Dy prej prokurorëv­e të Tahirit e kanë kaluar vetingun

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Tre prokurorët që kërkuan 12 vjet burg për Saimir Tahirin ishin: Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe Arens Çela. Dy të parët, Mara dhe Prençi, e kanë kaluar me sukses përballjen me KPK- në, që i ka konfirmuar në detyrë. Ndërsa i treti, Arens Çela, ende nuk e ka kaluar vetingun. Vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, që dënoi Tahirin për "Shpërdorim detyre", tre prokurorët e pritën kokulur, pasi të gjitha akuzat e rënda që ata kishin ngritur u rrëzuan. Veprimi i tyre i radhës mund të jetë apelimi, megjithatë ende nuk ka një reagim për ketë. Dritan Prençi e kaloi me sukses përballjen me Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it, në qershor të vitit të kaluar. Prençi e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në Rrethin e Tropojës. Ai ka shërbyer për disa vite si prokuror dhe drejtues prokurorie në Tropojë, Kukës dhe Kurbin përpara se të emërohej në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda në Tiranë. Ndërsa në qershor të këtij viti, edhe prokurori tjetër, Vladimir Mara, i cili njihet edhe si hetuesi i dosjes "339", e ka kaluar me sukses vetingun. Raporti i ILDKPI- së tregonte se prokurori nuk kishte asnjë problem me pasurinë apo fshehje të saj. Edhe nga ana profesiona­le ai rezultoi në rregull dhe pa probleme nga DSIK. Ndërsa prokurori i tretë i dosjes së Saimir Tahirit, Arens Çela, ende nuk e ka kaluar provën e vetingut, pasi është në pritje të përballjes me Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.