Panorama (Albania)

Meta: Askush s’mban përgjegjës­i për mungesën e Kushtetues­es

-

Presidenti Ilir Meta ka bërë një reagim në lidhje me gjendjen e rënduar në gjykatat shqiptare. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Meta shpreh shqetësimi­n e tij në lidhje me situatën që gjenden aktualisht dy gjykatat më të rëndësishm­e në vend, ajo Kushtetues­e dhe Gjykata e Lartë. Kreu i shtetit thekson se askush sot nuk mban përgjegjës­i për gjendjen ku ndodhet Gjykata Kushtetues­e, e cila ende nuk është mundur të ngrihet, pasi shumë nga anëtarët e saj nuk arritën të kalojnë vetingun. Mosfunksio­nimi i kësaj gjykate për një kohë të gjatë, ka çuar në një mbipopulli­m të dosjeve të mbartura, të cilat presin shqyrtimin. Për Metën, Reforma në Drejtësi u krijua për qytetarët dhe rikthimi në normalitet i funksionim­it të këtij sistemi do duhet t’ju shërbejë vetëm qytetarëve. “Të dashur miq, të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë për të patur një shqyrtim gjyqësor brenda një afati të arsyeshëm dhe nga një gjykatë e caktuar me ligj, po cenohen haptazi nga grumbullim­i i çështjeve të mbartura në Gjykatën e Lartë, për të cilat askush sot nuk mban përgjegjës­i publike dhe askush nuk mundet t’u thotë qytetarëve se kur do të përfundojë shqyrtimi i tyre. Sot, askush nuk mban përgjegjës­i publike edhe pse vendi nuk ka ende Gjykatë Kushtetues­e, ku dosjet që presin radhën për shqyrtim janë bërë pirg! Reforma u bë për qytetarët dhe funksionim­i i sistemit të drejtësisë duhet t’i shërbejë vetëm qytetarëve”, thotë Presidenti Meta. Më tej, Presidenti Meta bën apel për gjetjen sa më shpejt të një zgjidhjeje për të dalë nga kjo situatë dhe qytetarëve t’u garantohet aksesi në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Kreu i shtetit bën apel që mos të cenohen të drejtat e qytetarëve nga mosfunksio­nimi i gjykatave. “Duhen marrë të gjitha masat që të garantohet sa më shpejt për qytetarët akses i plotë në të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe brenda një afati të arsyeshëm, si dhe të garantohen të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve që të mos cenohen nga mosfunksio­nimi i Gjykatës së Lartë. Ju ftoj të lexoni dhe shqetësimi­n e drejtë që ngre për këtë çështje raporti i INFOÇIP!”, shkruan Meta në reagimin e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania