Panorama (Albania)

DITA BOTËRORE E NDËRGJEGJË­SIMIT PËR LIMFOMAT

ISHP: KANCERI QË PREK QELIZAT E BARDHA, SHENJAT SI TA DALLOJMË

-

“Gjërat e vogla rrisin vetëbesimi­n”, ky është slogani i Ditës Botërore të Ndërgjegjë­simit për Limfomën ( 15 shtator), i cili ka si qëllim përhapjen dhe njohjen e fakteve në lidhje me limfomat, si dhe në fuqizimin e njerëzve me kancer të sistemit limfatik. Hulumtimet kanë treguar se te pacienti, vetëbesimi rritet kur ai ka informacio­nin, mbështetje­n e duhur dhe eksperienc­ën pozitive në shërbimet e kujdesit shëndetëso­r, të cilat luajnë një rol pozitiv në rezultatet shëndetëso­re të tij. Në këtë ditë, njerëzit në të gjithë botën janë të ftuar të bëjnë gjëra të vogla për të mbështetur dhe fuqizuar personat që jetojnë me limfomë. Çdo vit, mbi 580,000 njerëz në botë diagnostik­ohen me limfomë. Ekzistojnë më shumë se 80 lloje të limfomave. Çfarë është Limfoma? Limfoma është kanceri që prek qelizat e bardha të gjakut, që quhen limfocite, të cilat janë pjesë e sistemit imunitar të trupit. Limfomat ndikojnë në sistemin limfatik, i cili është pjesë e sistemit imunitar që ndihmon në mbrojtjen ndaj infeksione­ve dhe disa sëmundjeve të tjera. Limfomat mund të fillojnë kudo në trup, ku gjenden indet limfatike. Vendet kryesore të indeve limfatike janë: nyjet limfatike, shpretka, timusi, palca e kockave dhe në pjesë të tjera të trupit. Tek individët që kanë limfomë, limfocitet ndryshojnë dhe rriten jashtë kontrollit.

KUSH JANË SHKAKTARËT E LIMFOMAVE?

Shkaqet e limfomave nuk njihen, por ju mund të jeni në rrezik, nëse: · jeni mbi 60 vjeç; · jeni mashkull; · keni një sistem imunitar të dobët nga HIV/ AIDS, nga transplant­i i një organi, ose nëse keni lindur me një sëmundje; · keni një sëmundje të sistemit imun si artriti rheumatoid, lupus; · jeni infektuar me virusin e EpsteinBar, Hepatitin C; · keni një të afërm i cili ka patur limfomë.

CILAT JANË SIMPTOMAT/ SHENJAT PARALAJMËR­UESE TË SËMUNDJES?

· Ënjtje të gjëndrave limfatike: më shpesh në qafë, sqetull, ose në ije, të cilat janë të padhembshm­e · Kollë · Vështirësi në frymëmarrj­e · Temperatur­ë · Djersitje gjatë natës · Lodhje/ këputje · Humbje në peshë · Kruarje

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania