Panorama (Albania)

MAJKO VLERËSON GJENERALIN: MË KUJTONTE BABANË

- ARISTIR LUMEZI

Përmes një ceremonial­i shtetëror, dje qytetarët e Tiranës përcollën gjeneralin më jetëgjatë në Shqipëri, Rrahman Parllakun, në moshën 100- vjeçare.

Homazhet dhe nderimet e fundit gjeneralit iu dhanë në ambientet e Muzeut Kombëtar, aty ku ai kishte organizuar me dhjetëra konferenca dhe festime me veteranët e luftës. Garda e Republikës ishte e pranishme gjatë gjithë ceremonial­it, ndërsa ora 14: 00 shënoi daljen e arkëmortit, i cili u vendos mbi shtratin e topit për ta përcjellë me nderime nëpër rrugët e kryeqyteti­t. Njeriu që kaloi një jetë nga drejtimi i batalionev­e në moshë fare të re dhe më pas brigadave dhe divizionev­e e deri në krye të Ushtrisë, si shef i Shtabit të Përgjithsh­ëm, po përcillej si hero dhe pse heroizmin më të madh të tij ai e kishte bërë pas viteve ' 90. Rrahman Parllaku u dënua nga regjimi diktatoria­l i Enver Hoxhës me 25 vjet burg, ndërkohë që puçistët e tjerë që u përfshinë në një grup të madh armiqësor, u pushkatuan. Por Parllaku ishte i vetmi nga ishdrejtue­sit komunistë, i cili shërbeu në Ushtri për 30 vjet deri sa u burgos, që do të kërkonte falje për dëmet, vrasjet dhe internimet që kishte bërë regjimi i Enver Hoxhës dhe pse ai ishte një nga vuajtësit e atij regjimi. Pas viteve ' 90, gjeneral Parllaku ishte njeriu më i drejtpërdr­ejtë, që ia tha politikës në sy të vërtetën, por dhe kërkoi vlerësimin objektiv të historisë, e cila ishte shkruar në mënyrë të njëanshme.

CEREMONIA

Falë këtyre cilësive që lidhen me karakterin e gjeneral Parllakut, ai u nderua dje nga qytetarë të thjeshtë, anëtarë të Shoqatës së Veteranëve të Luftës, por dhe përfaqësue­s Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, vlerësoi figurën dhe karizmën e gjeneral Parllakut, duke kujtuar se ai ishte mik i babait të tij. Parllaku, për të, nuk ka qenë thjesht një gjeneral në paqe, por një mik i babait të tij. "Veç të tjerash ishte një mik i tim eti, i cili nuk e hiqte nga goja edhe kur ai ishte në burg. Edhe për këtë arsye, sa herë e takoja, më nxirrte mallin e tim eti që ndërroi jetë përpara tij", shkruan Majko. Parllaku ishte njeriu që jetoi e luftoi të tria epokat: atë të Luftës, diktaturën dhe më pas demokracin­ë. "Ish- drejtuesi i formacione­ve partizane në kohën e Luftës dhe gjenerali në paqe, Rrahman Parllaku, ka ndërruar jetë. Veç të tjerash, ishte një mik i tim eti, i cili nuk e hiqte nga goja edhe kur ai ishte në burg. Dhe për këtë arsye, sa herë e takoja, më nxirrte mallin e tim eti që ndërroi jetë përpara tij. Dhimbja sot për gjeneral Parllakun ka shumë kuptime. Një partizan më pak dhe një kujtim më shumë. Të qoftë dheu i lehtë, gjeneral!", shkruan Majko. të institucio­neve më të larta të vendit. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, bëri homazhe dhe la një shënim në librin e përshtypje­ve, ndërsa do ta cilësonte gjeneral Parllakun si "partizanin fitimtar antifashis­t, i cili më pas u burgos dhe u internua nga regjimi diktatoria­l". "Sot, që është një ditë historike për mbarë popullin dhe kombin tonë, 16 shtatori, Dita e Konferencë­s së Pezës, dita e besëlidhje­s së të gjithë shqiptarëv­e pa dallim feje, krahine dhe ideje në luftën për liri, nuk e mendoja se do të ishte edhe dita kur do t'i thoshim lamtumirën e fundit gjeneralit Rrahman Parllaku, njërit prej komandantë­ve më të lavdishëm të Luftës Antifashis­te, të luftës për liri, por edhe njërit prej personalit­eteve më të mëdha të Ushtrisë sonë, një personalit­eti publik me kontribute të jashtëzako­nshme në të gjitha kohët", u shpreh Presidenti Meta. Në homazhe morën pjesë dhe kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Intervistë­n e fundit të jetës së tij, gjeneral Parllaku e dha për gazetën "Panorama", ku ai rrëfeu të vërtetat dhe përjetimet mbi grupin puçist të Ushtrisë, ku në pushkatim shkuan Beqir Balluku, Petrit Dume dhe Hito Çako, krerët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë shqiptare, nën akuzat e tradhtisë ndaj atdheut. Me shumë realizëm, gjeneral Parllaku solli në intervistë­n e tij planet e luftës për pushtet, që zhvillohes­hin në kupolën e pushtetit komunist të kohës, por dhe trajtimin që atij i bëhej gjatë kohës së hetuesisë dhe burgut 25- vjeçar. Sipas tij, ishte lufta e brendshme mes Mehmet Shehut dhe Hysni Kapos për të kapur vendin e pasuesit të Enver Hoxhës, që çoi në spastrimet e mëdha në Ushtrinë shqiptare në vitet ' 70, duke ndryshuar krejtësish­t dhe konceptin e organizimi­t të Ushtrisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania