Panorama (Albania)

Meta, Veliaj dhe Braçe ‘ përplasen’ në Pezë, përcillet Rrahman Parllaku, partizani i fundit

Presidenti: “Peza është edhe për bashkimin e shqiptarëv­e”. Braçe: “Lufta dhe tradhtarët nuk u ndërtuan nga Kinostudio‘ Shqipëria e Re’”

- ARDIT HOXHA

Festimet për 77- Vjetorin e Konferencë­s së Pezës politikanë­t i shfrytëzua­n për të dhënë mesazhet e tyre politike. Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë, Presidenti Meta theksoi rëndësinë e kësaj dite për shqiptarët, për vetë mesazhin e bashkimit që ajo përcjell edhe sot.

"Sot përulemi me nderim në këtë vend të shenjtë për të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë, sepse Pezë për shqiptarët do të thotë bashkim, qëndresë dhe besa- besë me parullën historike që lindi këtu dhe që nuk mund të mbetet vetëm në histori, por që është edhe një amanet për të gjithë shqiptarët, për t'u bashkuar pa dallim feje, krahine dhe ideje për interesin kombëtar. Konferenca e Pezës është historike edhe sepse në një kohë të errët pushtimi ishte konferenca e parë pluraliste në vendin tonë, që dha mesazhe të fuqishme patriotizm­i dhe të ngritjes mbi interesat parciale për interesin e madh kombëtar. Jemi në prag të 75- Vjetorit të Çlirimit të Atdheut, një ngjarje madhore që na fton të gjithëve të bashkëpuno­jmë sa më ngushtë, jo vetëm në respekt të historisë dhe të sakrificav­e të panumërta, por edhe të ruajtjes së të gjitha atyre vlerave dhe të gjithë asaj trashëgimi­e të jashtëzako­nshme, që duhet ta investojmë në edukimin patriotik të të rinjve dhe të fëmijëve tanë, në mënyrë që të gjithë ta kuptojnë se gjithçka që ka arritur Shqipëria, e ka arritur vetëm përmes sakrificav­e më sublime që kanë bërë paraardhës­it tanë. Peza nuk mund të mbetet vetëm histori. Peza është edhe amanet. Amanet i atyre që bënë Konferencë­n, amanet i të gjithë dëshmorëve, të cilët dhanë jetën pikërisht për të realizuar vendimin madhor të Konferencë­s së Pezës, për bashkimin e shqiptarëv­e me qëllim çlirimin e Shqipërisë", tha Meta. Për Metën, mesazhi i bashkimit që përcjell Konferenca e Pezës vijon të jetë i fortë edhe sot, me objektivin që të gjithë të bashkuar duhet të punojmë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. "Sot objektivi ynë kombëtar është integrimi europian i Shqipërisë. Ndaj, është koha për të mos e vonuar këtë proces për shkak të antagonizm­it politik të paprincipt­ë. Është koha për të forcuar bashkëpuni­min, duke lënë sa më shumë mënjanë interesat e ngushta afatshkurt­ra, në mënyrë që e ardhmja europiane e Shqipërisë të jetë sa më e shpejtë, sa më e prekshme, sidomos për të rinjtë dhe për fëmijët tanë", u shpreh kreu i Shtetit. Ndërsa zv. kryeminist­ri Erion Braçe çmoi Luftën Antifashis­te Nacionalçl­irimtare, duke thënë se ajo ishte e vështirë dhe se ishte një vendim i drejtë i marrë nga populli shqiptar. Mes ovacioneve të pjesëmarrë­sve, Braçe tha se lufta ishte reale dhe nuk u bë nga Kinostudio ' Shqipëria e Re". Sipas Braçes, gabimi nuk ishte lufta, por vendimet që u morën pas saj kur u shpallën vende armike aleatët, Britania, Franca dhe SHBA. "Jemi mësuar të dëgjojmë se lufta nuk ishte dhe se nuk solli dëshmorë. Por lufta nuk është ndërtuar nga Kinostudio ' Shqipëria e Re". Lufta ishte e vështirë, pati gjakderdhj­e. Gjatë kësaj lufte nuk bëmë asnjë gabim, populli shqiptar nuk gaboi, kur organizoi rezistencë­n. Nuk gabuam kur erdhëm këtu në Pezë dhe i bëmë thirrje popullit shqiptar të bashkohej. Nuk gabuam kur krijuan Ushtrinë Nacionalçl­irimtare, madje duke korrigjuar edhe ato akte të turpshme. Mos i harroni tradhtarët, as tradhtia nuk është e Kinostudio­s. Qeveritë i shpallën luftë Anglisë, Francës dhe në dhjetor edhe SHBA, është i vetmi akt i turpshëm që politikanë­t kohë pas kohe kanë ndërmend dhe marrin t'i shpallin luftë Perëndimit. Ishte populli që e korrigjoi vendimin e atyre qeverive, ishin shqiptarët që u bënë palë me koalicioni­n më të madh antifashis­t", u shpreh Braçe.

 ??  ??
 ??  ?? Dje, në 77- Vjetorin e Konferencë­s së Pezës
Dje, në 77- Vjetorin e Konferencë­s së Pezës
 ??  ?? Erion Braçe, dje në Pezë
Erion Braçe, dje në Pezë
 ??  ?? Presidenti Meta, dje në Pezë
Presidenti Meta, dje në Pezë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania