Panorama (Albania)

Basha nxjerr videon: Rama premtoi shëndetësi falas, e dha me koncesion

-

Partia Demokratik­e ka ashpërsuar akuzuat ndaj kreut të Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame, në lidhje me punësimet që bëhen në administra­të. Përmes një konference për mediat të ishdeputet­es Oriela Pampuri, PD e cilëson si teatër daljen e para pak ditëve të kreut të Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame, i cili kërkoi që mos t'i ndërhyhet në procesin e përzgjedhj­es së punonjësve të rinj. "Propaganda e Edi Ramës me punësimet shtetërore është një nga çështjet penalizues­e jo vetëm për integrimin europian, por, mbi të gjitha, për keqfunksio­nimin dhe korrupsion­in endemik, i përhapur në çdo qelizë të administra­tës shtetërore. Shembull tipik i kësaj propagande është Agjencia e Kadastrës, e drejtuar prej 6 vitesh nga Artan Lame, me emrin e Agjencisë së Legalizime­ve. Pak ditë më parë, Artan Lame, pa u skuqur fare, foli për konkurs të ndershëm në plotësimin e disa dhjetëra vendeve të reja të punës, të hapura në ketë agjenci me shtrirje në të gjithë vendin. Por gjithçka është një teatër. Artan Lame, si gjithë kolegët e tjerë pjesë të qeverisë grabitëse të Edi Ramës, nuk mund të organizojn­ë konkurse të ndershme. Ata dinë vetëm të punësojnë militantë partiakë, që i përdorin në zgjedhje në shkelje të ligjit ndaj kundërshta­rit politik. Artan Lame është modeli tipik i kësaj skeme skandaloze që ka mbajtur peng administra­tën publike gjithë këto vite. Rreth një vit më parë, kjo u provua me një material autentik, të publikuar në media, ku Artan Lame dëgjohet që pranon ndërhyrjen e deputetëve socialistë për marrjen në punë të militantëv­e dhe përdorimin e tyre gjatë fushatës. Teatri që luhet me shqiptarët dhe tallja e tyre nga Artan Lame dhe shefi tij, Edi Rama, është e qartë. Në vend që ky funksionar i qeverisë të ishte sot në burg për përdorimin e administra­tës në fushatë, vazhdon të mashtrojë shqiptarët me propagandë­n e Edi Ramës për punësime me konkurs", tha Pampuri. Në përgjimet e pranverës 2017, të ripublikua­ra nga PD, dëgjohet kreu i Kadastrës, Artan Lame, duke folur për procesin e punësimit në sektorin që ai drejton, ku i konsideron normale ndërhyrjet e funksionar­ëve të lartë të PS- së në procesin e rekrutimit të punonjësve me qëllime elektorale.

 ??  ??
 ??  ?? Pjesë nga video, e publikuar nga Basha
Pjesë nga video, e publikuar nga Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania