Panorama (Albania)

Meta: Dorëhiqem nëse Venecia vëren shkelje të Kushtetutë­s

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, deklaroi dy ditë më parë se do të japë dorëheqjen nëse Komisioni i Venecias do ta bindë se ai ka shkelur Kushtetutë­n me aktin e tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. I ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE”, kreu i shtetit u shpreh se nëse më 11 tetor në seancën e Komisionit të Venecias bindet se ka shkelur Kushtetutë­n, nuk do të presë shkarkimin nga Parlamenti, por do të japë vetë dorëheqjen. “Nëse Venecia thotë që Presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutë­n, unë do të largohem”, tha Meta. Kreu i shtetit tha se nuk do të priste as vendimin e Gjykatës Kushtetues­e në Shqipëri, nëse bindet nga Venecia. “Unë kam dhënë dorëheqjen kur isha Kryeminist­ër për një gjë që s’kishte të bënte me mua. Të thotë Komisioni i Venecias që Presidenti i Shqipërisë ka shkelur Kushtetutë­n dhe unë të rri akoma në detyrë?! Kurrë në botë! Sepse ose do të bindem që e kam shkelur vërtet, që nuk do bindem dot, ose do bindem që i gjithë sistemi ndërkombët­ar qenka i komproment­uar”, tha Meta. Nëse nuk bindet nga Komisioni i Venecias, por shkarkohet me 94 vota në Parlament dhe më pas në Kushtetutë, kreu i shtetit tha se do të merret sërish me politikë. “Jo, unë kam çfarë bëj, do zgjedh rrugë të tjera. Do të përfaqësoj ata që më mbështesin dhe besojnë tek unë”, tha Meta. Presidenti u shpreh i bindur se ai nuk ka shkelur Kushtetutë­n, por vetëm afatin në Kodin Zgjedhor. “Unë ju garantoj se kam bërë zero shkelje të Kushtetutë­s nga Presidenti i Republikës. Materialet që unë i kam dhënë dhe do t’i jap, do ta ndihmojnë Komisionin e Venecias që të vënë duart në kokë me të gjitha shkeljet e Kushtetutë­s dhe rekomandim­et e Komisionit të Venecias sa i takon zbatimit të Reformës në Drejtësi, që na kanë sjellë në këtë situatë. Unë jam shumë i qetë për këtë”, tha Presidenti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania