Panorama (Albania)

DËNIMI I TAHIRIT, PD: SAIMIRI I LIRË, SHQIPTARËT IKIN

-

Në një intervistë në “Top Channel”, Rama u shpreh se kjo çështje është e drejtësisë dhe se ai nuk do e komentojë në asnjë moment. Për kreun e qeverisë, reagimi politik ndaj kësaj çështje ka qenë i duhuri. Ashtu siç ka bërë edhe në rastet e tjera, kur funksionar­ë të lartë të PS- së janë dënuar për kundërvajt­je ligjore, Rama tha se çdo përgjegjës­i i takon vetë individit dhe jo PS- së apo qeverisë. “Është një çështje e drejtësisë dhe unë s’kam komentuar e as komentoj dhe s’kam gjë për të thënë, sepse procesi vazhdon”, u shpreh Kryeminist­ri. Rama tha se kjo çështje është e ndarë nga Partia Socialiste dhe se i takon personalis­ht Samir Tahirit dalja nga kjo çështje. Sipas tij, qeveria dhe PS- ja është distancuar që në fillim nga kjo histori dhe në këtë drejtim mund të konsideroh­et shembull. “Nuk kam asnjë koment për të bërë sepse është një çështje e drejtësisë. Nga dita e parë deri në ditën e fundit kam qenë dhe mbetem i idesë se çdo përgjegjës­i në raport me ligjin, e kujtdo qoftë, është personale, ndërkohë që përgjegjës­ia e forcës politike apo e Qeverisë është mënyra se si reagon ndaj cilitdo që ka një problem me ligjin. Në këtë aspekt, besoj se jemi një shembull i pakonkurru­eshëm në historinë e këtyre 30 viteve”, tha Kryeminist­ri Edi Rama. Kreu i qeverisë, në kohën kur Samir Tahiri u përball për herë të parë më akuzat për trafik të lëndëve narkotike dhe krijimin e një grupi të strukturua­r kriminal, pati deklaruar se nuk do të donte të zhgënjehej nga Saimiri, tek i cili ai kishte besuar dhe kishte bashkëpunu­ar. Kjo deklaratë e Ramës erdhi në momentin kur Tahiri u largua nga grupi parlamenta­r i PS dhe çdo funksion që ai mbante deri në atë moment në këtë parti, ku për shumë vite kishte drejtuar atë në kryeqytet, përpos edhe shumë funksionev­e të tjera në kryesi. Në këtë intervistë të parë, pasi Tahiri u çlirua nga këto akuza, Rama nuk pranoi të bëjë koment, pasi theksoi që çështja vijon të jetë në proces, për shkak se Tahiri dhe Prokuroria do ta çojnë në apel vendimin e Gjykatës së Lartë. Si Tahiri, edhe Rama nuk kanë Përmes një deklaratë për mediat të ish- deputetit Enkelejd Alibeaj, Partia Demokratik­e ka reaguar në lidhje me dënimin e dhënë nga Gjykata e Lartë për ish- ministrin Samir Tahiri. Në fjalën e tij nga selia blu, Alibeaj tha se kjo është drejtësia me dy standarde që instaloi Rama, ku një ish- ministër lihet i lirë, ndërsa qytetarët e thjeshtë lihen në burg për akuza shumë herë më të vogla. Për ish- deputetin demokrat, ky vendim është prova se me Edi Ramën nuk mund të ketë shtet të së drejtës. “Saimir Tahiri nuk do të bëjë asnjë ditë burg. Njeriu që zbatoi planin e Edi Ramës për të kanabizuar Shqipërinë në funksion të blerjes së pushtetit me paratë e drogës, nuk ndëshkohet nga drejtësia, sepse me Edi Ramën në krye të qeverisë, drejtësia ka dy standarde: Saimir Tahiri në liri, duke shijuar pushtetin, paratë dhe luksin, ndërsa shqiptarët e zakonshëm në burg, ku humbin jetën për asgjë. Estref Halili, një 22vjeçar nga Kolonja e Lushnjës, u burgos për një cigare hashash ditën e Krishtlind­jes dhe vrau veten në qelinë e burgut, ndërsa Saimir Tahiri nuk ka për të bërë as edhe një ditë burg, sepse ka mbrojtjen e Edi Ramës. Ky është shteti me dy standarde që ka ndërtuar Edi Rama. Liri për bashkëpunë­torët e tij në krim, burg për shqiptarët e zakonshëm dhe të pambrojtur”, tha Alibeaj. pranuar të flasin nëse ishministr­i i Brendshëm do të rikthehet në Partinë Socialiste, ku para akuzave ishte një nga njerëzit më të fuqishëm. Të njëjtin qëndrim, Rama ka pasur edhe për të gjitha rastet e tjera, si Elvis Roshi në Kavajë, deputetët e Lezhës, Armando Prenga dhe Arben Ndoka, por edhe në rastin më të fundit të Valdrin Pjetrit në Shkodër, i cili tashmë është përjashtua­r nga çdo funksion partiak në PS. Reagim në sinkron me Ramën ka qenë edhe ai i zëdhënëses së qeverisë dhe njëkohësis­ht Partisë Socialiste, Elisa Spiropali. Kjo e fundit, përmes rrjeteve sociale, shkruan se kjo çështje nuk i takon as partisë dhe qeverisë, por thellësish­t personale e Tahirit. “Është çështje e drejtësisë jo e Partisë Socialiste, as e qeverisë dhe as e partive të tjera politike në tërësi, të cilat kanë kohë që kanë braktisur detyrën për t’u marrë me çështje që nuk u takojnë fare”, shkruan Elisa Spiropali në rrjetet sociale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania