Lekë për të paguar avokaten: Do lirohem si përdorues

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Duke përdorur transporti­n publik, në 26 shkurt të këtij viti, Olger Bamllari dhe Aleksandër Pepi kanë organizuar një rast tjetër të trafikimit. "Në vijim të komunikime­ve telefonike të përftuar nga përgjimet, provohet se lidhja e Olger Bamllarit me Aleksandër Pepin ( Bani) dhe personin në Greqi me emrin Bledi, vazhdon të funksionoj­ë dhe komunikime­t janë në funksion të aktiviteti­t kriminal të trafikut të narkotikëv­e drejt Greqisë dhe shpërndarj­es së lëndëve narkotike në qytetin e Selanikut, megjithëse ishin arrestuar një grup personash në muajin nëntor 2018 dhe xhaxhai i Bamllarit në dhjetor 2018", shkruhet në dosje. Nga hetimet ka rezultuar se organizato­r në gjetjen dhe trafikimin drejt Greqisë të kësaj sasie lënde narkotike të llojit kokainë ka qenë shtetasi nën hetim, Olger Bamllari, në bashkëpuni­m me shtetasin nën hetim, Aleksandër Pepi ( Bani), i njohur dhe me pseudonimi­n "Veshua", shtetasin nën hetim, Gjergji Çollaku, i cili ka mundur të gjejë dhe lëndën narkotike për llogari të shtetasit Olger, si dhe shtetasin nën hetim, Hysni Sadik, i cili do të trafikonte dhe lëndën narkotike drejt Selanikut, Greqi. Shtetasi Hysni Sadik është nisur herët në mëngjes me autobus nga qyteti i Korçës drejt qytetit të Selanikut, Gre

Nga përgjimet që ka kryer Prokuroria për Krime të Rënda, është arritur të identifiko­het edhe një person tjetër që është pjesë e grupit. Ai i kërkon lekë Olger Bamllarit që të paguajë avokaten e të dalë nga burgu si përdorues. "Nga biseda e zhvilluar midis Olger Bamllarit dhe shtetasit të paidentifi­kuar, i cili përdor numrin telefonik celular + 306942422X­X, bashkëbise­duesi, nga biseda kuptohet se ndodhet në grup, i cili dyshohet se mund të jetë një nga personat e arrestuar me grupin e Nikolin Kapuranit në muajin nëntor 2018, në Selanik, dhe i kërkon Olgerit t'i dërgojë lekë për t'ia dhënë avokates dhe më pas i shpjegon se nëse del përdorues, mund të lirohet", shkruhet në dosje. qi, dhe kalimi do të bëhej nga Kapshtica, aty ku autobusi dhe pasagjerët i janë nënshtruar kontrollit nga Policia Kufitare. Për shkak të kontrollit, shtetasi Hysni Sadik ka arritur të fshehë lëndën e dyshuar të llojit kokainë te tualeti i Pikës Kufitare Kapshticë dhe më pas ka kaluar drejt Greqisë, ku është lidhur në telefon me shtetasin Gjergji Çollaku, i cili ka komunikuar nëpërmjet telefonit në përdorim nga Olger Bamllari. Në biseda, Hysni Sadik i shpjegon situatën se si ishte kontrollua­r nga Policia Kufitare dhe se ku e kishte fshehur lëndën narkotike. Hysni Sadik i kërkon që të çojë një person tjetër për ta marrë lëndën te tualeti. Nga analiza e qelizave telefonike të numrave telefonikë celularë në përdorim nga Olger Bamllari dhe Gjergji Çollaku, ka rezultuar se të dy numrat janë loguar njëkohësis­ht në të njëjtën datë dhe në të njëjtën orë në Korçë dhe më pas në qytetin e Bilishtit dhe Kapshticë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.