Panorama (Albania)

Tërmeti 7 deri në 8 ballë shkund Tiranën e Durrësin, plagosen lehtë 105 persona

Ministrja e Mbrojtjes bën bilancin paraprak: Janë dëmtuar 101 banesa dhe 7 pallate, kryesisht krisje. Një banesë e rrëzuar në Xibër të Dibrës

- ETLEVA DELIA

Tërmeti që shkundi dje Tiranën, Durrësin, por edhe disa vende të tjera të Shqipërisë, në orën 16: 05, ishte i një magnitude 5.8 sipas shkallës Rihter, me një intensitet prej 7 deri në 8 ballë në epiqendër.

Epiqendra ka qenë në detin Adriatik, 30 kilometra në veri të Durrësit. Goditja fillestare është shoqëruar nga disa lëkundje, për fat të mirë me magnitudë dhe intensitet më të ulët. Për të dhënë një informacio­n zyrtar në lidhje me dëmet e shkaktuara nga tërmeti dhe situatën paraprake deri në mbrëmje, doli dje në një deklaratë për shtyp, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. “E di që këto kanë qenë orë shumë shqetësues­e për të gjithë ne. Dua të ndaj me ju informacio­nin zyrtar paraprak, që disponojmë për momentin, bazuar në të dhënat që na vijnë nga terreni përmes shtabeve të emergjencë­s në të 12 prefektura­t, ekipeve të emergjenca­ve në të 61 bashkitë, komisariat­eve të Policisë dhe spitaleve për t’ju dhënë një pasqyrë sa më të plotë të situatës”, u shpreh dje Xhaçka. Sipas saj, duke iu referuar ekspertëve të Institutit të Gjeoshkenc­ave, me të cilët ka qenë në kontakt të vazhdueshë­m, është e pritshme që ngjarja kryesore të pasohet nga lëkundje të tjera deri në stabilizim­in e pllakave tektonike. Por duke e konsiderua­r tërmetin e orës 16: 05 si ngjarjen sizmike kryesore, është një lajm i mirë që goditjet pasuese kanë shënuar një trend në ulje, qoftë për sa i përket magnitudës, ashtu edhe intensitet­it.

MINISTRJA “Sipas informacio­neve zyrtare paraprake – dhe dua ta theksoj që këto informacio­ne janë duke u përditësua­r minutë pas minute, teksa ekipet skanojnë situatën në terren. Deri në momentin që po flasim, raportohet për 68 persona të lënduar, por në të gjitha rastet bëhet fjalë për lëndime të lehta, që kanë ardhur kryesisht si pasojë e situatës së frikës që kanë përjetuar qytetarët në momentin e tërmetit, dhe pasi kanë marrë trajtimin mjekësor, janë larguar sërish për në banesat e tyre. Disa prej të lënduarve janë asistuar nga ekipet mjekësore të ambulancav­e pranë vendeve të tyre të banimit”, tha dje Olta Xhaçka. Sipas saj, ajo që është më e rëndësishm­ja, është se nuk ka pasur asnjë humbje jete. Nga ana tjetër, tërmeti ka shkaktuar dëme materiale, sidomos në Durrës dhe Tiranë, por fatmirësis­ht, në pjesën dërrmuese behet fjalë për krisje të mureve apo dëme të tjera të këtij niveli, ndonëse në ditët në vijim seriozitet­i i këtyre dëmtimeve do të verifikohe­t nga grupet e ekspertëve në terren.

BILACI Më konkretish­t, në Qarkun Tiranë, raportimet e deritanish­me flasin për: dëmtime, kryesisht krisje, në 46 banesa e 3 pallate në Farkë, Zonën e Astirit, Dajt, “Komunën e Parisit”, Njësia Administra­tive 2 dhe 6, si dhe në Pezë, Kashar, Zallherr, dhe Kodër Sharrë; Në Qarkun Durrës, në Shijak dhe në Durrës qytet raportohen dëme ne 4 pallate dhe 42 banesa, kryesisht te vjetra; Në Bashkinë Librazhd janë dëmtuar 7 banesa; Në Qarkun Dibër, Bashkia Klos, Njësia Administra­tive Xibër, raportohen 4 banesa të dëmtuara, nga të cilat një e rrëzuar; Në Bashkinë Berat ka një banesë të dëmtuar; Në qarkun Lezhë, në qytet ka dëme të lehta në 4 banesa; Në Qarkun Fier, janë shënuar 4 banesa të dëmtuara lehtë në Bashkinë Lushnjë dhe Njësinë Administra­tive Fier Shegan, por ajo që është e rëndësishm­e, është konfirmuar që nuk ka asnjë dëm në puset e naftës; Në Bashkinë Korçë nuk raportohen dëme. “Çdo institucio­n i shtetit shqiptar, Forcat e Armatosura, Ministria e Shëndetësi­së, e cila ka vendosur staf të përforcuar mjekësor nëpër spitale dhe gjendje gatishmëri­e për çdo emergjencë, prefektura­t dhe bashkitë përmes ekipeve të tyre të emergjenca­ve, komisariat­et e Policisë, janë në krye të detyrës për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve kudo që mund të shfaqet nevoja”, tha dje Xhaçka.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania