Panorama (Albania)

Vrasja e ish- policit, shpallen në kërkim 4 vetë

Dyshohet të jenë larguar nga Shqipëria përmes kufirit të gjelbër

-

Katër persona janë shpallur në kërkim ndërkombët­ar, të dyshuar për vrasjen e ish- efektivit të Policisë, Santjago Malko.

Emrat e të dyshuarve, por edhe të personave të tjerë të përfshirë në ngjarje, dolën nga dëshmia e 39- vjeçarit Blendi Teta, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim për "Moskallëzi­m krimi" dhe "Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës". Burime nga grupi hetimor thanë se janë firmosur urdhër- ndalimet për shtetasit Ilir S., Ervis M., Elvis G. dhe Oltian L.. Urdhrat janë nxjerrë nga Prokuroria e Tiranës, pas dëshmisë së dhënë nga Blendi Teta. Nga verifikime­t e kryera në sistemin TIMS, rezultoi se personat nën hetim nuk janë larguar nga territori shqiptar, ndërsa nuk përjashtoh­et mundësia që të kenë ikur nga kufiri i gjelbër pa u regjistrua­r në sistem. Në dëshminë e Tetës, u përmenden edhe persona të tjerë që kanë lidhje familjare më të shpallurit në kërkim. DESHMIA E TE ARRES

TUARIT Blendi Teta, 38- vjeçari që u arrestua për "Moskallëzi­m krimi" dhe "Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës", në lidhje me vrasjen e ish- policit Santiago Malko, ka treguar emrat e personave që dyshohet se janë të përfshirë në ngjarje. Ndonëse nga dinamika që ka treguar Teta nuk zbardhet plotësisht se cili nga 9 personat mund të ketë qëlluar, rrëfimi i tij konsideroh­et mjaft i rëndësishë­m për grupin hetimor, që tashmë thuajse e ka zbardhur vrasjen. Blendi Teta ka treguar para hetuesve se para se të ndodhte vrasja, ka qenë duke darkuar me këta persona në bodrumin e një lokali në zonën e Freskut, pranë teleferiku­t. Ky lokal rezulton të jetë në posedim të dy vëllezërve Leonard dhe Erlis D., të përfshirë edhe më herët në ngjarje kriminale. Më pas, Teta e vazhdon rrëfimin e tij, duke treguar lëvizjet e dy makinave, një "Skoda" dhe një "Golf", në të cilat kanë hipur të gjithë personat që ai përmend. Ndërsa shpjegon se me aq sa ka kuptuar, këta persona ishin në ndjekje të një makine tip "BMW X5", por nuk e dinte se kush ishte personi që po ndiqnin. I arrestuari Blendi Teta tregon të gjitha lëvizjet që ka bërë në makinën ku ndodhej vetë, por edhe bisedat që personat të cilët ndodheshin me të, konkretish­t vëllezërit Leonard dhe Erlis, bënin me miqtë e tyre që ndodheshin në makinën tjetër që lëvizte pas tyre. Por sipas tij, në momentin që e ka kuptuar se do të ndodhte diçka e keqe, ka zbritur nga makina dhe ka ikur në zonën e "Don Boskos", në banesën e bashkëjetu­eses së tij. Vetëm 15 minuta pasi ka mbërritur aty dhe ka qenë duke parë lajmet, ka mësuar se çfarë kishte ndodhur. Ai tregon se ka dalë të nesërmen dhe ka shkuar te zona ku ndodhej natën e kaluar, por nuk ka parë asnjë nga personat me të cilët ishte natën kur ndodhi vrasja.

NGJARJA Ish- punonjësi i Policisë, Santjago Malko, u gjet i ekzekutuar brenda automjetit të tij, rreth orës 22: 20 të datës 27 gusht. Burime nga Policia thanë se në sallën operative ishte dhënë një njoftim për një person të plagosur ose të vrarë, që ndodhej brenda një makine ne rrugën "Xhanfize Keko". Menjëherë drejt vendngjarj­es janë nisur të parët shërbimet e Komisariat­it Nr. 4. Në momentin e mbërritjes në vendngjarj­e, Policia ka konstatuar se brenda automjetit ndodhej një person i plagosur rëndë me armë zjarri, i cili brenda pak minutave ka ndërruar jetë, pa pasur kohë për ta nisur në spital. Sipas dëshmive të para që oficerët e Policisë kanë marrë në vendngjarj­e, burimet thanë se 26vjeçari është qëlluar disa herë me armë zjarri, brenda makinës tip "BMW X 5".

 ??  ?? Viktima, Santjago Malko
Viktima, Santjago Malko
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania