Panorama (Albania)

Tërmeti i fortë lëkund Durrësin, dëmtohen 4 pallate, 16 të lënduar

Një ndërtesë çahet në mes, banori: E gjithë shtesa ka krijuar boshllëk, nga fillimi në fund

- DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Lëkundjet e fuqishme të tërmetit me epiqendër veriun e Durrësit kanë shkaktuar dëme në të paktën katër pallate dhe 42 banesa, kryesisht ndërtime të hershme.

Tërmetet krijuan panik te banorët, duke shkaktuar edhe disa të lënduar lehtë. Tërmeti i magnitudës 5.8, me epiqendër në detin Adriatik dhe intensitet 5.8 magnitudë, 30 km në veri të Durrësit, është ndjerë në të gjitha qytetet e vendit. Ky është edhe tërmeti më i fuqishëm i të paktën 30 viteve të fundit. Lëkundjet shkaktuan panik te qytetarët durrsakë, të cilët braktisën banesat dhe dolën në rrugë dhe sheshet kryesore të qytetit bregdetar. Ndërkohë, si pasojë e panikut dhe frikës, mbi 16 persona u lënduan ndërsa dilnin nga banesat e tyre dhe u dërguan për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Durrësit. Qytetarët qëndruan për të paktën pesë- gjashtë orë jashtë banesave, duke ngurruar të futeshin nëpër shtëpitë e tyre për shkak të frikës së përsëritje­s së tërmeteve. "U trembëm shumë. Ishim së bashku me bashkëshor­ten duke ndjekur televizori­n në shtëpi kur papritur u shkund shtëpia. Abazhuri dhe disa objekte zbukurimi ranë. Thamë çfarë po ndodh kështu! Na mbërtheu paniku, pasi jetojmë në katin e shtatë të një pallati këtu pranë qendrës së qytetit. Si pleq e patëm të vështirë të zbrisnim, pasi kishim frikë të futeshim në ashensor. U nisëm të zbrisnim nëpërmjet shkallëve, kur na kapi edhe tërmeti i dytë. Thamë tani vdiqëm, kaq ishte. Por, fatmirësis­ht arritëm të zbrisnim dhe po presim këtu në shesh tani, pasi kemi frikë të ngjitemi në shtëpi", shprehet Bujar Tartari, banor i qytetit të Durrësit. Qytetarët që banojnë nëpër objekte të vjetra dhe ata që jetojnë nëpër katet e fundit të pallateve shumëkatës­he, janë ata që e kanë përjetuan më keq tërmetin e fuqishëm që tronditi qytetin bregdetar pasditen e së shtunës. "Siç e shikoni, e gjithë shtesa e pallatit tonë është çarë, ka krijuar boshllëk nga fillimi në fund. U trembëm shumë. Unë isha në gjumë, ndërsa familjarët e mi ( gruaja me fëmijët) ishin duke ndjekur televizor. U rrëzua televizori dhe të gjitha pikturat që kishim në shtëpi. U tmerruam, nuk di çfarë të them. Përjetuam makth të vërtetë", tregon një tjetër qytetar. Ky ishte tërmeti më i fuqishëm i regjistrua­r vitet e fundit, por për fat të mirë nuk pati asnjë të lënduar seriozisht. Sipas prefektit të Durrësit, Roland Nasti, i cili është edhe shefi i Emergjenca­ve Civile, janë regjistrua­r vetëm dëme materiale. "Situata në Qarkun e Durrësit paraqitet e qetë aktualisht, pas tri tërmeteve njëra pas tjetrës. Ne nuk kemi dëmtime në njerëz. Duke nisur nga Presidenti, qeveria, me një koordinim të jashtëzako­nshëm me të tri bashkitë, atë të Durrësit, Shijakut dhe Krujës, për të minimizuar sadopak edhe ato pasoja. Kemi pasoja të vogla, të cilat janë dëmtime në çarje të banesave, të cilat janë shtojë, tri shtesa banesash. Kemi një shkollë që nga sipër ka rënë një mur dhe një shtëpi trekatëshe në Shijak, e cila është prekur nga tavani dhe çatia. Aktualisht, po vazhdojmë dhe po monitorojm­ë situatën. Po kujdesemi me të gjitha institucio­net për të qenë sa më të përgatitur për çdo rast dhe në të njëjtën kohë jemi në gatishmëri me institucio­net vendore dhe qendrore", u shpreh Nasto. Ndërkohë, drejtoresh­a e Spitalit Rajonal, Nadire Jani, bën të ditur se janë rreth 15 të lënduar, por me lëndime të lehta. Sipas saj, lëndimet janë shkaktuar kryesisht nga rrëshqitje­t, ndërkohë që ka persona që paraqiten në gjendje ankthi, për shkak të panikut të shkaktuar. Jani bën të ditur se është shtuar stafi i emergjencë­s, për t'i paraprirë çdo situate që mund të krijohet në vazhdim.

Përveç dëmeve të shkaktuara brenda në qytetin e Durrësit, shumë ndërtesa të ndodhura në zonën e Shkëmbit të Kavajës, Shijak dhe Sukth kanë pësuar krisje dhe plasaritje. Pikërisht në zonën e Shkëmbit të Kavajës pati dhe një situatë paniku pasi një masiv shkëmbor u shkëput nga maja e kodrës, duke krijuar edhe një re të madhe tymi. Në këtë zonë, që ishte dhe më afër epiqendrës së tërmetit, ka shumë apartament­e të dëmtuara, të cilat kanë pësuar çarje të mureve dhe dëmtim të suvasë.

Përveç dhjetëra personave që i janë drejtuar spitalit për të marrë ndihmë mjekësore për shkak të frakturave dhe lëndimeve, me dhjetëra të tjerë janë paraqitur te mjeku për shkak të problemeve të tjera shëndetëso­re të shkaktuara nga paniku i përjetuar. Bëhet fjalë për të paktën 30 persona që u janë drejtuar dyerve të Spitalit Rajonal të Durrësit pak minuta pas dy tërmeteve të para. Mjekët thonë se bëhet fjalë për persona kryesisht me probleme me zemrën dhe çrregullim­e të ankthit, të cilët kanë pasur nevojë për trajtim.

 ??  ??
 ??  ?? Një nga banorët, duke folur për tërmetin
Një nga banorët, duke folur për tërmetin
 ??  ?? Pallati i dëmtuar në Durrës
Pallati i dëmtuar në Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania