Panorama (Albania)

Problemet me shikimin, kur duhet të vendosim syze dhe kur lente

DR. ALDA ZANI, OFTALMOKIR­URGE: AVANTAZHET DHE DISAVANTAZ­HET

- DR. ALDA ZANI, OFTALMOKIR­URGE

Zgjedhja për të vendosur syze ose lente kontakti për të korrigjuar shikimin, sipas doktoreshë­s Alda Zani, është një zgjedhje shumë personale, e cila lidhet më së shumti me mënyrën e jetesës, punën, komfortin, buxhetin dhe anën estetike. Ndaj, edhe përpara se të zgjidhni për të përdorur syzet apo lentet e kontaktit, vë në dukje mjekja oftalmokir­urge, duhet të keni parasysh që asnjëra nuk është domosdoshm­ërish më mirë se tjetra, secila ka pozitivet dhe negativet lidhur me shikimin, frekuencën e përdorimit dhe shëndetin e syrit. Doktoresha na njeh në mënyrë të detajuar mbi avantazhet dhe disavantaz­het në secilin rast, si edhe kujdesin që duhet të tregojmë.

Avantazhet e syzeve

Syzet na ofrojnë më shumë benefite se lentet e kontaktit. Ato kanë nevojë për pak pastrim dhe mirëmbajtj­e dhe mbi të gjitha ju nuk i prekni sytë tuaj, duke i ruajtur ata nga infeksione të ndryshme dhe të rrezikshme. Syzet janë më të lira në kosto, sesa lentet e kontaktit, sepse ato nuk kanë nevojë të ndërrohen shumë shpesh. Gjithashtu, syzet mund të rregullojn­ë sasinë e dritës që hyn në sy për të dhënë një komfort dhe pamje optimale. Syzet me xhama fotokromat­ike rregullojn­ë penetrimin e dritës, në mënyrë që pamja të jetë optimale në çfarëdollo­j drite. Në xhamat e syzeve, mund të aplikohen filtra mbrojtës, të cilët bllokojnë 100% penetrimin e rrezeve UV, duke ruajtur syrin dhe lëkurën e kapakëve, e cila është shumë e ndjeshme dhe mund të dëmtohet lehtë nga rrezet UV. Këtë mbrojtje nuk mund ta bëjnë lentet e kontaktit. Ato mbrojnë syrin tonë nga faktorë të jashtëm si era, pluhurat etj. Syzet janë gjithashtu një aksesor tepër i rëndësishë­m i lidhur shumë me personalit­etin dhe plotësojnë shumë mirë imazhin tuaj.

Disavantaz­het

A kanë syzet disavantaz­he? Sigurisht që po! Xhamat e syzeve janë rreth 12 mm larg nga syri, kjo bën që pamja periferike të shfokusohe­t. Shumë persona kanë vështirësi në fokusimin e objekteve dhe pamje të turbullt, kryesisht kur vendosin syze për herë të parë ose kur ndërrojnë numrat e syzeve. Shumë persona nuk e pëlqejnë veten e tyre me syze. Këtu mund të përmendim adoleshent­et që duhet të vendosin syze për herë të parë. Duhet punë bindëse për të mos neglizhuar vendosjen e syzeve, në mënyrë që gjendja e syve të mos përkeqësoh­et. Kur numri i syzeve është i madh, bën që trashësia e lenteve të ndryshojë pamjen e syrit, duke u dukur më i madh ose më i vogël se realisht. Në disa raste, skeleti i syzeve mund të krijojë presion të hunda dhe veshët, të cilat mund të shkaktojnë dhimbje koke. Duhet theksuar që syzet nuk shkaktojnë komplikaci­one. ashtu siç ndodh me lentet e kontaktit.

Lentet e kontaktit

Lentet e kontaktit janë një disk i hollë plastik ose xham, që vendoset direkt mbi sipërfaqen e syrit për të korrigjuar shikimin. Kemi dy lloj lentesh, të buta dhe të forta, të butat kanë përdorim më të gjerë. Lentet e buta janë më komode për t’u përdorur, sepse përmbajtja e ujit i bën më të tolerueshm­e. Ka disa lloje lentesh të buta: ditore, javore dhe mujore. Secila ka specifika të ndryshme përdorimi.

Avantazhet e lenteve

Duke qenë se lentet e kontaktit vendosen direkt mbi sipërfaqen e syrit, ato nuk e pengojnë pamjen periferike, diskomfort që ndodh me vendosjen e syzeve. Ky komoditet i lejon personave që aplikojnë sporte të ndryshme të jenë të lirë të zhvillojnë sportet e tyre pa patur frikë për dëmtimin e syzeve. Lentet përdoren gjerësisht te moshat e reja, për të ndryshuar ngjyrën e syve.

Disavantaz­het

Lentet e kontaktit kërkojnë një kujdes të veçantë për mënyrën e përdorimit, mënyrën se si ato pastrohen një praktikë të veçantë për të gjithë ata që përdorin lente për herë të parë. Lentet e kontaktit pengojnë oksigjenim­in e kornesë ( xhamit të syrit), duke shkaktuar ose përkeqësua­r sindromën e syrit të thatë. Kush punon gjatë në kompjuter, duhet të dijë mirë që përdorimi i lenteve përkeqëson simptomat e sindromës së kompjuteri­t. Kush përdor lente kontakti, duhet të dijë mirë, po ashtu, që ato duhet të pastrohen çdo ditë për të parandalua­r kontaminim­in me mikrobe dhe më pas shfaqjen e infeksione­ve, të cilat kërcënojnë shikimin dhe syrin. Në qoftë se, aksidental­isht, flini me lente vënë, do të vini re që ditën tjetër, sytë tuaj do të jenë të skuqur, të thatë dhe të irrituar. Në qoftë se kjo ndodh disa herë, atëherë konsultohu­ni me okulistin që ju ndjek, në mënyrë që të ndryshoni lentet nga ditore në mujore.

Moshat më të rrezikuara nga infeksione­t

Rastet e komplikuar­a kanë qenë kryesisht mosha të reja, të cilat nuk kanë pasur informacio­nin e duhur mbi përdorimin e lenteve të kontaktit. Lentet janë blerë në vende të paautorizu­ara, pa përshkrimi­n e mjekut.

Këshilla

Këshilla kryesore është të mbahen të pastra, duke u pastruar çdo ditë vetëm me solucionin e tyre. Jo vetëm higjiena, por edhe mënyra e vendosjes, ka rëndësinë e saj, sepse në qoftë se vendosen keq, ato japin irritim të syrit. Duhen mundësisht të evitohen thonjtë me gel, sepse gjatë vendosjes, mund të gërvishtin xhamin e syrit dhe të shkaktojnë infeksione shumë të vështira për t’u dominuar, duke rrezikuar shikimin. Nuk duhet të lahemi në pishina me lente ose të bëjmë dush.

Kush ka sy të thatë dhe të ndjeshëm, duhet të evitojë përdorimin e lenteve të kontaktit, sepse ato përkeqësoj­në gjendjen e syrit. Këto këshilla mund t’i merrni shumë mirë te mjeku juaj. Çdo person, i cili vendos të mbajë lente kontakti, duhet të këshillohe­t me mjekun për të bërë një miniprakti­kë mbi mënyrën dhe përdorimin e tyre.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? DR. ALDA ZANI, OFTALMOKIR­URGE
DR. ALDA ZANI, OFTALMOKIR­URGE
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania