Nis llogaritja për shtesën e pensionit, zbardhet formulari

Pensionist­ët duhet të dorëzojnë kërkesë dhe kopje të kartës. Ja si mund të merret vërtetimi nga puna në sektorin e naftës

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Duke nisur nga ky muaj, minatorët, naftëtarët dhe metalurgët do të kenë mundësi të marrin pension më të lartë.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka nisur llogaritje­t për shtesën, e cila varion nga 12 për qind deri në 20 për qind mbi masën e pensionit. Për të përfituar, pensionist­ët që janë në skemë duhet të dorëzojnë krahas kërkesës, edhe një kopje të kartës së identiteti­t. Ndërkohë, ata që dalin rishtazi në pension, përfshirë këtu ata që mbushin moshën dhe ata që janë mbi 48 vjeç e që zgjedhin të dalin në pension të parakohshë­m, duhet që veç kërkesës të dorëzojnë vërtetim nga gjendja civile, librezë pune, vërtetim për kryerjen e shërbimit ushtarak, si dhe vërtetim për llojin e punës së kryer. Në zbatim të ligjit të ri, Albepetrol ka njoftuar dje hapjen e aplikimeve për pajisjen me vërtetim pune të atyre, që kanë punuar në sektorin e naftës. "Të gjithë personat e interesuar për t'u pajisur me këtë vërtetim të posaçëm të konfirmimi­t të llojit të punës për të gjithë periudhën e punuar në Albpetrol sh. a. dhe me bazën e vlerësuesh­me të të ardhurave për periudhën pas vitit 1994, duhet të aplikojnë në sportelin e ngritur enkas pranë shoqërisë Albpetrol", thuhet në njoftim. Gazeta zbardh sot edhe formularin që duhet plotësuar paraprakis­ht nga naftëtarët. "Aplikuesi duhet të ketë me vete: Një kopje të librezës lë punës, një kopje të kartës të identiteti­t ( të noterizuar­a) dhe vërtetimin për vjetërsinë në punë të lëshuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Këto kopje do të mbahen nga Albpetrol sh. a dhe nuk do t'i kthehen mbrapsht aplikuesit", theksohet më tej në njoftim, ku bëhet me dije po ashtu se çdo kërkesë e mbërritur do të marrë përgjigje brenda 10 ditëve. SHTESA Ligji i miratuar në muajin qershor të këtij viti parashikon që rritja për minatorët të bëhet me 1 për qind për çdo vit pune në nëntokë, ndërsa për naftëtarët dhe metalurgët me 0.6 për qind. Këtë shtesë mbi pension e përfitojnë të gjithë personat, që kanë jo më pak se 6 vite në profesione­t dhe punët e përcaktuar­a të vështira dhe shumë të vështira. Konkretish­t, nëse një ish- punonjës i nëntokës merr aktualisht një pension mujor prej 20 000 lekësh dhe ka punuar në nëntokë 20 vite, ai do të marrë një shtesë prej 20 për qind të masës së pensionit, pra, 4000 lekë në muaj. Ndërkohë, për naftëtarët dhe metalurgët, shtesa nuk do të llogaritet me 1 për qind, por me 0.6 për qind për çdo vit pune në sektor. Një tjetër ndryshim i zyrtarizua­r me ligjin e ri është edhe ulja e pragut kontributi­v. Minatorët, naftëtarët dhe metalurgët mund të përfitojnë pension të plotë duke pasur vetëm 30 vite kontributi­ve dhe jo 37 sa është aktualisht. Një ndryshim ky, që po ashtu do të reflektohe­t duke rritur masën e përfitimit mujor.

APLIKIMI Aplikimi i shtesës, sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, do të nisë këtë muaj, por krahas shtesës së shtatorit, pensionist­ët do të kenë mundësi të marrin edhe shtesën e dy muajve të shkuar, përkatësis­ht muajit korrik dhe qershor. Kjo, sepse ligji i ri i shtrin efektet nga data e botimit të tij në Fletoren Zyrtare, pra nga data 5 qershor. Gjithsej, sipas të dhënave të ISSH- së, janë rreth 23 400 pensionist­ë, që përfitojnë nga skema e trajtimeve suplementa­re.

Faksimile e formularit të aplikimit për të marrë vërtetimin e punës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.