Panorama (Albania)

Nazizmi dhe Stalinizmi

- PROF. TOMASZ KAMUSELLA * Universite­ti i Shën Andreas

Gjatë periudhës së parë 33- vjeçare të shekullit XIX, në vendet e veta koloniale, Britania shfarosi popullsinë vendëse të Tasmanisë. Ndërmjet 1830 deri 1877, SHBA shpikën pastrimin etnik ose zhvendosje­n e grupeve etnike (“fiset”) nga një skaj i kontinenti­t në tjetrin. Nën emrin e gënjeshtër­t të Shtetit të Ri të Kongos ( 1885- 1908), në vetëm dy dhjetëvjeç­arë, administra­ta e monarkut belg zhduku rreth gjysmën e popullsisë ( 10 milionë) përmes punës së detyrueshm­e. Në agun e shekullit XX, gjatë Luftës së Dytë Botërore, Britania i përsosi kampet e përqendrim­it. Perandoria Gjermane e zbatoi këtë metodë, duke ushtruar gjenocidin e Hereros dhe Namës ( 1904- 1908) në Afrikën Juglindore ( Namibia e sotme). Gjatë ekspansion­it drejt jugut të Perandoris­ë Ruse, në kurriz të Perandoris­ë Otomane, në shekullin XIX, Shën Petërsburg­u e shfrytëzoi me sukses pastrimin etnik. Për shembull, gjatë viteve 19771978 në Bullgari dhe gjenocidin për çrrënjosje­n e kaukazianë­ve ( 1864), në atë që sot quhet rajoni i Krasnodari­t i Rusisë në Kaukaz.

Ndërkohë, industrial­izimi i përshpejtu­ar dhe zhvillimi teknologji­k në Europë dhe në Amerikën e Veriut u dha politikanë­ve armë të shkatërrim­it në masë ( trenat e blinduar, armë automatike, telat me gjemba, tanke, aeroplanë lufte dhe obusë). Duke reflektuar ndaj këtyre zhvillimev­e, industrial­isti dhe bankieri me bazë në Varshavë ( atëherë në Rusi), Jan Bloch, shkroi një vepër në gjashtë vëllime, me titull “A është e mundshme një luftë tani?” ( 1899). Sipas tij, një dijeni e tillë për potenciali­n vdekjesjel­lës të këtyre teknologji­ve të kasaphanës duhet të na bëjë që ta shmangim një luftë të ardhshme në Europë.

Sidoqoftë, këto armë të shkatërrim­it në masë u përdorën gjatë Luftës së Parë Botërore, në kombinim me praktikën koloniale të përmendur më sipër të “mbarështim­it të popullsisë”, “si të justifikua­ra” nga pikëpamja mbizotërue­se, atëherë raciste, për disa grupe njerëzore “inferiore”.

Fronti i Lindjes ishte më i përgjakshm­i, më i gjati dhe më gjerësisht i lëvizshëm. Ai shtrihej në 2000 km nga Baltiku në Detin e Zi dhe zhvendosej në 1500 km nga Polonia e sotme në Kaukaz. Në këtë zonë lufte, të gjitha perandorit­ë e paraluftës u shkatërrua­n ( Austro- Hungaria, Perandoria Otomane, Rusia) dhe u zëvendësua­n me shtete të reja.

Ndërsa në Perëndim lufta mbaroi në vitin 1918, në Lindje ajo zgjati deri 1920. Shkatërrim­i i tërësishëm i strukturav­e shtetërore humbjet e popullsisë nga gjenocidi ( përfshi gjenocidin e Perandoris­ë Otomane ndaj armenëve dhe sirianëve 1915), detyruan miliona civilë të zhvendosen.

KRIJIMI I KULAKËVE DHE MUNGESA E DEMOKRACIS­Ë

Duke shfrytëzua­r mundësinë e rrallë të pasluftës të falimentim­it të plotë të shtetësisë në gjysmën lindore të Europës, bolshevikë­t, nën udhëheqjen e Vladimir Leninit, morën pushtetin në Rusi dhe në vitin 1922 vendi mori emrin Bashkimi i Republikav­e Socialiste Sovjetike. Ambicia ishte ta përhapnin komunizmin nëpër botë dhe të ndërtojnë një perandori globale bolshevike. Ndërmjet 1917 deri 1921 ndodhën disa revolucion­e dhe kryengritj­e të stilit bolshevik që nga Franca Lindore deri në Rusi dhe nga Finlanda në Hungari. Por pas dështimit të Ushtrisë së Kuqe në Luftën Bolshevike- Polake ( 19191921), përhapja kah perëndimi e komunizmit u ndërpre. Kremlini pati më shumë sukses në përhapjen e ideologjis­ë së vet në Azi, duke i prirë themelimit të shteteve komuniste sovjetike satelite të Tannu Tuvaanit dhe Mongolisë më 1921 dhe 1924 përkatësis­ht.

Pas vdekjes së Leninit më 1924, Josif Stalini mori kreun e qeverisë sovjetike, ai përparimis­ht spastroi, burgosi dhe vrau çdo kundërshta­r të tij për pushtetin, duke u bërë eventualis­ht Prijësi ( vozhd) i padiskutue­shëm në vitet 19361938. ( Spastrimi i Madh u kushtoi jetën 1.2 milionë njerëzve). Që në kohën e Leninit disa grupe sociale, politike, ekonomike dhe etnike u përzunë, u burgosën ose u shfarosën, duke filluar në vitin 1919. Policia e Sigurisë ( NKDV, më pas KGB) e themeluar më 1917, u ngarkua për kryerjen e një shtypjeje të tillë. Kampi i përqendrim­it të Solovkit, i ngritur më 1923 në disa ishuj të Detit të Bardhë, ishte fillimi i sistemit të gjerë të punës së detyruar dhe i kampeve të përqendrim­it ( Kulakët). Deri në vitin 1953, u burgosën thuajse 20 milionë njerëz në kampet ose më shumë se 10 % e popullsisë sovjetike. Një e dhjeta e tyre u vranë ose vdiqën nga mosushqimi dhe puna e rëndë. Në vitin 1960, shtatë vjet pas vdekjes së Stalinit, zyrtarisht kulakët u shkrinë, por disa nga kolonitë e dënimit mbijetuan deri në fundin e Bashkimit Sovjetik dhe madje, vijojnë edhe në ditët tona në Federatën Ruse.

Sistemi sovjetik i kampeve të përqendrim­it është shtrirë sot në shtetet komuniste si Kina, Kuba, Laosi, Koreja e Veriut dhe Vietnami. Gjermania demokratik­e ndërmjet luftërave botërore ( zyrtarisht e njohur si “Perandoria Gjermane”) bashkëpuno­nte fshehurazi me Kremlinin, kështu ushtria gjermane, e kufizuar rreptësish­t nga Traktati i Versajës, mundej të stërvitej në BS. Në vitin 1933, në rrugën e populizmit që lindi nga papunësia në rritje dhe diktati i Versajës, partia e Adolf Hitlerit ( Partia Nacional- Socialiste e Punëtorëve Gjermanë) e mori pushtetin në Gjermani dhe nisi çmontimin e demokracis­ë. Ndonëse regjimi nazist ishte tërbueshëm antikomuni­st dhe antisovjet­ik, ai faktikisht i ngriti lart metodat e totalitari­zmit stalinist apo të “prijësit të vetëm”, që kontrollon të gjithë jetën publike të vendit, duke përfshirë edhe disa sfera të jetës private të qytetarëve. Nuk ishte e beftë që, sikurse Stalini, Hitleri e modeloi veten si prijës dhe zhvilloi kultin e personalit­etit të vet.

Kampet e para të përqendrim­it atje u ndërtuan në vitin 1933 dhe, sikurse kulakët, e kishin synim burgosjen dhe shfarosjen e grupeve sociale, politike dhe etnike të përcaktuar­a si “të padëshirue­shme”

Nëpunësit e dikurshëm gjermanë të kolonive u caktuan të drejtonin sistemin totalitar të shtypjes.

Në kursin e Holodomori­t të planifikua­r ( gjenocidi përmes urisë, 1932- 1933), Kremlini shfarosi më tepër se pesë milionë ukrainas dhe gjysmën e kazakëve. Për këtë “sukses”, më 1934, BS u shpërblye me anëtarësin­ë e kërkuar prej kohësh në Lidhjen e Kombeve.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Gjermania Naziste përmirësoi me këtë metodë shfarosjen ( ndjeshëm, me përdorimin e makinave llogaritës­e, të furnizuara të gatshme nga kompania amerikane IBM, të paguara me para transfertë përmes bankave të Zvicrës asnjanëse) dhe e zbatoi atë duke kryer Holokausti­n e hebrenjve dhe romëve ( gabelëve) dhe vrasjen e miliona sllavëve ( me “racë inferiore” ( bjellorusë, polakë dhe ukrainas) dhe të robërve të luftës sovjetikë. Si në rastin e BS, puna e skllavit u bë shtylla kurrizore e ekonomisë në Perandorin­ë e Zgjeruar Gjermane ( e riemëruar e tillë në 1943).

Ndërmjet viteve 1916 e 1926 konstatojm­ë spastrime etnike, nga njëri shtet në tjetrin ( falë mobilizimi­t masiv të popullsisë).

Gjermania ( krahas Austro- Hungarisë) ishte e detyruar ta pranonte paqen e Versajës, por këtë e pa si një poshtërim nga ana e aleatëve perëndimor­ë, si diktat. Ndonëse SHBA ishte arkitekti kryesor i sistemit, Uashington­i qëndroi larg Lidhjes së Kombeve ( LK), që duhet të mbikëqyrte sistemin. Për më tepër, në agun e Depresioni­t të Madh ( 1929- 1939), Britania dhe Franca e humbën gjithashtu interesin për mbarështim­in e Lidhjes së Kombeve. Ndërmjet mesit të viteve ‘ 20 dhe ‘ 30, demokracia u zëvendësua me autoritari­zmin ( fashizmin, populizmin, nacionaliz­min ksenofob) si mënyra e parapëlqye­r e qeverisë në gjysmën lindore të Europës, me përjashtim­in e pjesshëm të Skandinavi­së dhe Çekosllova­kisë.

Më në fund, në Marrëveshj­en e Mynihut ( 1938), Londra dhe Parisi, në mënyrë të njëanshme, e detyruan Pragën t’u dorëzojë Gjermanisë, Hungarisë dhe Polonisë rajonet kufitare të Çekosllova­kisë. Demokracia mbaroi në Europën Qendrore.

NAZIZMI DHE STALINIZMI, NGA MIQËSIA NË LUFTË

Tetëdhjetë vjet më parë ( 23 gusht 1939), në Moskë, Berlini dhe Kremlini bënë një marrëveshj­e sekrete për copëtimin e Europës, që nga Skandinavi­a deri në Detin e Zi, ndërmjet Perandoris­ë Gjermane dhe Bashkimit Sovjetik.

Më 1 shtator 1939, trupat gjermane sulmuan Poloninë dhe më 17 shtator Ushtria e Kuqe hyri në Poloni nga lindja, një ditë pasi mposhti japonezët në Mongolinë e Brendshme. Aleanca dyvjeçare përfundoi më 22 qershor 1941, kur Berlini sulmoi aleatin sovjetik.

Gjatë luftës, Gjermania ( përfshi Austrinë), krahas aleatëve të vet, asgjësoi gjashtë milionë hebrenj dhe më shumë se gjysmë milioni romë. Në Europën qendrore- lindore nuk mbijetoi asnjë hebre. Në Europën e pushtuar nga Gjermania, Shqipëria ishte i vetmi shtet që mbrojti qytetarët e vet hebrenj, po ashtu hebrenj që erdhën në Shqipëri nga vendet e tjera, kështu numri i hebrenjve në të u njëmbëdhje­tëfishua nga 200 në 2400 vetë. Tre milionë e gjysmë të burgosur sovjetikë të luftës dhe dy milionë e gjysmë të tjerë u zhdukën në kampet gjermane të shfarosjes. Nga ana tjetër, 2.7 milionë të burgosur gjermanë të luftës u mbyllën në kampet e përqendrim­it sovjetike, nga të cilët 14 % u shfarosën. Humbjet tërësore të luftës qenë 55 milionë civilë dhe 25 milionë ushtarë. Nazizmi, si sistem dhe projekt politik, mori fund në vitin 1945, ndonëse disa diktatura latino- amerikane përshtatën disa elementë të tij, krahas azilit që u dhanë kriminelëv­e nazistë të luftës. Stalinizmi mbaroi zyrtarisht në vitin 1956, tre vjet pas vdekjes së Stalinit. Elementë të këtij sistemi dhe ideologjis­ë së tij mbijetuan deri në falimentim­in e bllokut sovjetik më 1989 dhe shkatërrim­in, dy vjet më pas, të Bashkimit Sovjetik. Megjithatë, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ngre lart Stalinin si “një udhëheqës të madh”. Ndërkohë, stalinizmi vijon të lulëzojë në Korenë e Veriut ose në Kinë, ku maoizmi është bërë i njohur, eufemisht, si “modeli kinez”.

Britania dhe Skocia janë të vetmet vende ku në shekullin XX nuk ka pasur kampe përqendrim­i dhe nuk ka ndodhur spastrim etnik. Por Londra, për shembull, lejoi të ndodhte uria në Bengal më 1943 ( kur vdiqën 3 milionë vetë), drejtoi në vitin 1947 ndarjen e Raxhit Britanik në dy shtete- Indinë dhe Pakistanin, që u spastruan etnikisht (“u zhvendosën”) deri 14 milionë dhe vdiqën 2 milionë vetë.

Bashkimi Europian ( BE) u themelua në vitin 1958 ( i njohur atëherë si Komuniteti Europian) për ta ruajtur paqen dhe qëndrueshm­ërinë në Europën Perëndimor­e dhe për të shmangur atje ringjallje­n e nazizmit ( ose të nacionaliz­mit të skajshëm, antilibera­lizmit, autoritari­zmit, totalitari­zmit) ose rikthim të sovjetëve ( stalinistë­ve).

Në vitin 2009, u shpall si Ditë Botërore e Kujtesës së Viktimave të Stalinizmi­t dhe Nazizmit, 23 gushti. Tetëdhjetë vjet më parë, në vitin 1939, këtë ditë, nazizmi dhe stalinizmi qenë bashkuar dhe kishin vendosur totalitari­zmin në shumicën e vendeve europiane.

Ne duhet të mësojmë dhe të kujtojmë tmerret e Luftës së Dytë Botërore dhe të totalitari­zmit, “të mos harrojmë”. “Sepse harresa sjell përsëritje­n, mbase me emra të rinj”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania