Panorama (Albania)

Vodhën 1 milion lekë në 9 muaj në Vlorë, arrestohen dy fierakët

-

VLORE - Për një periudhë prej 9 muajsh, dy persona nga Fieri kishin arritur të vidhnin gati 1 milion lekë të reja. Vjedhjet, dy të arrestuari­t i kryenin në ambiente publike, kryesisht në vende shërbimesh ku vëmendja e qetarëve ishte e ulët. Në pranga kanë rënë A. T., 53 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe E. P., 52 vjeç, i dënuar më parë për falsifikim dokumentes­h. Në datë 11 janar, në ambientet e spitalit, dyshohet se në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin kanë grabitur ndaj shtetases M. SH, një shumë prej 50 mijë lekësh dhe 500 eurosh. Po në janar të këtij viti, në datë 30 të këtij muaji, kanë mundur të grabisin në fshatin Novoselë portofolin e një shtetasi me iniciale F. A dhe një sasi prej rreth 4 mijë eurosh. Në datë 27 shkurt kanë grabitur portofolin e shtetasit G. M me mjete identifiku­ese. Grabitjet e tyre kanë vijuar më pas gjatë verës, kur edhe qyteti i Vlorës popullohet më shumë, teksa në datën 22 qershor, shtetasit P. N i kanë grabitur shumën prej 400 mijë lekësh. Në datë 2 korrik kanë arritur të grabisin një shtetase të huaj, norvegjeze, së cilës i kanë grabitur një shumë prej 45 mijë lekësh. Në datën 18 korrik, shtetases me iniciale V. H. i kanë grabitur në lagjen 29 nëntori 35 mijë lekë të reja dhe 250 euro. Grabitjet e tyre kanë vijuar edhe në muajin shtator, ndërsa pikërisht arrestimi i tyre është bërë pranë Poliklinik­ës së Vlorës, ku kanë grabitur portofolat e dy personave. Pas hetimeve të Policisë ka rezultuar se dy fierakët ishin autorët edhe të shumë vjedhjeve të tjera.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania