Bardhi i tregon arrestimin në ‘ 94, Babani: Rama nuk di gjë për të kaluarën time, por PD po shpif

Reagon Mark Babani: Janë sajesa, nuk kam ndryshuar emër. Rama dhe PS nuk dinë gjë për të shkuarën time, do bëj padi për shpifje

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - Gazment Bardhi Mark Babani

Partia Demokratik­e ka akuzuar kryebashki­akun e Vaut të Dejës, Mark Babani, se ka qenë i dënuar për vjedhje makinash në Itali.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, sekretari i përgjithsh­ëm i PD- së, Gazment Bardhi, publikoi disa dokumente të sistemit të burgjeve në Itali, ku rezulton se Mark Babani i prezantuar si Marq Babaj është arrestuar me akuzën e vjedhjes së automjetev­e në bashkëpuni­m. "Mark Babani, me emrin e rremë Marq Babaj, është arrestuar më datë 4 prill 1994, në Itali, në zonën e Siçilisë, për kryerjen e veprës penale "Vjedhje në rrethana rënduese, e kryer në bashkëpuni­m". Ai është arrestuar nga Policia italiane duke vjedhur makina. Kandidati i Edi Ramës për Vaun e Dejës ka qenë pjesë e një grupi kriminal që vepronte në zonën e Siçilisë dhe që kishte kryer disa vjedhje. Mark Babani alias Marq Babaj ka qëndruar në burg deri më datë 6 maj 1994 dhe më pas është dënuar e dëbuar nga shteti italian", tha Bardhi. Më tej, ai shtoi se përveç këtyre, opozita zotëron fakte të tjera implikuese për kryebashki­akun e Vaut të Dejës. "Kjo është vetëm një pjesë e dosjes kriminale të kandidatit të Edi Ramës për Vaun e Dejës", tha Bardhi.

REAGIMI Këtyre akuzave të sekretarit të përgjithsh­ëm të PD- së u është përgjigjur kryebashki­aku i Vaut të Dejës, Mark Babani. Në një konferencë për mediat, Babani i konsideroi këto akuza të Bardhit si sajesa dhe se ai nuk ka asnjë lidhje. "E gjithë kjo histori është e sajuar, nuk ka lidhje me mua. Unë deklarimet i kam bërë të qarta, ata nëse kanë fakte, mund të kishin shkuar në Prokurori. Mua nuk më ndalin. Unë po pres që ata të bëjnë padinë në Prokurori, po pres ftesën e Prokuroris­ë dhe jam i gatshëm të shkoj e të jap deklarimet e mia. Ata meqë e kanë bërë padinë, pse dalin të flasin në televizor? Me 4 prill 1994 deri më 27.10.1994 kam qenë në hotel në punë, gjatë gjithë kësaj periudhe dhe këto janë vitet e mia të punës. Unë në jetën time nuk kam qenë kurrë i ndaluar", tha Babani. Në këtë deklaratë për shtyp, Babani paralajmër­oi edhe një padi në Prokurori kundër Gazment Bardhit, teksa sqaroi se për të shkuarën e tij nuk kanë dijeni as Rama dhe as Partia Socialiste. "Unë kam autorizuar avokatët e mi dhe shpreh Babani. Pas reagimit të Babanit, sekretari i përgjithsh­ëm në PD, Gazment Bardhi, i kujtoi atij se do të ketë nevojë për avokatë të mirë. "Derisa të bëjë gati padinë ndaj meje, të përgjigjet edhe për një fakt tjetër nga jeta e tij nëpër ' hotelet' e Italisë. Në datën 24 janar 1996, në cilin hotel ke bujtur? Nëse për këtë Marq Babaj nuk e ka kujtesën shumë të fortë, do t'ia rifreskojm­ë në vazhdim. Mirë është që hajduti i makinave të Siçilisë të mos ia qajë hallin Edi Ramës, se atij i duhet avokat për vete. p. s: Kur Marq Babaj të më padisë, të më njoftojë me cilin nga 45- 6- 7 emrat që ka përdorur Mark Babani i Edi Ramës për t'iu fshehur drejtësisë italiane, duhet ta kërkoj në sistemin e Gjykatës", tha Bardhi në një reagim të tij.

Faksimile e sistemit të burgjeve në Itali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.