Panorama (Albania)

Kokainë me bananet, lihet në burg Arbër Çekaj

Avokati i Çekajt: Operacioni s’duhej ndërprerë, të lihej kontenieri të dilte nga magazinat. Klienti im kishte por ositur vetëm banane

-

Arbër Çekaj, pronari i firmës "Arbri Garden", ku u sekuestrua kontenieri me 613 kg kokainë, në magazinat e kësaj kompanie në Maminas, i ekstraduar para tri ditësh nga Gjermania, është lënë në burg dje nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Ai u njoh dje me masën e sigurisë, që ishte dhënë më herët në mungesë për të, në kohën kur ishte ende në Gjermani. Ndërsa gjatë gjithë kohës, Çekaj ka buzëqeshur në sallën e gjyqit, duke tundur kokën gjatë kohës që lexohej vendimi për të. Avokati i pronarit të "Arbri Garden" ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie sesa ajo e arrestit me burg. Ndërsa pretendoi se operacioni për kapjen e kokainës në shkurt të vitit 2018 është kryer qëllimisht për të prishur provat. "Policia dhe Prokuroria nuk duhet të kishin ndërprerë operacioni­n në mes. Kontenieri duhet të ishte kontrollua­r kur të dilte nga magazina. Arbër Çekaj kishte porositur banane, të cilat janë certifikua­r nga firma kolumbiane si të pastra pa asnjë përbërje narkotikës­h", u shpreh avokati i Çekajt. Arbër Çekaj u ekstradua të enjten nga Gjermania, pasi ishte shpallur nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, më datë 08.03.2018, kohë kur u lëshua urdhërarre­sti për këtë shtetas për veprën penale "Trafikimi i narkotikev­e", kryer në bashkëpuni­m. VENDIMI PER EKSTRADIM Afro një vit e gjysmë pas arrestimit, drejtësia gjermane ndezi dritën jeshile për ekstradimi­n e Arbër Cekajt në drejtim të Shqipërisë. Vendimi për lejimin e ekstradimi­t të pronarit të kompanisë "Arbri Garden" është marrë në fillim të muajit gusht, nga Gjykata Penale e Dusseldorf­it. Vonesa në marrjen e vendimit lidhej me faktin se biznesmeni nën akuzë për trafikimin e sasisë rekord të 613 kilogramëv­e kokainë kolumbiane drejt Portit të Durrësit, ka bërë kërkesa të shumta përpara autoritete­ve të drejtësisë gjermane, me qëllim pengimin e ekstradimi­t. Njëherazi, ai ka paraqitur edhe kërkesë për azil me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Pas vendimit që mori Gjykata gjermane, duke lejuar ekstradimi­n e tij, Çekaj e çoi çështjen në Apel, por edhe aty e humbi e si rrjedhojë, dje, u krye ekstradimi i tij. Arbër Çekaj është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria për Krime të Rënda për akuzën e trafikut të narkotikëv­e kryer në bashkëpuni­m me menaxherin e kompanisë, Donald Lushaj, dhe shoferin e kamionit që transporto­i kontenierë­t me banane nga Porti i Durrësit drejt magazinave të "Arbri Garden" në Maminas. Sasia e drogës që vinte nga Kolumbia, më e madhja e kapur ndonjëherë në vendin tonë, u bllokua në mars të 2018- ës, në kontenierë­t me banane që ishin porositur nga biznesmeni. Vlera e drogës përllogari­tej 180 mil

ionë euro. Biznesmeni Cekaj ishte cilësuar nga ish- ambasadori amerikan Donald Lu, si "peshku i madh" i kokainës

KOKAINA Kontenieri me drogë mbërriti në Portin e Durrësit më 19 shkurt 2018, pasi kishte kaluar në Portin e Livornos më parë, ku ishte vonuar disa ditë. Autoritete­t atje kishin pasur dyshime për të dhe kanë sinjalizua­r Doganën shqiptare se diçka nuk shkonte me kontenieri­n. Edhe skaneri në Portin e Durrësit tregoi se në pjesën fundore të kontenieri­t ishte ndërhyrë dhe kishte prani silikoni. Doganat, në bashkëpuni­m me Policinë dhe Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, e hapën kontenieri­n fshehurazi dhe zbuluan drogën. Më pas, ata vendosën të bënin dorëzim të kontrollua­r për të mësuar për destinacio­nin dhe porositësi­t. Kontenieri iu nënshtrua procedurav­e doganore dhe u la të shkonte në destinacio­n.

 ??  ?? Arbër Çekaj në gjyq
Arbër Çekaj në gjyq
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania