Panorama (Albania)

Armando Sadiku gjen golin e parë, në festë edhe Kristi Qose

-

Armando Sadiku ka bërë nisjen ideale të aventurës së tij në skuadrën e re në Spanjë. I transferua­r te Malaga në formën e huazimit për një sezon, bomberi i Kombëtares ka gjetur rrugën e rrjetës në vetëm ndeshjen e tij të dytë. Dje, Sadiku ishte i pari që zhbllokoi ndeshjen me një gol me kokë pas 52 minutash, që në fund përfundoi 1- 1, teksa Mirandes ia doli të gjente golin e baraspeshë­s. Pas një topi të krosuar nga goditja e këndit, shqiptari në qendër të zonës merr një harkim që e shfrytëzon me kokë për të zhbllokuar shifrat. Bomberi ka një tjetër shans në minutën e 70- të, por këtë herë me të majtën nuk tregohet i saktë. Malaga shpërdoron shumë. Keidi Bare bën ndeshjen e tij, teksa që në start deri në minutën e 70- të kur u zëvendësua, pasi ka bërë të martën një ndeshje fantastike me Kombëtaren kundër Islandës. Shqiptari ka treguar edhe dje garanci e besim në mesfushë, duke u bërë padron i saj dhe duke asistuar në të paktën dy raste lojtarët e Malagës.

Kristi Qose - Mesfushori i Kombëtares, Kristi Qose, gjeti rrugën e rrjetës për herë të parë këtë sezon ekipin e tij, Ruzomberok në Sllovaki. Takimi në shtëpi ndaj Sered, u mbyll në barazim 1- 1, ndërkohë që shqiptari ishte ai që zhbllokoi shifrat me golin e tij në minutën e 28- të. Pas një pasimi nga e djathta, portieri kundërshta­r grushtoi, por topi mbeti në zonë dhe Qose u tregua më i shkathët për ta çuar në fundin e rrjetës. Ekipi i shqiptarit u barazua në minutën e 75- të dhe goli i shqiptarit vlejti vetëm për një pikë. Pas 8 takimesh, Ruzomberok renditet në vendin e 10- të, të tretin nga fundi, teksa gjendet në një pozitë të vështirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania