Rama i jep dekoratë, Tusk flet për tri parime të BE: I jeni afruar objektivit

“Sundimi i ligjit, marrëdhëni­et e fqinjësisë së mirë dhe pajtimi do të mbeten obsesion i Bashkimit Europian edhe kur ju të jeni vend anëtar”

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, kërkoi dje që Shqipëria të trajtohet sipas meritës për hapjen e negociatav­e me Bashkimin Europian.

Pas takimit që zhvilloi dje në Tiranë me Kryeminist­rin Rama, kreu i KE- së i kërkoi Bashkimit Europian hapjen e negociatav­e me Shqipërinë. Institucio­ni që drejton Donald Tusk do të marrë vendim më 18 tetor për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian. “Në qershor, krerët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Europian u angazhuan për të dhënë një vendim të qartë dhe substantiv për çeljen ose jo të negociatav­e me ju dhe me fqinjën tuaj, Maqedoninë e Veriut, në tetor të këtij viti. Po i afrohemi gjithmonë dhe më shumë këtij momenti. Unë kam qenë gjithmonë i mendimit që BE- ja duhet të çelë negociatat, pra, këto bisedime për anëtarësim si me Shqipërinë, ashtu dhe me Maqedoninë e Veriut, në përputhje kjo me rekomandim­in pozitiv të Komisionit. Nuk e kam ndryshuar mendjen, vazhdoj të jem i të njëjtit mendim. Vendi juaj duhet të trajtohet me të njëjtin respekt dhe sipas meritave të veta, ashtu siç janë trajtuar dhe të gjitha vendet e tjera dhe do trajtohen vendet tjera të rajonit, të cilat ndajnë me ju objektivin e të qenit vend anëtar në BE”, tha Tusk gjatë konferencë­s së përbashkët për shtyp.

KRITERET

Ai u shpreh për disa parime që Bashkimi Europian kërkon për çdo vend kandidat dhe vend anëtar të tij, siç janë shteti i së drejtës, por dhe marrëdhëni­et e fqinjësisë së mirë. “Në takimin e sotëm, ne diskutuam edhe rëndësinë që ka për Shqipërinë ruajtja e historikut solid në lidhje me luftën kundër korrupsion­it, krimit të organizuar, pra, për sundimin e ligjit. Ky fiksim apo obsesion i Bashkimit Europian me sundimin e ligjit dhe madje do të shtoja dhe dy elemente të tjera, si marrëdhëni­et e fqinjësisë së mirë dhe pajtimi, është pjesë e ADN- së sonë dhe ka për të qenë dhe ka për të vazhduar të jetë e tillë edhe kur ju të bëheni shtet anëtar. Përndryshe, projekti europian nuk do të qëndronte dot në themele të forta. Por po aq e rëndësishë­m është edhe fakti që anëtarësim­i i Shqipërisë dhe i rajonit në BE është në interesin më të mirë të të gjithë Europës, pasi nuk do të mund të ketë Europë të sigurt dhe stabël pa integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE, pasi këtu bëhet fjalë për rëndësinë madhore të së ardhmes sonë të përbashkët. Kjo do të thotë që askush nuk po i bën askujt ndonjë nder”, deklaroi Tusk. Ai vlerësoi përpjekjet e qeverisë gjatë një viti për t’iu afruar objektivit të BE- së. “Më lejoni t’ju falënderoj Kryeminist­ër, i dashur mik, i dashur Edi, për mirëseardh­jen e ngrohtë. Gjithmonë kthehem në Shqipëri me kënaqësi. Me lejoni t’ju falënderoj gjithashtu, edhe për nderin e madh që më bëtë, duke më dhënë Medaljen e Mirënjohje­s Publike. Sot, ju më thatë që unë e meritoj këtë medalje, jo vetëm personalis­ht, por edhe për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, për mbështetje­n e dhënë dhe jam shumë krenar ta marrë këtë yll të madh, këtë mirënjohje, por medalja më e madhe për mua do të ishte në fakt, çelja e negociatav­e për Shqipërinë. Kur kam qenë në Tiranë prillin e shkuar, unë fola për ëndrrën që kam për vendin juaj dhe për të gjithë rajonin, për të ndjekur të njëjtin rrugëtim si vendi im, Polonia, drejt Bashkimit Europian. Sot, një vit më pas, mund të them që në sajë të përpjekjev­e tuaja, ne i jemi afruar këtij objektivi. Jemi më afër tij dhe askush nuk duhet të ketë as dyshimin më të vogël, as këtu në Tiranë e as në të gjitha kryeqytete­t e Bashkimit Europian”, tha Tusk.

MEDALJA

Kryeminist­ri Rama vlerësoi kontributi­n e kreut të Këshillit Europian me medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohje­s”, duke e cilësuar Donald Tusk një avokat të Shqipërisë në përpjekjet e saj për t’iu afruar BE- së. “Më vjen shumë mirë që sot pata mundësinë ta falënderoj Presidenti­n, këtu në Tiranë, për gjithçka ka bërë dhe gjithashtu të ndaj me të edhe një moment të veçantë për mua dhe për ne, shpresoj edhe për të, duke i akorduar ‘ Yllin e Madh të Mirënjohje­s’ dhe në atë rast, duke ndarë edhe disa momente të rëndësishm­e, jo vetëm simbolikis­ht, në historinë e përbashkët mes vendit të tij dhe vendit tonë. Më vjen po ashtu shumë mirë ta nënvizoj dhe qartësinë, me të cilën Presidenti Tusk është shprehur gjithnjë për këtë proces dhe pa diskutim, të çmoj para gjithë opinionit tonë publik përpjekjet e tij konstante, si një avokat i procesit të zgjerimit dhe i procesit të afrimit të mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor, specifikis­ht të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian”, u shpreh Kryeminist­ri Rama gjatë fjalës së tij në konferencë­n e përbashkët për shtyp.

Unë kam qenë gjithmonë i mendimit që BE- ja duhet të çelë negociatat, pra, këto bisedime për anëtarësim si me Shqipërinë, ashtu dhe me Maqedoninë e Veriut, në përputhje kjo me rekomandim­in pozitiv të Komisionit. Nuk e kam ndryshuar mendjen, vazhdoj të jem i të njëjtit mendim. Vendi juaj duhet të trajtohet me të njëjtin respekt dhe sipas meritave të veta, ashtu siç janë trajtuar edhe të gjitha vendet e tjera

Rama, duke i dhënë medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohje­s”, Presidenti­t të Këshillit Europian, Donald Tusk

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.