Fuoristrad­a përfundon në greminë, vdes 52- vjeçari, dy të plagosur

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

KRUJE - Fuoristrad­a del nga rruga dhe përfundon në greminë, humb jetën një 52vjeçar. Aksidenti automobili­stik ka ndodhur në orët e para të së martës në fshatin Mafsheq të Krujës. Sipas Policisë, mjeti me targa AA 658 BO ka dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën shtetasi Qazim Basha, 52 vjeç ( banor i fshatit) dhe janë në gjendje të rëndë Besim Karaj, 56 vjeç, dhe Ermir Zylfa, 32 vjeç. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Burime nga specialist­ët e Aksidentev­e pranë Sektorit të Qarkullimi­t Rrugor thanë se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave të lejuara nga ana e drejtuesit të mjetit dhe humbja e kontrollit. Mësohet se fuoristrad­a fillimisht ka bërë zigzage në rrugë dhe më pas ka përfunduar në humnerë. Për shkak të rrokullisj­eve të shumta, automjeti pësoi dëmtime të mëdha, duke i shkaktuar dhe vdekjen shoferit. Dyshohet që drejtuesi të jetë përgjumur në timon ose të jetë trembur nga ndonjë makinë që i ka ardhur përballë. Dy të lënduarit ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha në Spitalin Ushtarak në Tiranë. “Më datë 17.09.2019, në fshatin Mafsheq, Krujë, ka dalë nga rruga mjeti me targa AA 658 BO, ku për pasojë ka humbur jetën shtetasi Q. B., 52 vjeç, dhe janë dëmtuar shtetasit E. Z., 32 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe shtetasi B. K., 56 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Krujës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaroi Policia nëpërmjet një njoftimi për shtyp. l. m

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.