Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu e Gantz në pritje për lidershipi­n

Panorama (Albania) - - BOTA -

Kryeminist­ri izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe rivali i tij, Benny Gantz, po diskutojnë kushtet e qeverisë së unitetit, pasi zgjedhjet e dyta brenda vitit në këtë vend përfunduan me rezultat shumë të ngushtë. Asnjë parti nuk arriti të fitojnë vota të mjaftueshm­e të martën, për të ndërtuar një koalicion me shumicë. Netanyahu i kërkoi Gantz që të fillojë negociatat për një administra­të të përbashkët. Por Gantz e kundërshto­i menjëherë idenë, duke e quajtur atë “tjerrëse”. Ai tha se dëshironte një qeveri uniteti, të udhëhequr prej tij. Partia e Gantz e ka përjashtua­r anëtarësim­in në një koalicion të udhëhequr nga Netanyahu, i cili përballet me akuza korrupsion­i. Në një video të publikuar të enjten, Netanyahu shprehte keqardhjen që rezultatet treguan se ai nuk do të jetë në gjendje të krijojë një qeveri të krahut të djathtë. “Benny, ne duhet të krijojmë qeverinë e unitetit sot...”. Ai përmendi edhe qeverinë midis Shimon Peres dhe Yitzhak Shamir në vitet 1980, që mediat lokale e komentuan si aludim drejt një kryeminist­rie me rrotacion. Por, ish- shefi i Ushtrisë tha se “Partia Bardhë e Blu, e kryesuar nga unë, i ka fituar zgjedhjet dhe ne nuk do të na diktohet”. Në një ceremoni me të dy krerët e partisë në Jerusalem, Presidenti Reuven Rivlin tha se do të mbajë konsultime për të vendosur se cili do të jetë kandidati që do t’i japë mandatin për një qeveri të qëndrueshm­e. Partia e Bardhë e Blu është 0.77% para partisë Likud të Netanyahu- t.

Benjamin Netanyahu dhe Benny Gantz shtrëngojn­ë duart në një ceremoni në Jerusalem të enjten

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.