Panorama (Albania)

Juncker, kundër Von der Leyen: Vendosi etiketa antiemigra­cion

Zv. presidenti Schinas s’po e përdor titullin zyrtar në biografi

-

Jean- Claude Juncker ka kritikuar Komisionin e zgjedhur Evropian për krijimin e një titulli pune që sugjeron se emigrantët janë një kërcënim për “Mënyrën Evropiane të Jetesës”, duke shfaqur përçarjen më të fundit në Bruksel.

Ursula von der Leyen, Presidentj­a e ardhshme e Komisionit, njoftoi se Margaritis Schinas, ishzëdhënë­si kryesor i Komisioner­it Juncker, do të ishte nënpreside­nt për mbrojtjen e “Mënyrës sonë të jetesës evropiane”. Kur Ursula von der Leyen, u përpoq të shpjegonte se çfarë do të përfshinte roli i Schinas në dikasterit me emërtimin e padëgjuar më parë, tha: “Zëvendëspr­esidenti për mbrojtjen e mënyrës sonë të jetesës evropiane”. Çfarë ishte shfaqur fillimisht si çudi, u kthye në zemërim. Përgjegjës­itë e këtij dikasteri do të përfshijnë migracioni­n dhe politikën e azilit, si dhe sigurinë dhe arsimin. Von der Leyen ka qenë nën presion të vazhdueshë­m për të ndryshuar titullin, i cili u markua si “fashist” dhe “thellësish­t fyes”. Kritikët e denoncuan shprehjen si një jehonë të retorikës së ekstremit të djathtë që e identifiko­n Evropën si të bardhë dhe të krishterë, dhe migracioni­n nga Lindja e Mesme dhe Afrika si një kërcënim për atë identitet. Juncker, Presidenti aktual i Komisionit Evropian, u shpreh në një intervistë në “Euronews” se, “Nuk më pëlqen ideja se mënyra evropiane e jetesës është kundër migracioni­t. Pranimi i atyre që vijnë nga larg është pjesë e mënyrës evropiane të jetesës”. Dhe njeriu që zonja Von der Leyen e nominuar për këtë rol, Margaritis Schinas nga Greqia, nuk po e përdor titullin zyrtar në biografinë e tij të përditësua­r në “Twitter”, ku ka numëruar vetëm fushat e politikave për të cilat ai do të ishte përgjegjës. Schinas tha që ai do të trajtojë çështjen gjatë seancës dëgjimore të tij në Parlamenti­n Evropian, i cili do të ketë fjalën e fundit për emërimin e tij. Andrew Stroehlein, drejtori i mediave evropiane për “Human Rights Watch” tha se, “Vendosja e migracioni­t nën një portofol të quajtur mbrojtja e mënyrës sonë të jetesës evropiane “është një shembull tjetër, se si politikanë­t kryesorë në Evropë po miratojnë inkuadrimi­n e ekstremit të djathtë. Normalizim­i i retorikës së tyre të shëmtuar është një hap i rrezikshëm drejt normalizim­it të politikave të tyre abuzive që kërcënojnë demokracin­ë dhe të drejtat e njeriut”. Migrimi ka qenë prej kohësh një nga çështjet më të ndjeshme të politikave në Bashkimin Evropian, me ardhjen e qindra mijëra refugjatëv­e dhe emigrantëv­e të tjerë në 2015 dhe 2016, përfshirë edhe nga vendkalime­t e rrezikshme të detit.

 ??  ?? Margaritis Schinas
Margaritis Schinas
 ??  ?? Von der Leyen dhe Juncker
Von der Leyen dhe Juncker

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania