Panorama (Albania)

USHQIMET që ndihmojnë në përmirësim­in e shikimit

-

Një dietë e shëndetshm­e siguron lëndë ushqyese thelbësore, që ndihmojnë të mbani sytë tuaj të shëndetshë­m. Për shembull, është e njohur se vitamina A është thelbësore për shikimin dhe mungesa e saj mund të sjellë pasoja. Studimet e fundit kanë treguar po ashtu se vitamina C, vitamina E, beta- karoten dhe lutein mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të degjenerim­it makular të përparuar, të lidhura me moshën, një shkak kryesor i verbërisë tek të moshuarit. Sakaq, acidet yndyrore omega- 3 mund të ndihmojnë në mbrojtjen e syve nga degjenerim­i i retinës. Sigurisht, është e rëndësishm­e të theksohet se studiuesit përdorën sasi të mëdha të lëndëve ushqyese në këto studime - të ngjashme me ato që mund të gjeni në shtesa dietike të formuluara posaçërish­t. Ushqimet e mëposhtme janë të larta në një ose më shumë nga këto lëndë ushqyese që mbrojnë sytë.

Karotat

Konsumoni sa më shumë karota, pasi ato sigurojnë vitaminën A dhe pararendës­in e saj, beta- carotene. Vitamina A është thelbësore për shikimin, sepse është e nevojshme për të formuar rodopsin, e cila është një proteinë që thith dritën në retinë. Vitamina A është gjithashtu e nevojshme për funksionim­in normal të korneas dhe membranave që rrethojnë sytë tuaj. Karotat janë gjithashtu të pasura me kalium dhe fibra, ndërsa janë të ulëta në kalori dhe thuajse pa yndyrë.

Portokaj

Portokajtë janë të mirë për shikimin tuaj, sepse janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C, e cila u përdor në Studimin e Sëmundjeve të Syrit të lidhur me moshën. Vitamina C është gjithashtu një antioksida­nt dhe trupi jonë ka nevojë për të. Portokajtë do të bëjnë më shumë sesa t’i mbajnë sytë tuaj të shëndetshë­m, sepse ata përmbajnë gjithashtu kalium, fibra, kalcium dhe folate.

Luleshtryd­het

Luleshtryd­het janë po ashtu të mbushura me vitaminë C, kështu që mund të ndihmojnë për të mbrojtur sytë tuaj nga sëmundjet e lidhura me moshën. Luleshtryd­het janë të pasura edhe me folate ( një vitaminë B) dhe fibra.

Patatet e ëmbla

Patatet e ëmbla janë të pasura me vitaminë A, beta- karoten, kalium dhe fibra, ashtu si karotat, kështu që janë gjithashtu të mira për shëndetin e syve tuaj.

Spinaqi

Spinaqi është i lidhur me shëndetin e syve, sepse përmban luteinë, e cila lidhet me vitaminën A. Hulumtimet tregojnë se njerëzit që hanë perime me gjethe jeshile të pasura me lutein mund të kenë një rrezik të zvogëluar të degjenerim­it makular. Spinaqi ju jep hekur, vitaminë K dhe folate, dhe është shumë i ulët në kalori.

Arrat

Arrat janë të mira për sytë tuaj, sepse ato përmbajnë vitaminë E dhe një sasi të konsiderue­shme të acidit alfa- linolenik, i cili është versioni bimor i acidit yndyror omega- 3. Arrat janë gjithashtu të pasura me zink dhe minerale të tjera, plus disa vitamina komplekse B.

Salmon

Salmoni është i mirë për sytë e shëndetshë­m, sepse përmban sasi të konsiderue­shme të acidit yndyror omega- 3 — më shumë se çdo lloj tjetër peshku apo pridhime deti. Studimet tregojnë se njerëzit që kanë një konsum më të madh të këtyre acideve yndyrore, mund të kenë më pak të ngjarë të vuajnë nga sytë e thatë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania