Panorama (Albania)

Kukësi thyen Tiranën, Bylisi ‘ shkund’ Partizanin

Skënderbeu fiton me Teutën, Lerda s'ia del as me skemë të re

-

Kukësi ngjitet në krye të Superiores, ndërsa Tirana dështon në provën e forcës dhe të titullit.

Në "Elbasan Arena", falë golave të dyshes Abazaj- Shkurtaj është Kukësi që fiton duelin më të rëndësishë­m të javës së pestë. Kuksianët marrin tri pikët janë të parët në kampionat dhe ulin vrullin e bardhebluv­e që kishin marrë superxhiro. Në një ndeshje të vendosur nga talenti i individëve të Kukësit dhe brishtësia e Tiranës në mbrojtje dhe mesfushë, por edhe mospërqend­rimit në sulm të Kobinës mbi të gjithë del skuadra e Shpëtim Duros. Vuan në 10 minutat e fundit, por ia del të triumfojë, ndërsa Tirana me këtë humbje, paçka se luan jo keq, duket se është shumë e brishtë dhe për më tepër shkon në derbi me gjendjen më të keqe të mundshme. Goli do të vinte në minutën e 17- të të ndeshjes. Është Abazaj që pas pasit nga e majta e sulmit, kalon lehtësisht Osmanin, ndonëse me fat, i qëndron ndërhyrjes së Vangjelit, godet dhe 1- 0. Pjesa e parë mbyllet në avantazh të Kukësit. Pa ndryshime nis fraksioni tjetër, por është vrastar për Tiranën, sepse pëson golin e 2- 0, pas tri minutash lojë. Gavazaj jep një asist për Shkurtajn që e ka lojë fëmijësh të shtyjë topin në rrjetë. Mbrojtja e Tiranës e shthurur nuk bllokon dot sulmuesin shtatlartë, që i shpëton Osmanit dhe Vangjelit. Tronditja është e madhe, Shkurtaj në minutën e 50- të humb një tjetër gol të sigurt. Dy minuta më vonë, Kobina humb golin e 2- 1 me portën bosh, pas pasit të Ngosë që arrin të kalojë çdo lojtar të mundshëm që e mbulonte. Minuta e 83- të, Ngo kalon Teqjen dhe Maliqin, çon një top në shtyllën e dytë, aty Kobina këtë herë nuk gabon dhe shtyn topin në rrjetë. 2- 1 dhe ndeshja hapet me Tiranën që kërkon golin e barazimit, por që nuk vjen as me Osmanin në sulm dhe tentativën e Muçit. Ka momente tensioni në fushë, por që kalojnë me disa kartonë të verdhë dhe pas minutave shtesë Hamiti mbyll ndeshjen. Fiton Kukësi që për vete ngjitet në majë dhe zbret me këmbë në tokë Tiranën.

PARTIZANI- BYLISI

Tërmeti ka shkundur dje edhe malet në Shqipëri, por jo Partizanin e trajnerit Franko Lerda, i cili vijon me paraqitjet e përgjumura. Dueli mes kampionëve të Kategorisë Superiore dhe atyre të Kategorisë së Parë përfundoi në barazim 1- 1, ku të dy golat patën për autorësi lojtarët e Bylisit. Në minutën e 72- të, Peposhi është i pafat, pasi në tentativë për të larguar topin, mposht portierin Hidi, por në minutën e 92- të ish- lojtari i të kuqve, Ardit Peposhi, e shlyen gabimin pasi jep një asist për Ntepen, që nuk e ka të vështirë të barazojë. Partizani dje ndryshoi modulin e lojës, ku trajneri Lerda surprizoi me formacioni­n që hodhi në fushë, por sërish loja ishte apatike dhe në pjesën e parë u pa një mungesë dëshire për të luajtur te të kuqtë. Bylisi vijon të befasojë duke qenë i pathyeshëm ndaj "big"- ëve, ku pas fitores me Skënderbeu­n dhe Kukësin, arrin të marrë pikë në kryeqytet ndaj kampionëve. Partizani luajti me skemën 4- 33, kjo edhe për faktin se Boldor kishte probleme në gju. Surprizë ishte rreshtimi i Malës si i mbrojtës i djathtë, ndërsa Asani e nisi nga stoli. Sulmi iu besua treshes Çinari- Solomon- Bardhi. Bylisi ishte i kujdesshëm në prapavijë dhe i vendosur mirë në fushë për të ndalur vrullin e "demave".

SKËNDERBEU- TEUTA

Skënderbeu likuidon Teutën. Bardhekuqt­ë rikthehen pas dy humbjeve radhazi, duke dëshmuar se janë ende "gjallë". Dhe ky trepikësh vjen as më pak e as më shumë se përballë një ekipi që nuk e kishte provuar shijen e humbjes. Të besuarit e Bledi Shkëmbit, edhe pse provuan me të gjitha forcat që të gjenin minimalish­t barazimin, u larguan duarbosh nga Korça. Ka qenë ai gol me kokë i Blerim Krasniqit që ka "vulosur" gjithçka që në minutën e 20- të, ndonëse rastet për të dyfishuar ishin të shumta. Ishin vendësit që diktuan lojën, duke u shfaqur jo vetëm të mirëvendos­ur në fushë, por edhe agresivë në çdo aksion sulmues. Durrsakët nga ana tjetër vazhdojnë të vuajnë dhe 6 pikë të lëna në 180 minutat e fundit janë dëshmia më e mirë.

 ??  ?? Foto nga ndeshja Kukësi- Tirana
Foto nga ndeshja Kukësi- Tirana

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania