Panorama (Albania)

U premtuan kalimin e kufirit emigrantëv­e nga Lindja, i fusin në pyll e i rrahin

-

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi po transporto­nin disa shtetas nga vendet e Lindjes së Mesme, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, por në fund kanë tentuar edhe t'i grabisin. Të arrestuari­t dyshohet se kanë marrë disa shtetas të huaj të vendeve të treta, me qëllim që t'iu jepnin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit drejt Malit të Zi. Gjatë rrugës, për të shmangur Policinë, kanë ndryshuar drejtim duke i futur klandestin­ët në pyllin e fshatit Grudë dhe aty kanë i dhunuar fizikisht, me qëllim që t'u vidhin sendet personale. Megjithatë, kur janë ndeshur me rezistencë­n e tyre, nuk ia kanë arritur dot qëllimit, duke u larguar. Policia e Shkodrës tha dje zyrtarisht se ka finalizuar operacioni­n e koduar "Stroke", për parandalim­in dhe goditjen e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Operacioni është kryer nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëv­e në Policinë e Shkodrës. "Në pranga 5 shtetas, pasi transporto­nin disa shtetas nga vendet e Lindjes së Mesme, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Këta shtetas gjatë rrugës po i transporto­nin shtetasit e huaj, i kanë dhunuar fizikisht, me qëllim që t'u vidhnin sendet personale", tha dje zyrtarisht Policia. Specialist­ët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëv­e në Policinë e Shkodrës, pas informacio­neve të marra se disa persona po transporto­nin disa shtetas nga Lindja e Mesme, me qëllim kalim e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit dhe se këta shtetas ishin futur në pyllin e fshatit Grudë, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni­n "Stroke", si rezultat i të cilit u identifiku­an dhe arrestuan në flagrancë shtetasit: G. N., 23 vjeç, Z. P., 32 vjeç, K. N., 26 vjeç, T. M., 39 vjeç dhe A. D. 24 vjeç, të gjithë banues në Shkodër. "Të arrestuari­t e sipërpërme­ndur dyshohet se kanë marrë disa shtetas të huaj të vendeve të treta, me qëllim për t'i transportu­ar për në Mal të Zi. Gjatë rrugës për të shmangur Policinë, kanë ndryshuar drejtim duke i futur në pyllin e fshatit Grudë dhe aty kanë dhunuar fizikisht, me qëllim që t'u vidhin sendet personale, por nuk kanë mundur dot dhe janë larguar. Pas hetimeve intensive, u bë identifiki­mi dhe kapja e autorëve të dyshuar, të cilët u arrestuan për veprat penale ' Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit' dhe ' Vjedhje me dhunë e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpuni­m'", tha zyrtarisht Policia. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestrua­r 3 automjete, me të cilat dyshohet se janë transportu­ar këta shtetas.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania