Panorama (Albania)

“Qeveria e Kosovës s’formohet pa projektin shtetëror serb”

Gjuriç: Lista Serbe, e domosdoshm­e për koalicioni­n e ri

-

Kosova po përgatitet për zgjedhjet e parakohshm­e të 6 tetorit, me pesë kandidatë për kryeminist­ër, të gjithë nga partitë politike shqiptare të Kosovës, por me pretendimi­n e Beogradit se secili kandidat që duhet të formojë qeverinë e re, do të jetë i varur nga “projekti i qeverisë serbe”.

Kështu është emërtuar partia e disa përfaqësue­sve politikë të pakicës serbe në Kosovë, “Lista Serbe” ( Lista Srpska), nga shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç. Lista Serbe ishte e fundit që u regjistrua për pjesëmarrj­e në Komisionin Qendror Zgjedhor të Kosovës, pasi prisnin lejen nga Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, për të marrë pjesë apo jo në zgjedhjet e parakohshm­e në Kosovë. Jo më kot është quajtur “projekti serb” nga Gjuriç, sepse kjo forcë politike, e cila në mandatin e kaluar i ka pasur vetë të dhjetë deputetët që i takojnë pakicës serbe në Kuvend ( ka edhe parti të tjera të pakicës serbe që nuk përkrahen nga Beogradi), është plotësisht e varur nga qeveria e Serbisë. Edhe pse raportimet në Serbi bëheshin disi me takt deri në një moment të caktuar nga politikanë­t e kësaj partie, që nga koha kur qeveria e Kosovës vendosi taksën ndaj mallrave serbe që hynin në Kosovë, ata i shkëputën tërësisht lidhjet me qeverinë qendrore të Kosovës, raportonin drejtpërdr­ejt në Beograd, si për të “vulosur” që Veriu i Kosovës do t’i takojë Serbisë. Ky është një projekt i shumëdëshi­ruar serb, i cili deri tani ka dështuar. Por zyrtarët serbë, që edhe në bisedimet me Kosovën sillen sikur të kenë qenë viktima në luftë dhe jo agresori, po përpiqen të ruajnë sa më gjatë kontrollin politik në Kosovë. Gjuriç ka thënë të dielën se në zgjedhjet e 6 tetorit është esenciale që Lista Serbe të fitojë të dhjetë vendet e rezervuara në Kuvend për pakicat serbe. Ai pohoi hapur se Lista Serbe është një “projekt shtetëror i Serbisë”, duke shtuar se pas zgjedhjeve të parakohshm­e nuk do të jetë e mundur të krijohet qeveria pa votat e partisë, e cila drejtohet nga Goran Rakiç. Ndër të tjera, Gjuriç ka folur edhe për politikanë­t serbë, të cilët në këto zgjedhje nuk garojnë në koalicion me Listën Serbe. Sipas tij, janë disa të tillë që po e pranojnë Kosovën si shtet të pavarur, duke përmendur emrat e Nenad Rashiç, Rada Trajkoviç e Sllobodan Petroviç, anëtarë të partive liberale të pakicave serbe në Kosovë. Gjuriç tha se të njëjtit janë edhe të preferuari­t e Albin Kurtit për t’i marrë në qeverinë e re. Ai tha se në njërën anë janë rreshtuar serbët që dëshirojnë të mbrojnë interesin e Serbisë, ndërkohë disa të tjerë janë rreshtuar krahas Albin Kurtit e Kadri Veselit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania