Panorama (Albania)

Tahiri: Do t’i shkoj vetë së vërtetës, ambasada e SHBA presion gjyqtarëve

Reagimi i ambasadave për vendimin e Gjykatës, Tahiri: Nuk e besoj që mund të ekzistojë ndonjë presion më i madh se ky mbi gjyqtarët

-

PËR AMBASADAT

Për reagimet e ambasadave të huaja, Tahiri tha se edhe ai gjithashtu është i zhgënjyer dhe se nuk beson se në ndonjë vend që këto ambasada përfaqësoj­në komentohen vendimet e gjykatave. “Sa i takon deklaratav­e të ambasadave. Dekurajues­e edhe për mua që i dëgjova ato deklarata. E theksoj, në kulturën time nuk flitet për një vendim gjykate, për më tepër nuk flitet për një vendim gjykate që nuk është zbardhur akoma. Nuk e besoj ndodh dhe në Amerikë që një ambasadë flet mbi një vendim gjykate e nuk e besoj që mund të ekzistojë ndonjë presion më i madh mbi gjyqtarët se sa ky”.

DREJTËSIA

Vendimi i Gjykatës e çliron nga akuzat e rënda që kishte ngritur Prokuroria, por sërish për Tahirin kjo është një gjysmëlajm i mirë, pasi ai kërkon një drejtësi të plotë. “Edhe kur isha ministër këtë rrugë zgjodha, edhe tani kam zgjedhur të mbroj fëmijët e mi vetëm për të vërtetën time, asgjë tjetër. Që kur nisi ky proces, mbi kurrizin tim kam mbajtur shumë akuza, nga më monstruoze­t. Mua më kanë akuzuar për pjesëmarrj­e në një grup të strukturua­r kriminal për trafik droge. Më akuzuan se fitoja 5 milionë euro në muaj, më akuzuan se 20 milionë euro i shpenzoja për një muaj fushatë elektorale. Fati deshi që Prokuroria italiane hetoi, Gjykata italiane gjykoi dhe e thanë qartë që Samir Tahiri nuk ka asnjë lidhje me këtë akuza. Dhe pas Gjykatës italiane edhe ajo shqiptare tha se nuk kam asnjë lidhje me këto akuza dhe me trafikun e drogës, me grupin kriminal dhe me çdo çmenduri tjetër që është thënë gjatë këtyre kohëve. Të gjitha janë gënjeshtra. Ky sigurisht që ishte një gjysmëlajm i mirë për mua. Gënjeshtra­t morën një përgjigje edhe pse as e plotë dhe as përfundimt­are, sepse për mua kjo nuk është një drejtësi e plotë”. Edhe pse i pakënaqur nga vendimi i Gjykatës, Tahiri tha se vijon të ketë besim te Reforma në Drejtësi dhe se suksesi i saj nuk mund të varet vetëm nga fati i çështjes së tij. “Unë po i shkoj deri në fund një rrugë, duke respektuar dhe duke bërë timen për drejtësinë që kërkoj. Edhe kur kam votuar kam bërë time duke besuar tek ajo që po bëj. Unë nuk hyj tek ata që do mjaftonte një gabim në vendimin për mua për të thënë që Reforma në Drejtësi nuk funksionoi. Nuk e them dot këtë edhe nëse ajo gabon për mua. Nëse sistemi do të ishte i gabuar atëherë do ta thosha me siguri. Shpresoj shumë që drejtësia të bëjë drejtësi dhe për qytetarët. Më vjen shumë keq për ata që janë dënuar padrejtësi­sht dhe për të gjithë ata të tjerët të cilëve iu kemi rënë në qafë. Dhe për këtë më vjen shumë keq dhe unë e kam kuptuar shumë vonë këtë. Ama drejtësi nuk varet shumë nga vendimi që do merret për mua”.

AKUZAT

Ish- ministri i Brendshëm tha se do të presë më durim për t’i shkuar deri në fund asaj që ai e quan të vërtetën e tij. Duke përmendur disa nga sukseset e tij si ministër, Tahiri lëshoi akuza të forta edhe për kundërshta­rët politikë për të cilët tha se nuk janë dënuar për shpërdorim detyre për akuzat që iu janë bërë në çështje të bujshme në të shkuarën. “Në kulturën time, një vendim gjykate nuk komentohet, por vetëm ankimohet. Unë drejtësinë e kam pritur 2 vjet dhe ende nuk është bërë siç duhet, siç dua unë, siç mendoj se më takon dhe do vazhdoj të luftoj pa pushim dhe i palëkundur deri në ditën e fundit. Unë jam i bindur se kurrë nuk e kam shpërdorua­r detyrën, në asnjë sekondë. Përkundraz­i, e kam bërë me shumë pasion dhe përkushtim. Bashkë me ekipin që punonte me mua në Ministrinë e Brendshme e shndërruam Policinë nga një institucio­n të degraduar, në institucio­nin më të besuar te qytetarët dhe ata që e degraduan me akuzojnë mua. E luftuam krimin në rekorde të pamenduara ndonjëherë dhe ata që e zhytën në krim, më akuzojnë mua. Ka pasur në të shkuarën Shqipëria, ministra, qeveri, madje një ministër i Brendshëm, kur u vranë 4 qytetarë, 100 metra larg nga këtu, nuk u akuza për shpërdorim detyre. As ish- Kryeminist­ri që tha se Lazaratin e lashë ashtu të mbillej se kjo ishte politika ime, nuk u akuza për shpërdorim detyre”, tha ishministr­i. Samir Tahiri nuk e kurseu opozitën në këtë dalje të tij para gazetarëve, duke e quajtur të pabazë insinuatën e saj se ai ka bërë presion te Kryeminist­ri Rama që ky më pas të ndikonte te gjyqtarët. “Më pyesni mua për ato që thotë opozita, kur mund t’i pyesni vetë ata. Kjo gjë është fyese për mua, sikur unë kërcënuaka­m të tjerët me materiale. A thua sikur unë në 4 vjet kam punuar vetëm për t’ia futur të tjerëve dhe jo për të bërë detyrën. Unë në 4 vjet kam bërë detyrën dhe nuk hyj te njerëzit që mbaj letra duke kërcënuar”, u shpreh ish- ministri.

RIKTHIMI

Tahiri nuk pranoi të flasë për rikthimin në politikë, duke theksuar se tashmë është i fokusuar totalisht te beteja me drejtësinë. “Sa i takon rikthimit tim në politikë, nuk e di pse e keqkuptoni sikur patjetër rikthimi është në qeveri ose në qeverisje. Nuk do të thotë të kesh një karrige që të rikthehesh me një kontribut të caktuar në publik. Nuk e kam menduar këtë deri tani. Jam duke u përpjekur t’i shkoj rrugës sime për drejtësi deri në fund. Se çdo të bëj me karrierën time dhe me jetën time, këtë nuk e ka në dorë as partia as cilido individ brenda asaj partie, e kam në dorë vetëm unë. Më lini t’i shkoj deri në fund kësaj historie. Është shumë e rëndësishm­e për mua, është historia e jetës sime për të bërë drejtësi. E kam më të rëndësishm­e se çdo kuriozitet i juaji se çdo bëj unë pas kësaj, por të jeni të bindur nuk e ka askush në dorë veç meje. Kuriozitet­i im nuk është fare ky sot nëse do jem në Partinë Socialiste, por t’i shkoj kësaj rruge në fund. Më vlen më shumë drejtësia, sesa partia. Më keni trembur sa herë më keni pyetur a do bëhesh kurban, kur do bëhesh kurban. Kurban nuk do të thotë të shkosh në burg. Kurban do të thotë të mos jesh i lirë. Komunikoj normalisht me disa nga ish- kolegët, nuk komunikoj me disa të tjerë që nuk i njoh fare. Nuk e kuptoj pse duhet të më pyesni mua a ka folur Kryeminist­ri. Rrugës së drejtësisë i shkoj i vetëm”, u shpreh ish- ministri i Brendshëm, Samir Tahiri.

Sa i takon rikthimit tim në politikë, nuk e di pse e keqkuptoni sikur patjetër rikthimi është në qeveri ose në qeverisje. Nuk do të thotë të kesh një karrige që të rikthehesh me një kontribut të caktuar në publik. Nuk e kam menduar këtë deri tani. Jam duke u përpjekur t’i shkoj rrugës sime për drejtësi deri në fund. Se çdo të bëj me karrierën time dhe me jetën time, këtë nuk e ka në dorë as partia, as cilido individ brenda asaj partie, e kam në dorë vetëm unë. Më lini t’i shkoj deri në fund kësaj historie

 ??  ?? Tahiri, dje në konferencë
Tahiri, dje në konferencë
 ??  ?? TAHIRI, DJE GJATE KONFERENCE­S
TAHIRI, DJE GJATE KONFERENCE­S
 ??  ?? Tahiri në Gjykatë
Tahiri në Gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania