Panorama (Albania)

Zemërim në Bullgari kundër “gazetarisë pornografi­ke”

-

Publikimi i imazheve seksuale të së dashurës së një kandidati për kryetar bashkie në kryeqyteti­n e Bullgarisë ka shkaktuar një zemërim të fortë në qarqet mediatike dhe në shoqërinë e gjerë. Shënjestra e faqes së tabloideve “PIK News” ishte Borislav Ignatov, i cili po kandidon për kryetar të Sofjes në zgjedhjet lokale të 27 tetorit. Që kur u publikuan imazhet, gazetarët dhe organizata­t e mediave, të udhëhequra nga “Shoqata e Gazetarëve Evropianë”, Bullgari, kanë reaguar kundër faqes në internet, duke u kërkuar atyre që janë në fuqi të bojkotojnë media të tilla që përfshihen në gazetari joetike. Më shumë se 20 uebsajte mediash kanë postuar një deklaratë të titulluar “Sot është dita”, duke kërkuar standarde më të larta etike nga gazetarët. Presidenti bullgar, Rumen Radev, ka kritikuar politikanë dhe parti që publikisht deklarohen se e dënojnë këtë praktikë të shëmtuar, por legjitimoj­në autorët përmes mbështetje­s dhe mbrotjes së tyre. Kandidati për kryetar bashkie e quajti publikimin e pamjeve një “sulm monstruoz”. Ignatov, nga koalicioni i qendrës së djathtë, Bullgaria Demokratik­e, mohoi pretendimi­n e bërë nga “PIK” se imazhet ishin nga një faqe pornografi­e dhe shpjegoi se ato janë imazhe personale të marra nga një ish- partner i të dashurës së tij. “Unë nuk do të heq dorë, përkundraz­i, unë do të vazhdoj fushatën me më shumë vendosmëri... Unë i qëndroj pranë partneres sime dhe e dua atë”, ka shkruar ai. Nga zemërimi ndaj uebsajtit të lajmeve “PIK” ka lindur hashtagu në bullgarish­t, # NoPornJour­nalism. Por, sipas drejtuesve të këtij uebsajti, imazhet janë në interes të publikut dhe do të mbeten në internet pasi votuesit duhet të dijnë për ekzistencë­n e imazheve të tilla, sepse do ta vendosnin Ignatov në një pozicion të prekshëm, ku ai mund të manipulohe­j dhe shantazhoh­ej, nëse ai të bëhej kryetar bashkie. ( BBC)

 ??  ?? Borislav Ignatov
Borislav Ignatov

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania