Panorama (Albania)

Rrëfimi/ Kujtim Spahivogli kërkoi t’i viheshin prangat Lec Shllakut

“Ne s’do u bajmë gjyqin të vdek urve. Unë e kam pa Teatrin jo si ndërtesë, por si një kauzë të intelektua­lëve shqiptarë”

-

të rasti i Van Gogh- ut, i cili rrinte edhe dy ditë në dyshek pa lëviz se nuk kishte bukë me hangër. Dhe mundohej me kursye energjinë që të mos e lodhte uria. Në rastin e Brunos, nuk mendoj se asht kjo punë, por është thjesht një çështje opinioni e lirie.

Çfarë është ajo që ju nxit juve të mbështesni ruajtjen e kësaj godine?

Unë besoj te ruajtja e atij Teatri, për shkak të vlerave simbolike që ai objekt ka. Është simbol i një epoke, gjatë së cilës në Shqipni ndodhën ndryshime shumë të mëdha. I një epoke kur arti u vu në vështirësi shumë të mëdha për artistët, të cilët kërkonin të gjenin mënyrën për me tregue veten, nëpërmjet tekstesh dhe pengesave të tmerrshme që kishte imponue censura. Pra, ai vend asht vendi i një djerse të veçantë, ku ka ndodh dhe polarizimi shpirtnor i artistit, që asht ndoshta sëmundja më e keqe që mund ta shkallmojë atë. Pra, duhet të bash një rol që nuk të pëlqen, por duhet t’i japësh publikut diçka që të pëlqehet. Është gati një ndërmarrje e pamundur. Aty kanë ndodhë, sikundër e thotë edhe Aurel Plasari, edhe gjyqe, diskutime që kanë marrë koka njerëzish.

Unë mbaj mend që në këtë teatër, në tetorin e 1969, kur u ba Festivali i Gjashtë Kombëtar i Teatrove në sallën e konferenca­ve të Teatrit “Kujtim Spahivogli”, u ngrit dhe kritikoi shfaqjen e Elbasanit, që e kishte shkrue dhe vu në skenë baba im. Ai tha faqe të gjithëve: “Çfarë pret Sigurimi që nuk i ven prangat Lec Shllakut?” Dhe ai Teatër, “Eksperimen­tali”, ka emrin e Kujtim Spahivogli­t. Pra, unë nuk kam kurrgjë me emnin. Ai ka qenë një njeri që ka punue në teatër, sikundër ai kanë qenë të gjithë, aktorë e regjisorë. Njerëz që i ka pru ai sistem në teatër, me ose pa merita, me ose pa talent. Por ata na kanë pru këtu ku jemi dhe kjo është pjesë e historisë sonë, që na shpjegon dhe na justifikon.

Pra, ju në njëfarë mënyre po mbroni edhe atë Teatër që mban emrin e artistit, i cili kërkoi arrestimin e babait tuaj?

Ne s’do u bajmë gjyqin të vdekurve. Unë e kam pa Teatrin jo si ndërtesë, por si një kauzë të intelektua­lëve shqiptarë, të cilëve u kanë mungue kauzat e bashkimit. Ky bashkim kaq i gjatë dhe konsekuent, për mue ka qenë një mrekulli e vonueme e demokracis­ë shqiptare. Pra, kjo asht një kauzë shpirtnore shumë e randësishm­e, të cilën çdo qeveri në botë duhet të ketë gjakftohtë­sinë për ta respektue. Pra, një qeveri, e cila nuk respekton sindikaliz­min rreth një çështjeje shpirtnore, ajo asht nji qeveri, e cila nuk e kupton as unitetin e saj për vendimmarr­je në Këshillin e Ministrave si një trup të vetëm.

Evenimenti i madh është deviza “Mbro Teatrin”. Ajo është mrekullia e gjithë kësaj. Nuk ka rëndësi a është Primoja aty, a është Brunoja, Robert Ndrenika etj.. Rëndësi ka që shqiptarët po gjejnë një mënyrë për t’u bashku dhe për të luftue për një pikëpamje të tyren.

Pikëpamja nuk asht e padrejtë, por rezulton se asht edhe pikëpamje kontingjen­te, pra që mund të merret në kandvështr­ime të ndryshme, edhe po, edhe jo. Dhe përderisa asht e tillë, atëherë qeveria duhet të ketë gjakftohtë­sinë e madhe për të thanë: “Mirë, unë nuk kam pare për me e rregullue atë Teatër dhe le të dalin mandej ata që mbrojnë Teatrin e të mbledhin lekë edhe nëpër botë për restaurimi­n e tij.” S’do ndodhë e njëjta gja si me Notre Dame, por do të mblidhen lekë për nji riparim teatri. Ata do t’i gjejnë! Pra, këtë duhet të përshëndes­te qeveria dhe aq më tepër Edi Rama, të cilin ne e kemi njoftë si njeri me pikëpamje alternativ­e: Risi asht se ky grup njerëzish po mblidhet rreth një ideje dhe në fund të fundit nuk kanë kurrfarë interesi material. Kjo asht mrekullia e kësaj historie rreth godinës së Teatrit Kombëtar. Dhe kjo e ban këtë teatër tempull. Dhe tempujt janë të tillë, të thjeshtë, por mbeten piketa të gjalla për memorien.

Mendoni se një vend që zbaton realisht parimet demokratik­e do të haste në një situatë të tillë?

Një shoqni demokratik­e, sado minimale në demokratiz­min e saj, asht bashkim vullnetesh. Mençuria e një shoqnie tregohet në koordinimi­n e vullneteve. Edhe në diktaturat ma të egra nuk ekziston mundësia e imponimit të një vullneti të vetëm. Ata që mbrojnë Teatrin të gjithë, ata që janë në ballë të asaj pune apo në prapavijë përbajnë një vullnet të mirartikul­uem dhe të mirargumen­tuem, që duhet me çdo kusht të respektohe­t. Edhe nëse efekti mund të jetë përkohësis­ht i pakuptuesh­ëm për ritmet e një zhvillimi, ai duhet respektue si vullnet. Dhe kjo duhet ba edhe për t’i treguar shoqnisë se qeveria asht e para që respekton gjakftohtë­sinë dhe urtësinë si virtyt.

 ??  ?? Spahivogli, portret nga F. Radi
Spahivogli, portret nga F. Radi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania