Panorama (Albania)

Angela Merkel, kancelaria e zbutur

- MICHAELA KÜFNER

Realiteti i qeverisjes së Angela Merkelit nuk shkon me pretendimi­n që ka Gjermania për veten. Fjalimi i kancelares në Bundestag tregoi se koalicioni nuk do t’i mbajë dot premtimet që bëri Merkel në politikën e jashtme.

Gati një gjysmë ore zgjati “ekskursion­i” i Angela Merkelit nëpër temat e mëdha të politikës botërore gjatë fjalimit në debatin e përgjithsh­ëm në Bundestag ( 11.09). Për 15 minuta me radhë ajo u pa të ngjitej ngadalë në luaneshën e politikës globale, por pas disa ngecjeve në përshkrime­t e realitetit gjerman u mblodh në fund si një mace në tabanin e fakteve.

Çfarë mund të realizojë ende ky koalicion?

Edhe pse Merkel, “liderja e botës së lirë”, në çështjet e mëdha si marrëdhëni­et transatlan­tike dhe përgjegjës­inë e Gjermanisë për multilater­alizmin përpiqet të tregojë “se cilat janë pritshmëri­të ndaj nesh”, ajo vetë e di se këto nuk ka për t’i realizuar dot një koalicion me socialdemo­kratët në krizë të vazhdueshm­e. Sepse jo vetëm tema e njohur, arritja e 2% të shpenzimev­e të buxhetit për NATO- n, mbetet një temë e pakompromi­s për socialdemo­kratët, pavarësish­t, se sa e dëmton kjo marrëdhëni­en me qeverinë e Trumpit.

Nëse Merkel paralajmër­on se Europa në zgjidhjen e konfliktev­e në botë duhet “të lërë gjurmët e saj”, madje të “bëhet më prezente” në Siri, Partia Socialdemo­krate përgjigjet me armën parimore. Sepse pikërisht tek tema e Sirisë luhet edhe një dramë e madhe e koalicioni­t, krahas luftës kundër IS- it. Pas dyerve të mbyllura debatohet fort, nëse do të vazhdohet mandati gjerman për avionët zbulues gjermanë kundër IS- it, mandat që përfundon në fund të tetorit. Të qenit “prezent” ka pamje tjetër.

Shumë kurajoz madje të duket njoftimi i Merkelit, se Gjermania “do të japë kontributi­n e saj” që Libia të mos kthehet në një Siri të dytë. Prej vitesh, Gjermania druhej të konfrontoh­ej me Italinë dhe Francën, dy lojtarët kryesorë me përplasje interesash aty. Por tani, kur qeveria e përkohshme libiane, e mbështetur nga OKB rrezikon të zhytet plotësisht në kaos, Merkel paralajmër­on nga një tjetër “luftë përfaqësue­se”, dhe e shikon si “detyrën tonë” të pengohet pikërisht kjo. Por, vështirë të përfytyroh­et se cilat vepra konkrete do të ndjekin këto fjalë me partnerin e saj të koalicioni­t. Gjermania ngec tek teknologji­a Pas SPD- së, kancelaria nuk mund të fshihej më, kur erdhi fjala te një problem tjetër: Gjermania nuk është në nivelin e kohës për sa i përket teknologji­së. “Këtë duhet ta pranojmë”, tha Merkel gati me zë të ulët duke pasur parasysh Kinën. Për të shtuar më tej, që mbrojtja e klimës dhe digjitaliz­imi janë çështjet kardinale, të cilat do të vendosin për mirëqenien e Gjermanisë në të ardhmen. Por këto tema, Merkel i kishte cekur që në fillim të mandatit të parë si kancelare - para 14 vjetësh. Me sa duket, shumë punë kanë mbetur pa u bërë. “Për momentin nuk është problemi te mungesa e parave”, sipas Merkel. Gjermania ka problem me kapacitete planifikue­se.

Pra, para të taksapague­sve ka boll në zyrat e financave gjermane. Që megjithatë nuk bëhet shumë, kjo ka arsye të tjera. Ashtu si edhe për disa nga ambiciet e rëndësishm­e të kancelares në politikën e jashtme - ato do të mbeten të parealizua­ra në muajt e mbetur të qeverisjes së koalicioni­t të madh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania