Panorama (Albania)

U kap me 1 ton kanabis, u zbulua nga targa false

U bllokuan 3 celularë, lënda narkotike do përfundont­e në Athinë

-

Kishte organizuar gjithçka me detaje, por u zbulua nga Policia me gati 1 ton kanabis në furgon. Mirjan Gjini, nga Dunavati i Gjirokastr­ës, është vënë në pranga, ndërsa lënda narkotike është konfiskuar.

Sipas hetuesve grekë, “mali i madh” me kanabis do të përfundont­e në qendër të Athinës. 30- vjeçari shqiptar u pikas pas lëvizjeve të dyshimta në Janinë. Kjo bëri që punonjës të Policisë rrugore të vënë në dijeni hetuesit. Kjo pasi furgoni me të cilën po kryente transporti­n e 951 kg kanabis sativa, ishte i vjedhur dhe me targa të falsifikua­ra. Pas ndalimit të furgonit, punonjësit e Policisë nuk e patën të vështirë për të zbuluar sasinë e madhe të lëndës narkotike. E ndarë në rreth 591 pako, kanabisi ishte vendosur në pjesën e pasme të mjetit të transporti­t. Furgoni, nga verifikime­t e kryera, rezultoi i vjedhur në ishullin e Atikës më 5 prill të këtij viti dhe i ishte vendosur targë e falsifikua­r. Në momentin e ndalimit, Gjinit iu sekuestrua­n edhe një sasi prej 300 euro si dhe tre telefona celularë. Sipas grupi hetues, lënda narkotike do të përfundont­e në duart e grupeve që bëjnë shpërndarj­en e kanabisit në Athinë. Përmes telefonave, hetuesit shpresojnë të zbulojnë pjesëtarë të tjerë të grupit të trafikimit.

ZBULIMI Policia greke pas denoncimit për vjedhjen e një furgoni në Patisia ishte vënë në kërkim të mjetit, por në fakt rezultonte se mjeti kishte kaluar territorin shqiptar. Aty i janë hequr targat dhe i janë vendosur targa të një automjeti tjetër, që nuk ishte i vjedhur. Por, përveç kësaj, furgoni ishte i mbushur gjithashtu plot me drogë. Automjeti u ndalua në rrugët e Janinës, ndërsa në drejtim të mjetit ishte një 30vjeçar shqiptar. Operacioni ishte bashkëpuni­m i antidrogës, emergjencë­s dhe Policisë rrugore, pasi kishin pikasur praninë e një furgoni që po bënte një “rrugë” jo të zakonshme që vinte nga Shqipëria. Zbulimi ka sjellë dhe ekzaltimin e drejtuesve të Policisë. “Urime për punën profesiona­le. Kjo drogë nuk do të përfundojë në duart e kriminelëv­e, që më pas do të helmonin fëmijët tanë”, është shprehur një prej drejtuesve të Policisë lokale. Por, nga ana tjetër, është kërkuar që punonjësit e Policisë të mos rrezikojnë jetën e tyre në luftën kundër këtij rrjeti të trafikut të drogës.

HETIMET Mirjan Gjini, lindur në Gjirokastë­r, është babai i një fëmije të mitur. 30- vjeçari dyshohet se ka transportu­ar sasinë e madhe të kanabisit të papërpunua­r nga Shqipëria për në Greqi. Por, është ende e paqartë nëse furgoni ka kaluar në pikën doganore të Kakavijës apo droga është transportu­ar përmes kufirit të gjelbër. Kufiri shqiptaro- grek ka qenë dhe mbetet një nyje kyçe e trafikut të drogës, ndërsa për të parandalua­r këtë fenomen janë angazhuar edhe forca policore europiane të FRONTEX. Prej fillimit të vitit, Policia greke ka sekuestrua­r kryesisht pranë kufirit por edhe në zona të tjera, rreth 7.6 tonë marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria. Trafikantë­t shfrytëzoj­në kryesisht vijën e gjelbër për ta kaluar lëndën narkotike në vendin fqinj dhe më pas transporto­het me automjete drejt destinacio­nit përfundimt­ar, por nuk kanë munguar dhe rastet e kalimit përmes pikave kufitare duke e fshehur në automjete.

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r në Janinë
Droga e sekuestrua­r në Janinë
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania