Panorama (Albania)

Lufta e Gërhotit, përplasje në ceremoninë përkujtimo­re

Dasho Aliko: Artur Roshi i paftuar, i nxiti Adriatik Alimadhi

- GJIROKASTE­R/

Sharje, të bërtitura, akuza, konflikt verbal e fizik. Kjo situatë ka mbizotërua­r gjatë ceremonisë përkujtimo­re të Luftës së Gërhotit në Gjirokastë­r ku prehen eshtrat e disa prej krerëve nacionalis­të të ekzekutuar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ceremonia u zhvillua në një klimë të tensionuar mes fjalëve fyese e britmave të disa prej pjesëmarrë­sve që u afruan në momentin kur organizato­rë e të ftuar do të mbanin fjalët e rastit. Grupi i nacionalis­tëve protestues sulmuan verbalisht dhe akuzuan si tradhtar deputetin dhe kryetarin e Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshin, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e organizuar nga PDja. I pranishëm veç familjarëv­e ka qenë edhe ish- deputeti Enkelejd Alibeaj, ish- deputeti tjetër i PD- së, Luan Baçi, Kryetari i Shoqatës Antikomuni­ste, Nebil Çika, kryetari i PD- së Gjirokastë­r, Dasho Aliko, i cili është përpjekur ta qetësojë situatën disa herë, por pa rezultat. Situata u rëndua edhe më tej, teksa kryetari i shoqatës Antikomuni­ste, Nebil Çika, në fjalën e mbajtur, nuk i kurseu sulmet në adresë të të pranishmëv­e në ceremoni, duke e quajtur “provokim” kundërshti­në e grupimit nacionalis­t. Kreu i PD Gjirokastë­r, Dasho Aliko, tha se përplasja ndodhi për shkak të pranisë së kreut të Ballit Kombëtar Demokrat, që sipas Alikos kishte shkuar i paftuar. Ai ka identifiku­ar nacionalis­tët e irrituar si pjesë e grupimit nacionalis­t të udhëhequr nga Adriatik Alimadhi, kreu i Partisë Balli Kombëtar, aktualisht deputet i Parlamenti­t shqiptar. “Sot është 14 shtatori, 76- vjetori i të rënëve në luftën në Gërhot, që u vranë nga sistemi i kohës. Kur ishim gati duke filluar homazhet, erdhi dhe zoti Roshi, që ishte i paftuar, dhe u fut në turmë. Ne nuk mund të pengonim askënd. Një grup tjetër i vendosur nga Alimadhi erdhi dhe filluan të debatonin përse Roshi është këtu, duke u shprehur se ‘ ata janë tradhtarë’. Mendoj se ishte një luftë mes dy Partive të Ballit për zona influence. Ata nuk kishin asgjë me PD- në, madje na thanë përse ka ardhur Roshi këtu. Ata thanë se ju shkelët gjakun e të rënëve, sepse shkelët në një Parlament që drejtohet nga ata që i kanë vrarë”, tha Aliko. Arsyet e përplasjes në ceremoni, ish- deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj i argumentoi me shtrembëri­min e historisë pas masakrës së Gërhotit. Ai kërkoi zbardhjen e së vërtetës, që edhe pas 76 vitesh është ende e pazbardhur. Ndërsa vetë kreu i PBK, Artur Roshi, e ka cilësuar të panevojshm­e vëmendjen mediatike ndaj një incidenti të tillë. Ai ka pohuar se ashtu si çdo vit, prej vitit 1992, PBKD është organizato­re e kësaj ceremonie në bashkëpuni­m me PD- në. Roshi ka kujtuar përpjekjet e partisë që drejton për ndërtimin e këtyre varrezave dhe kontributi­n për ndërtimin e memorialit të vendosur aty. “Ata njerëz që bërtisnin e ofendonin, nuk donin as PDnë e as Ballin. Askush nuk u qartësua se çfarë kërkonin konkretish­t”, tha Roshi. Dita e 14 Shtatorit shënohet nga Organizata e Ballit Kombëtar në Shqipëri si “Dita e Dëshmorëve Nacionalis­të”. Çdo vit, më 14 shtator, kujtohen dhe kryhen homazhe në Gërhot, për 36 luftëtarë nacionalis­të të Ballit Kombëtar, mes tyre edhe komandanti, Hysni Lepenica, që ranë 76 vjet më parë, duke luftuar me pushtuesit italianë.

 ??  ?? Incidenti gjatë ceremonisë përkujtimo­re, dje në Gjirokastë­r
Incidenti gjatë ceremonisë përkujtimo­re, dje në Gjirokastë­r
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania