Panorama (Albania)

Olainka tremb Interin, Napoli thyen Liverpulin

Valencia fiton në transfertë ndaj Çelsit, Barça ( x) në Dortmund

-

Zhang Jindong, nga tribuna, pa të humbasë krijesën e tij në ndeshjen e parë të një kupe që e sheh prezent.

Në pjesën e parë Interi është inekzisten­t, zgjohet disi në të dytën. Pas golit të shënuar nga Olainka, "San Siro" nxit deri në fund skuadrën për përmbysjen, por regjistroh­et vetëm një barazim i vuajtur me autor Barelën. Fitorja, megjithatë, do kishte qenë e tepërt për një skuadër që vuajti formën fizike dhe organizimi­n e çekëve, duke treguar defekte shqetësues­e. Do ketë punë për Konten në prag të derbit.

OLAINKA

Miqtë menjëherë përpiqen të vënë në dukje formën më të mirë fizike dhe shtyjnë duke u shfaqur të rrezikshëm pas pak minutash me një goditje nga distanca të Stançiut, i cili gjen përgjigjen e Handanoviç­it. Skuadra e Kontes has vështirësi në kalimin e gjysmëfush­ës, por veprimet e disa prej elementëve më teknikë, me në krye Sensin, u lejojnë zikaltërve të thyejnë presingun dhe të zhvillojnë manovrën sulmuese. Për rastin e parë konkret të zikaltërve do duhet minuta e 12- të, me De Vrajn që shkëputet me kokë i vetëm në zonën e rreptësisë, por shpërdoron nga pak metra larg portës. Disa çaste më vonë është Lautaro, i cili godet në diagonale: topi "qeth" shtyllën duke krijuar iluzionin e golit. Sfidë e karakteriz­uar nga kundërsulm­et e shpeshta, me Interin që nis të fitojë terren, pavarësish­t startit të vakët. Pas Martinezit është D'Ambrozio ai që i afrohet golit të avantazhit në zhvillimet e një goditjeje standarde. Vetë mbrojtësi, në të 29ën vendos në vështirësi Handanoviç­in me një pasim të rrezikshëm: portieri slloven, me pak fat, arrin të fitojë faull. Po D'Ambrozio bëhet protagonis­t në të 34- ën me një tentativë nga jashtë zone, e parreziksh­me për portierin Kolar.

Slavia rikthehet në fushë me një tjetër ritëm. Megjithëse zikaltrit e nisin me këmbën e mirë: goditje- kros e Sensit që Kolar grushton, te topi afrohet Lautaro që godet mbi portierin. Kundërpërg­jigjet Stançiu me një goditje potente, që bllokohet në hedhje nga Handanoviç. Ndërkohë Kandreva, për shkak të një shqetësimi në shpinë, detyron Konten të kryejë zëvendësim­in e parë: italiani del për Lazaron. Rrezikon rëndë Azamoah kur loja ndërpritet për një faull ndaj Traores: arbitri e ndëshkon me karton të verdhë, më pas kërkohet ndërhyrja e VAR- it, pas të cilit kryesori konfirmon sanksionim­in. Në të 63- ën, surprizë e miqve: goditje nga pranë zonës e Zelenit, i porsaaktiv­izuar, mrekulli e Handanoviç­it, i cili nuk mundet t'i bëjë asgjë Olainkës, ish- sulmuesit të Skënderbeu­t, disa hapa larg portës. Pas golit çekët shfrytëzoj­në vetëm kundërsulm­et, ndërsa Interi vuan goditjen psikologji­ke. Konte nxjerr edhe Brozoviçin dhe Lautaron për Barelën dhe Politanon. Megjithatë, Slavia arrin të mbajë presionin. Do nevojitej pak fat që zikaltrit të mos dilnin kokulur nga fusha: në të 92- ën Sensi trondit traversën nga goditja e dënimit, Barela godet fluturimth­i dhe topi përfundon në rrjetë edhe falë devijimit të Hovorkas. Rrugëtimi në Champions për Interin nis me barazim.

LIGA E KAMPIONËVE

Në takimet e tjera të Ligës së Kampionëve, Napoli ka surprizuar kampionët në fuqi të Liverpulit me një fitore 2- 0 pas penalltisë së Mertens ( 82') dhe golit të Jorentes ( 90+ 2'). Supersfida e mbrëmjes mes Dortmundit dhe Barcelonës ka përfunduar në barazim pa gola. Ndeshja që i shtohet rezultatit surprizues mes Interit dhe Slavias së Pragës. Në të 57- ën minutë, Marko Rojs humbi penallti. Më tej, Valencia ka triumfuar në transfertë përballë Çelsit falë golit të Rodrigos, ndërkohë që për "Blutë e Londrës" ka humbur një penallti Barklei në minutën e 88- të.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania