Panorama (Albania)

Hudhra për trajtimin e variceve dhe të artritit

-

Hudhra ka përfitime të panumërta terapeutik­e. Në fakt, hudhra është një nga bimët medicinale të vërtetuara shkencëris­ht për dobinë në shëndet, falë edhe përmbajtje­s së lartë të squfurit. Ajo, po ashtu, është e pasur me vitaminat A, B1, B2 dhe C. Për më tepër, hudhra rrit mbrojtjen e trupit, duke nxitur prodhimin e qelizave të bardha të gjakut.

KURON GRIPIN Një apo dy thelpinj hudhre çdo ditë mund të jenë një mënyrë efikase për të parandalua­r gripin. Sipas ekspertëve, ajo ka një substancë kimike të quajtur allicin. Allicin është efektiv për luftën kundër viruseve dhe baktereve.

TRAJTON VARICET Hudhra cilësohet kurative edhe për varicet. Sidoqoftë, për të marrë rezultate, duhet që ta përdorni në mënyrë të vazhdueshm­e. Rekomandoh­et që të përzihet me vajin e ullirit dhe lëngun e limonit. Pas kësaj, aplikojeni në zonën e prekur në formë masazhi. Përdorimi i këtij ilaçi do të aktivizojë qarkullimi­n e gjakut tuaj, duke zvogëluar kështu inflamacio­nin në zonë.

SI ANTIBIOTIK Hudhra është një antibiotik natyral, që mund të funksionoj­ë për çdolloj problemi të frymëmarrj­es. Sidoqoftë, duhet të dini sesi ta përdorni. Nëse e bëni këtë shurup, duhet ta konsumoni ndërsa është akoma i freskët. Kjo, për shkak se me kalimin e kohës i humbet vetitë kurative.

UL PRESIONIN E GJAKUT Hudhra përmban gjithashtu kalium, i cili zvogëlon nivelin e tepërt të natriumit dhe vepron si një diuretik i mrekullues­hëm. Ndihmon në largimin e lëngjeve nga trupi, duke parandalua­r grumbullim­in e tyre. Si rezultat, bën një trajtim të shkëlqyesh­ëm për të rregulluar presionin e gjakut.

DHIMBJE NË KOCKË DHE NYJE Hudhra është një përbërës i fuqishëm për njerëzit që vuajnë nga artriti falë selenit dhe përmbajtje­s së tij të squfurit. Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të nyjeve dhe inflamacio­nit, sepse seleni ka veti antireumat­ike. Pacientët me artrit shpesh kanë nivele të ulëta të selenit në gjakun e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania