Panorama (Albania)

Bruno Shllaku, për teatër të ri: Kam besim tek arkitekti

-

“Ajo vërtet që ka vlera, por do të marrë vlera më të mëdha kur të bëhet një godinë e re, bashkëkoho­re”

Aktori Bruno Shllaku, që prej vitit të kaluar kur nisën tentativat e para për të shembur Teatrin, u shpreh se dëshiron një Teatër të ri dhe se godina aktuale nuk ka vlera arkitekton­ike e as kushte për të zhvilluar aktivitet skenik. Sipas aktorit, ndërtesa ku ai ka dhënë dhjetëra shfaqje do të marrë më shumë vlerë, kur në atë territor të ndërtohet një teatër modern, ku edhe të vlerësohen e kujtohen figurat që kanë kontribuua­r për të çuar para teatrin shqiptar dhe jo vetëm.

Lidhur me ndërtimin e një godine të re, aktori ka theksuar se “nuk duhet të cenohet as një cm tokë”. Deklarata e plotë e aktorit “Puna më mirë që bën ndonjëherë qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës. Më vjen mirë që gjithmonë gjërat e mira vazhdojnë sipas traditës klasike, të lindin me vështirësi. Kam parasysh për analogji momentin e Parkut të Liqenit, kur u vërsulën i madh e i vogël me drurë e me shkopinj dhe mjete rrethanore për ta ndaluar të bëhej dhe po ato njerëz vijnë dhe gjejnë qetësi dhe kënaqen ndoshta – ndoshta edhe mburren në heshtje. Për sa i përket çështjes së Teatrit, më vjen keq se shumë nuk e dinë që është një godinë që i përket një stalle kuajsh, që Italia fashiste e ndërtoi për kapanon truprojash.

Ajo vërtet që ka vlera, por do të marrë vlera më të mëdha kur të bëhet një godinë e re, bashkëkoho­re, që t’i përkasë Teatrit të Tiranës, i cili shumë shpejt do të jetë në bashkëbrin­j me qytete të mëdha të Europës. Reliktet, figurat, objektet e suveniret e atij teatri do të jenë në një seli të shenjtë si Teatri i ri modern, që jam i bindur se do të ndërtohet. Të mos kujtojë ndokush se unë që nuk them Teatri im, nuk e them sepse kam frikë. E them Teatri im se ai është teatri ku unë kam dhënë shfaqje të ndryshme me shumë sukses, në atë skenë legjendare. Jam dakord që Teatri i ri të fillojë punën një orë e më parë dhe madje kam besim absolut tek arkitekti që do vërë dorë në teatër. Më në fund, ashtu siç kemi kishat dhe xhamitë, po ashtu edhe Teatri Kombëtar, duke e marrë si fe të shqiptarëv­e artin dramatik, le të ketë rëndësinë e vet absolute mbi qytetarët dhe për qytetarët”, ka thënë Bruno.

 ??  ??
 ??  ?? Aktori Bruno Shllaku
Aktori Bruno Shllaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania