Panorama (Albania)

Sizmologu: Tërmeti u ndie deri në 8 ballë, do të ketë pasgoditje me muaj

-

Tërmeti i fuqishëm që goditi Durrësin dhe Tiranën, do të shoqërohet me pasgoditje, të cilat mund të zgjasin me muaj. Kjo, pasi lëkundja ka qenë e fortë dhe do të duhet kohë që vatra të shuhet plotësisht. Sizmologu i Institutit të Gjeoshkenc­ave, Rrapo Ormeni, shprehet se, sipas ligjeve të tërmeteve, goditjet që vijnë pas tërmetit të parë janë më pak të forta, por ndonjëherë mund të sjellin dëme. "Ne gjykojmë që goditjet kryesore kanë kaluar, por në vazhdim mund të ketë pasgoditje. Tërmeti në Durrës është ndierë deri në 8 ballë, çka ka shkaktuar dëme në këtë zonë, ndërkohë që në Tiranë është ndierë deri në 7 ballë. Ky tërmet do të shoqërohet me pasgoditje që të vazhdojnë me ditë, javë apo edhe deri në muaj, sepse është një tërmet i konsiderue­shëm. Por jemi të mendimit që pasgoditje­t me kalimin e kohës do të vijnë duke u shuar. Do jenë gjithmonë e më të vogla deri sa të shuhen dhe deri sa të vendoset gjendja e ekuilibrit. Tërmetet nuk parashikoh­en, por goditja kryesore shoqërohet me një pasgoditje dhe sipas ligjeve të tërmeteve. Por ndonjëherë pasgoditja që është me e vogël se goditja kryesore, ndonjëherë në zonën e hidrocentr­aleve mund të jetë e rrezikshme, pasi goditja ka shkaktuar dëme në godina edhe ndërtesa dhe pasgoditja e gjen të gatshme dhe pasgoditje­t mund të sjellin dëme", shprehet Ormeni. Instituti i Gjeoshkenc­ave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit thotë se epiqendra ka qenë në veri të Durrësit, në Adriatik, 5.8 i shkalles rihter, por sa i përket ndjeshmëri­së vlerësohet 7 ballë në Tiranë dhe rreth 8 ballë në Durrës. Këto lëkundje kanë qenë më të fortat që janë përjetuar në vendin tonë në 30 vitet e fundit, pasi është tërmeti më i fuqishëm pas atij të 15 prillit 1979.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania