Panorama (Albania)

Shembja e Teatrit ‘ përçan’ vëllezërit Shllaku, Bruno pro godinës së re, Primo: Ja pse po gabon vëllai im

“Figura e tij merr shumë hov prej familjes sonë. Tue qenë i biri i një regjisori, nipi i Gjon Shllakut, ne nuk e fillojmë prej zeros”

-

Evenimenti i madh është deviza “Mbro Teatrin”. Ajo është mrekullia e gjithë kësaj. Nuk ka rëndësi a është Primoja aty, a është Brunoja, Robert Ndrenika etj.. Rëndësi ka që shqiptarët po gjejnë një mënyrë për t’u bashku dhe për të luftue për një pikëpamje të tyren

Shkrimtari Primo Shllaku, afro një vit më parë zgjodhi ta japë përmes fjalëve të Volterit mesazhin e tij për Teatrin Kombëtar nga agora e protestës. Kanë kaluar më shumë se 13 muaj prej asaj kohe dhe në fakt, qeveria vijon të këmbëngulë në të sajën. Pushteti nuk e kurseu forcën “as me ligj, as me Maliq”. Anën e errët, duke dhunuar në radhë të parë Teatrin Kombëtar, e tregoi në ditët e fundit të prillit. Germat e Teatrit u hoqën në terrin e natës. Nuk pati asnjë urdhër, as padi ( përveç denoncimit të artistëve dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit). Përgjegjës­in do ta zbulonte 5 muaj më vonë drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, ndërsa bën me dije kallëzimin penal kundrejt qytetarëve dhe artistëve, që pas 24 korrikut morën në mbrojtje Teatrin Kombëtar. “Heqja është bërë nga bashkia. Për mua ka qenë një lëvizje e nxituar, por nuk është bërë për provokim. Për këtë jam i bindur”, tha Çuli për mediat. Në këtë kërcim të pushtetit, që arrin kulmin me dhunën fizike e ku drejtuesit, bashkë me ta disa artistë të skenës e teatrit, pohojnë me gjysmë zëri, apo me një entuziazëm të lindur papritur dëshirën për një teatër të ri dhe çuditërish­t po në të njëjtin territor; as anash, as pas godinës aktuale, pyetja është: Kush dhe pse e do realisht shembjen e godinës aktuale? “Edhe në diktaturat ma të egra nuk ekziston mundësia e imponimit të një vullneti të vetëm”, thotë Shllaku për “Panoramën”, ndërsa analizon situatën aktuale dhe artistët që i thonë “Po” shembjes, përmes rastit të vëllait të tij, Brunos.

Si njeri i letrave, është i prekur nga indiferent­izmi i pushtetit karshi artistëve, intelektua­lëve të bashkuar si rrallëherë në 30 vite demokraci, për një kauzë të përbashkët. Një vullnet, që sipas tij, qeveria duhet të ishte e para që duhet ta respektont­e dhe që e bën simbolikën e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimen­tal edhe më të fortë. I jep më shumë kuptim fjalës “tempull”, me të cilën shkrimtari zgjodhi ta identifiko­jë Teatrin, për vlerat shpirtëror­e e historike që ajo ka. Përsërit se pas 1967- ës, kur diktatura shqiptare shënon rastin e papreceden­t duke shembur “tempujt” shpirtëror­ë, shkrimtari pat menduar se situata nuk do të përsëritej më. Për sa i përket dëshirës për të ruajtur këtë objekt të artit, që shpesh është përbaltur duke u konsiderua­r si “nostalgji për gjyqet e komunizmit dhe për dënimet me varje që jepeshin në teatër”, Shllaku tregon se në ato ambiente aktori dhe regjisori Kujtim Spahivogli kërkoi të dënonin të atin, Lecin ( regjisor i njohur dhe themelues i Teatrit “Skampa”. E megjithatë, shkrimtari, ndërsa e pyesim se si është e mundur që sot ai mbron edhe “Eksperimen­talin”, i cili mban emrin e artistit që deshi arrestimin e të atit, ai thotë: “Ne s’do u bajmë gjyqin të vdekurve. Unë e kam pa Teatrin jo si ndërtesë, por si një kauzë të intelektua­lëve shqiptarë, të cilëve u kanë mungue kauzat e bashkimit. Ky bashkim kaq i gjatë dhe konsekuent, për mue ka qenë një mrekulli e vonueme e demokracis­ë shqiptare”.

Zoti Shllaku, qëndrimi ndaj kauzës së Teatrit është bërë shkas që të flitet për një lloj politizimi të artistëve. Vëllai juaj Bruno është shprehur për një teatër të ri, por a është ai i angazhuar politikish­t?

Me Brunon jemi vllazën prej gjaku. Pra, kemi prindë të përbashkët. Kjo nuk do me thanë se do të kemi edhe pikëpamje e profesione të përbashkët­a. Brunoja ka një gabim për mendimin tim. Figura e tij edhe e imja merr shumë hov prej familjes sonë. Tue qenë i biri i një regjisori, “Artist i Popullit”, tue qenë nipi i Gjon Shllakut etj., ne nuk e fillojmë prej zeros, por prej 2- shit, 3- shit, pra jemi të përshpejtu­em. Për hir të së vërtetës, duhet thanë se familja jonë nuk ka kurrfarë tradite në politikë. Ne kemi tradita letrare, teatrore, artistike ( djali i Brunos asht brezi i katërt që merret me teatër) dhe ushtarake, pasi axha i babës tim ka qenë oficer i nalt i Fan Nolit, masandej i Zogut. Po ashtu, kemi edhe tradita klerikale. Traditë në politikë nuk kem dhe futja në politikë është një dalje nga skema. Nuk ka asnji gja të keqe nëse merresh me politikë, por s’duhet ndërrue e sigurta me të pasigurtën. Duhet të shkëlqesh, të shquhesh edhe atje. Në qoftë se don me mbajtë ritmin ashendent. Në qoftë se don me zgjidhë një problem, kjo është gjë tjetër. Këtu Brunoja ka dalë pak prej folesë së tij, ku jam edhe unë me të. Nuk është se unë s’kam pikëpamje politike, sepse jam njeri politik, qytetar i politizuem, në kuptimin e vetëdijesi­mit për atë që ndodh rreth meje se në ç’moment ndodhet jeta ime në raport me jetën e kësaj shoqnie. Por që të bëhem aktivist apo të marr atribute dhe hove politike në një moment të caktuem, për të mos i vazhdue ato ma tutje, por deri te miratimi ose deri te entuziazmi, kjo më duket thjesht tifozllëk. Dhe unë për vete nuk preferoj me e ba.

Im vëlla ka dritën e vet, ai asht njeri që ka punue shumë, që ka ardhë në teatër me dhambë e me thoj. Kur ishte koha nuk kanë dashtë me i dhanë as shkollën, për arsye se kishte marksizmin 5. Dhe e kanë lanë edhe pa shkollë, mandej ai ka vazhdue me korrespode­ncë Gjuhë- Letërsinë. Pra, nga kjo pikëpamje unë nuk e duartrokas devijimin e tij prej atyne normativav­e dhe prej kallëpit nga ka dalë. Ai nuk asht se ka hy në politikë si aktiv, por ka mbetë në periferinë e aktiviteti­t politik dhe asht thjesht një entuziast, asgja ma tepër. Nuk shof ndonji faul këtu.

Pavarësish­t talentit të aktorëve si Bruno, apo edhe emrave të tjerë, kinemaja dhe teatri nuk japin siguri financiare. A mund të jetë edhe ky shkas i një entuziazmi të tillë politik?

Unë nuk di që vëllai im të ketë ndonjë problem financiar. Edhe kur them që nuk e di, s’do me thanë që mund të jetë edhe ky shkaku. Pra, unë e di mirë se nuk ka problem financiar. Edhe ai vetë e din se artistët janë “lypsa zyrtarë” në këtë botë. Janë ata që kërkojnë gjithmonë donacione etj., dhe fakti që lypin nuk i ul, mbasi qëllimi është shumë fisnik. Edhe unë kam lypë lekë për me botue një libër. Por krijimtari­a, vepra e artit, për të cilën lypet leku ose fondi, është një qëllim që e shenjtënon veprimin. Ti lyp për me ndezë llamba, për me ndriçue në një shoqni që ka nevojë për ma shumë dritë. Unë nuk e kam këtë bindje. Madje, ai vetë e din se artistët gjithë jetën e vet kanë pasë financa të dobëta, kanë bë një jetë me të ngrituna e me të uluna, një jetë sinusoidal­e ekonomikis­ht. Herë kanë pasë e herë të tjera jo. Kanë mbetë edhe për cigaren, apo për një kafe. Jo vetëm në Shqipni, por në tanë botën. Ësh

 ?? PRIMO SHLLAKU, ( MAJTAS) BRUNO SHLLAKU ??
PRIMO SHLLAKU, ( MAJTAS) BRUNO SHLLAKU
 ??  ??
 ??  ?? Shkrimtari Primo Shllaku
Shkrimtari Primo Shllaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania