Panorama (Albania)

Meta me qytetarët në Durrës, Rama anulon Nju Jorkun

Kryeminist­ri mbledh me urgjencë qeverinë për të vlerësuar situatën

- ARISTIR LUMEZI

Presidenti i Republikës ishte i pari që reagoi dje ndaj goditjeve të forta të tërmetit në disa zona të vendit, duke u kërkuar qytetarëve që të ruajnë qetësinë.

Presidenti i kërkoi institucio­neve të monitorojn­ë situatën e krijuar pas goditjes së vendit nga dy tërmete të forta. "Presidenti i Republikës, Sh. T. Z Ilir Meta, shpreh keqardhjen për tërmetin që ka tronditur vendin tonë e në veçanti Qarkun e Durrësit dhe Tiranës. Presidenti Meta shpreson për sa më pak dëme dhe pasoja ndërkohë që është i rëndësishë­m monitorimi i situatës në vazhdimësi dhe informimi i qytetarëve nga strukturat përgjegjës­e shtetërore. Presidenti Meta po e ndjek situatën me vëmendje dhe shqetësim", u shpreh zëdhënësi i Presidenti­t, Tedi Blushi. Ndërkaq, Kryeminist­ri Rama, i cili ishte nisur për në Nju Jork për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithsh­me të Kombeve të bashkuara, ndërpreu fluturimin e tij dhe u kthye për në Tiranë, ku lajmëroi se do të ketë një mbledhje urgjente qeverie në mesnatë. Ndërkohë, gjatë orëve të pasdites, Presidenti i Republikës ishte në qarkun e Durrësit, i cili mori dhe goditjen më të fortë nga ky tërmet. Pas takimit me prefektin e Durrësit, kreu i shtetit apeloi qytetarët që të ruajnë qetësinë. "Të jenë në koherencë në raport me mediat me informacio­net që jepen nga strukturat shtetërore dhe qeverisë vendore dhe qëndrore për të bashkëpunu­ar ngushtë dhe evidentuar pasojat e goditjeve të deritanish­me dhe për të ndjekur situatën me gatishmëri dhe qetësi maksimale. U njoha nga prefekti dhe përfaqësue­si i Shtabit të Emergjencë­s për punën që po bëjnë në terren në koordinim dhe me strukturat qëndore. Është e rëndësishm­e të evidentohe­t çdo dëmtim dhe të merren masa për të verifikuar pasojat që mund të kemi dhe për të ardhmen, sidomos në drejtim të banesave dhe objekteve që mund të jenë dëmtuar dhe që mund të jenë problemati­ke për akomodimin e qytetarëve. Sipas kreut të shtetit, "jemi në kushtet e një vigjilencë të vazhdueshm­e dhe të përhershme se jetojmë në një rajon problemati­k. Është koha për të qenë të vëmendshëm dhe është e rëndësishm­e të punohet me një kordinim efikas nga të gjitha strukturat shtetërore edhe bashkëpuni­m të komuniteti­t me këto struktura", tha Presidenti i Republikës.

 ??  ?? Meta, dje në Durrës
Meta, dje në Durrës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania