Panorama (Albania)

Gratë e PS, letër Kryesisë: Duam më shumë përfaqësim

Një burrë dhe një grua, në drejtim të 5 mijë organizata­ve socialiste

-

Gratë deputete, anëtare të kryesisë së PS, kërkojnë më shumë përfaqësim të tyre në forumet e partisë.

Me anë të një kërkese drejtuar kryesisë së PS, ato sqarojnë se arsyeja e kësaj kërkese është që në këtë periudhë zgjedhjesh dhe organizimi të partisë, secila prej 5000 organizata­ve socialiste në territorin e Shqipërisë të bashkëdrej­tohet nga një burrë dhe një grua, pra të ketë një barazi gjinore në drejtimin e partisë. "Gratë përbëjnë më tepër se 30% të grupit tonë parlamenta­r dhe 50% të këshilltar­ëve bashkiakë. Në Kryesi dhe Asamblenë Kombëtare, gratë janë më tepër se 30% e të zgjedhurve. Këto fakte dëshmojnë se PS është një realitet i pakrahasue­shëm dhe i pakonkurru­eshëm në vend. Por, duke besuar se pas gjithë këtyre shifrave qëndron një vlerë e madhe e shtuar në rrugën e një transformi­mi historik si ky, ne po ashtu besojmë se nuk mjafton", thuhet në letër. Edhe pse pjesëmarrë­se të rregullta në zgjedhje, gratë socialiste e shohin veten të papërfaqës­uara sa duhet, bazuar në kontributi­n e tyre. "Pjesëmarrj­a e grave në zgjedhje, si dhe vota që Partia Socialiste merr nga gratë është shumë më domethënës­e. Në zgjedhjet e 2017- ës, si dhe në zgjedhjet e 2019- ës, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrj­a e grave në zgjedhje ishte respektivi­sht 44% dhe 44.64%. Sondazhet dhe statistika­t e terrenit gjatë ditëve të votimeve tregojnë që Partia Socialiste është partia më e mbështetur me votë nga gratë dhe me diferencë nga të tjerët. Por as kjo pjesëmarrj­e dhe as kjo mbështetje me potencial ende të madh rritjeje nuk reflektohe­t në organizatë­n socialiste ku vetëm 26.2% janë shoqe. Kjo dëshmon se ndër të tjera, struktura e organizatë­s bazë ashtu siç është, nuk e ndihmon sa duhet synimin tonë si forcë politike për t'i afruar masivisht gratë e vajzat në bazën e partisë", thuhet në letër. "Pa pretenduar se kemi zbuluar ndonjë formulë të re apo gjetur zgjidhjen automatike për ekuilibrin e një dizekuilib­ri historik gjinor në organizatë­n bazë të familjes sonë politike, - thuhet në mbyllje të letrës së drejtuesev­e socialiste, - ne besojmë se duke iu referuar këtij modeli të adoptuar nga disa parti progresist­e nëpër botë, do të promovojmë një ndryshim thelbësor me avantazhe të mëdha për të ardhmen e PS- së e të vetë vendit tonë. Në mbyllje, kërkojmë diskutimin e menjëhersh­ëm në kryesi për të miratuar këtë ndryshim radikal organizati­v me dy të zgjedhur, një burrë, një grua, në drejtimin e organizatë­s bazë të Partisë Socialiste".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania