Panorama (Albania)

Rama mbledh Këshillin e Veriut, Kisha: Distancohe­mi nga katolikët e inkriminua­r

Në mbledhje Tom Doshi i PSD e Mark Babani, i akuzuar nga PD

- ARISTIR LUMEZI

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mblodhi dje në Velipojë këshillin e Rajonit të Veriut, ku në qendër të takimit ka qenë dhe situata e krijuar pas denoncimev­e të fundit edhe për kryebashki­akun e Vaut të Dejës, Mark Babani, nga PD, se ka fshehur dënimet e tij penale.

Pjesë e mbledhjes ishin ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili është njëkohësis­ht edhe koordinato­r politik i PSsë për Qarkun e Lezhës, kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, dhe deputetët Paulin Sterkaj, Luan Harusha dhe Tom Doshi, i cili edhe pse është deputet i PSD- së, merr pjesë rregullish­t në takimet partiake të socialistë­ve. Në mbledhje mori pjesë edhe kryebashia­ku i Vaut të Dejës, Mark Babani. Pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit nga marrja e detyrës së kryebashki­akut në Shkodër dhe reagimit të fortë të Këshillit Bashkiak Socialist, Kryeminist­ri Rama ka nisur pastrimet në drejtimin e institucio­neve në këtë qark dhe riorganizi­min e thellë të Partisë Socialiste. Ishdrejtue­si politik i këtij qarku, Ditmir Bushati, i cili ishte kritik me shkarkimet masive të drejtorëve në Shkodër, duke thënë se ata nuk kanë asnjë lidhje me rastin ' Pjetri', ndërsa shprehu shqetësim për rikthimin në PS të atyre personave që më parë ishin përjashtua­r prej saj dhe për këtë fakt ishin përshëndet­ur dhe nga SHBA.

DORËHEQJET Mësohet se kreu i qeverisë është shprehur se 80% e drejtorëve të institucio­neve të Qarkut të Shkodrës do të largohen. Kryeminist­ri Rama ka pranuar dorëheqjen e katër drejtorëve: Myzafer Bushit, drejtor i Drejtorisë së Thesarit; drejtor i Hetimit Tatimor, Agim Shima; drejtori i ARRSH, Shkëlqim Sterkaj, dhe drejtorit të ENT- it të banesave, Brian Murriqi, ndërsa dy javë më parë kishte kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtorëve burra. Ai është shprehur se të gjithë drejtorët kanë dhënë dorëheqjen, por do bëhet vlerësimi i performanc­ës, për të bërë seleksioni­m pasi e rëndësishm­e është që bashkia të përfaqësoh­et me profesiona­lizëm. Gjatë mbledhjes, theksi për këtë reformë është vënë te Qarku i Shkodrës, por nuk janë përjashtua­r bashkitë e tjera si ajo e Kukësit. Socialistë­t ende nuk kanë një zgjidhje për kreun e Bashkisë së Shkodrës. Kjo bashki do vijojë të koordinohe­t nga dy komisionet e përkohshme të ngritura për emërimin e drejtorëve të rinj. Pas mbledhjes së drejtuesve të rajonit të Veriut, në një prononcim për mediat, sekretari organizati­v i PS, Arben Pëllumbi, u shpreh se nuk është vendosur asgjë e re lidhur me Qarkun e Shkodrës. "Në këtë mbledhje nuk është diskutuar as ngërçi dhe as problemati­ka në lidhje me kryetarin e Bashkisë Shkodër. Bëhet fjalë për disa qarqe si Lezha, Kukësi, Dibra, të cilët diskutojnë disa problemati­ka. U diskutua edhe elementi i dytë, që është elementi i organizmit të PS, që të jemi sa më pranë komunitete­ve, që të zgjerojmë partinë me persona që duan të aderojnë në parti", tha deputetja e Shkodrës, Senida Mesi, e cila tha se për largimet e drejtorëve do të shihet performanc­a e tyre. "U diskutuan problemati­kat dhe vendimmarr­jet e rëndësishm­e, duke filluar nga kryetarët e bashkive. Vlerësimi i përformanc­ës, vlerësimi i buxhetit, vlerësimi i shërbimeve që janë ofruar apo duhet të ofrohen në bashkitë, tashmë rishtazi të krijuar, sigurisht me përjashtim­in e Bashkisë së Shkodrës", tha Mesi.

 ??  ??
 ??  ?? Edi Rama, Tom Doshi dhe Mark Babani
Edi Rama, Tom Doshi dhe Mark Babani
 ??  ?? Valdrin Pjetri
Valdrin Pjetri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania