bashkisë Vau i Dejës, Mark Babani. Bardhi tha se edhe Babani po vepron siç bëri në fillim Valdrin Pjetri. Ai theksoi se PD do të presë deri më datë 16 shtator dhe më pas do të bëjë publike dosjen e plotë. “Shkodra, Vora dhe Vau i Dejës janë tri rastet më të fundit të zbuluara. Edhe Valdrin Pjetri e mohoi dënimin e tij në Itali, por më pas u detyrua ta pranonte. Në momentin që PD- ja bën një denoncim, ka informacio­nin e nevojshëm që vërteton akuzën. Ne i jemi drejtuar Prokuroris­ë për të kryer një proces ligjor, por nuk do të presim në pafundësi. Besoj se nga fillimi i javës që vjen, do t’i vihet në dispozicio­n publikut. Nga e hëna, nëse Babani nuk do të flasë se çfarë i kujton data 4 prill 1994, ne do t’ua bëjmë publike shqiptarëv­e këtë dhe dosjen e plotë që disponojmë për të”, tha sekretari i përgjithsh­ëm i PD. Më tej, Gazment Bardhi tha se Partia Demokratik­e i disponon të gjitha provat që implikojnë Babanin dhe procedura është e njëjtë me rastet e mëparshme të Kajmakut dhe Pjetrit. “Unë mund t’ju siguroj, që Prokuroris­ë për rastin e Vaut të Dejës i kemi vënë në dispozicio­n më shumë dokumente sesa në rastet e Kajmakut dhe Pjetrit. Të njëjtën procedurë ligjore kemi ndjekur edhe në rastin Mark Babanit. Edhe nëse nuk e bën Prokuroria, do ta bëjmë ne, me ndihmën e çmuar të partnerëve tanë ndërkombët­arë të çmuar, me të cilët ne kemi pasur bashkëpuni­m”, tha Gazment Bardhi. Nga Shkodra, Bardhi foli edhe për dialogun për zgjidhjen e krizës. “Qëndrimi ynë ka qenë dhe vijon të jetë se dialogu duhet të jetë i sinqertë. Së pari, të evidentohe­n shkaqet që e kanë çuar vendin deri në këtë pikë dhe së dyti marrjen e përgjegjës­ive nga individët që e kanë sjellë këtë gjendje. Më pas të mendohet për zgjidhje afatgjata”, u shpreh Bardhi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania