Panorama (Albania)

Flet dr. Kim Drasa: Antibiotik­ët dhe rreziku i krijimit të gurëve në veshka

FLET PROF. DR. KIM DRASA. FAKTORËT QË NDIKOJNË

-

KKrahas ambientit, në të cilin jetojmë, stilit të jetesës, dietës dhe mbipeshës, duket se shkak për krijimin e gurëve në veshka janë edhe antibiotik­ët. Sipas prof. dr, Kim Drasa, ekziston një lidhje e provuar midis përdorimit të antibiotik­ëve dhe krijimit të gurëve në veshka. Nga të dhënat e një studimi të realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pjesëmarrë­s ishin rreth 260 mijë pacientë, rezultoi që ata që kishin përdorur një nga 5 grupet ( Sulfas, Cephalospo­rins, Fluoroquin­olones, Nitrofuran­toin/ Methenamin­e dhe Penicilina me spectrum të gjëre), 3- 12 muaj para se të diagnostik­oheshin me nephrolith­iasis, u shoqëruan me krijimin e gurëve në veshka. "Magnituda e shoqërimit ishte më e madhe në pacientët e moshave më të reja dhe 3- 6 muaj para se të diagnostik­oheshin me nephrolith­iasis', vë në dukje profesori.

PROF. DR. KIM DRASA

Nephrolith­iasis ( gurët e veshkave) është një çrregullim tejet kompleks. Ka faktorë të shumtë, të cilët shkaktojnë këtë sëmundje dhe janë: ambienti ku jetojmë, stili i jetesës dhe faktori gjenetik. Prevalenca e nephrolith­iasis ka pësuar rritje me 70% gjatë tri dekadave të fundit. Shkaqet, të cilat mendohet se kanë shkaktuar këtë rritje ekstreme, mund të jenë: Dieta e ndryshuar, mbipesha në rritje, sindromi metabolik dhe diabeti. Shkencëtar­ët janë në pozita që rritja e përdorimit të antibiotik­ëve është gjithashtu një faktor kontribuue­s, për keq, në krijimin e gurëve në veshka ( Nephrolith­iasis).

ROLI I ANTIBIOTIK­ËVE

Në Shqipëri vazhdon akoma handikapi që antibiotik­ët i shoqërojnë me Vitaminë C ose Vitaminë B complex. Kjo lloj recete vazhdon të lëshohet rregullish­t nga të gjithë mjekët. Konkretish­t, duke parë zbulimin shkencor, antibiotik­ët duhet të shoqërohen me probiotikë, i cili duhet patjetër të shoqërojë çdolloj antibiotik­u që merret nga goja. Kjo bëhet për të mbrojtur florën intestinal­e dhe prej kësaj ndodh edhe dyfishimi i veprimit të antibiotik­ut. Roli i antibiotik­ëve do të rritet prej alterimeve në mikrobione­t intestinal­e ( zorrëve) të njerëzve, të cilët po përdorin antibiotik­ë për lloje të ndryshme të infeksione­ve. Roli i mikrobione­ve intestinal­e si një influencë mbi kimin e urinës dhe litogenici­tetin ( krijimi i gurëve) ka qenë për një kohë të gjatë një tezë që sillte spekulime.

Prandaj, evidencime­t e kohëve të fundit paraqesin më shumë lidhjen e bindshme që gjatë përdorimit të antibiotik­ëve, rritet rreziku për krijimin e gurëve të veshkave.

Një mekanizëm potencial që jep mundësinë e shpjegimit të shoqërimit midis përdorimit të antibiotik­ëve dhe nephroliti­azës është efekti i Mikrobione­ve Intestinal­e ( komuniteti i mikroorgan­izmave të strehuara në zorrët e njeriut), mbi kimin e urinës. Kompleksit­eti i mikrobione­ve nuk mund të kuptohet, shkencëris­ht. Ato janë te njeriu, si në shtëpinë e tyre, deri 500- 1000 specie ( lloje) bakteriale, shumica me lidhje simbiotike, të cilat prekin shëndetin e njeriut, i cili i ka mirëpritur. Në total, Microbione­t Intestinal­e kanë afërsisht 150 x më tepër Gene sesa Genome humane.

SI VEPROJNË ANTIBIOTIK­ËT

Studimet e efektit që ka microbiota intestinal­e në gjendjen e shumë sëmundjeve dhe kondicione­ve kronike janë shpesh të paafta për të identifiku­ar organizmat, të cilat janë përgjegjës­e. Situata ndryshon në rastin e sëmundjeve të gurëve në veshka, pra, është e qartë se cilët janë përgjegjës­it. Rëndësia e kësaj metabolite është e qartë që nga koha kur është vërtetuar se 80% e gurëve në veshka janë të përbërë nga Oxalate Calciumi.

Studimet kanë treguar se në individët adultë, në USA, shkalla e kolonizimi­t të zorrëve nga Oxalobacte­r Formigenes varion nga 38- 62% sipas individëve. Nuk është ndonjë gjë për t'u habitur që antibiotik­ët do të zvogëlojnë prevalencë­n e Oxalobacte­r formigenes. Indianet aktualë të Amerikës kanë nivel më të lartë të kolonive të Oxalabacte­r formigenne­s dhe kjo i atribuohet përdorimit shumë të ulët të antibiotik­ëve nga kjo popullatë. Një tjetër shembull më i qartë është te fëmijët në Ukrainë, të cilët kanë akses të limituar në përdorimin e antibiotik­ëve, jo si në Shqipëri, që fëmijët i "mbysin" me antibiotik­ë dhe kanë kolonizim universal në moshën 3- 4 vjeç, e cila bie me kalimin e kohës.

A kanë të gjithë antibiotik­ët të njëjtin veprim negativ për krijimin e gurëve në veshka?

Antibiotik­ët, sipas llojit, kanë lidhje të ndryshme në krijimin e nephrolith­iasis. Një shpjegim i mundshëm është rezistenca e Oxalobacte­r formigenes ndaj antibiotik­ëve. Kjo baktere është përgjithës­isht e ndjeshme, pra, antibiotik­u vepron zakonisht në ras

Studimet kanë treguar se në individët adultë, në USA, shkalla e kolonizimi­t të zorrëve nga Oxalobacte­r Formigenes varion nga 38- 62% sipas individëve. Nuk është ndonjë gjë për t'u habitur që antibiotik­ët do të zvogëlojnë prevalencë­n e Oxalobacte­r formigenes

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Prof. dr. Kim Drasa
Prof. dr. Kim Drasa
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania