Panorama (Albania)

Në Durrës çahet pallati dhe shembet Shkëmbi i Kavajës, sizmologu Rrapo Ormeni: Rreziku kryesor ka kaluar

Lëkundjet e forta të tokës shembin edhe Shkëmbin e Kavajës

- ETLEVA DELIA

Lëkundjet e forta të tokës shkaktuan panik kryesisht në Tiranë, ku banorët të tmerruar braktisën shtëpitë dhe dolën në rrugë.

Nxitimi për të shpëtuar kur panë muret të çahen dhe objektet që rrëzoheshi­n përtokë, disa prej tyre pësuan lëndime teksa vraponin rrugëve. Disa të tjerë tërmeti i zuri në ashensorët e pallateve, ku mbetën të bllokuar për minuta të tëra. Ndërsa në ndonjë rast, persona të ndryshëm u lënduan lehtë nga pjesë suvaje që ranë nga tarracat e ndërtesave. Askush nuk e mori guximin të futej brenda për më shumë se dy orë dhe shpreheshi­n të frikësuar nga ajo që mund të ndodhte më pas. Prej shumë vitesh, banorët e kryeqyteti­t nuk kishin përjetuar lëkundje të tillë, kaq të fortë. Ndërsa për shumë adoleshent­ë e të rinj, ky ishte tërmeti i parë i tmerrshëm që po përjetonin. Nga krisja e mureve të banesave u dëmtuan edhe disa makina të parkuara. Ndërsa duket se një ndër ndërtesat më të dëmtuara në Tiranë, ishte Fakulteti i Gjeologji- Minierave. Një pallat u kris në zonën e “Don Boskos” dhe një tjetër në zonën e “Komunës së Parisit”. Zjarrfikës­it dhe Policia u paraqitën pranë këtyre ndërtesave dhe u erdhën në ndihmë banorëve duke bërë evakuimin e tyre. Në spitale janë paraqitur për ndihmë mjekësore 105 persona, kryesisht me dëmtime në gjymtyrë dhe trauma të lehta.

SHKEMBI I KAVAJES Lëkundjet e fuqishme të tërmetit me epiqendër veriun e Durrësit kanë shkaktuar shembje të Shkëmbit të Kavajës. Një masiv shkëmbor u shkëput nga shkëmbi dhe përfundoi disa metra larg autostradë­s Durrës- Kavajë. Si pasojë e shkëputjes së gurëve nga trupi i shkëmbit, për disa minuta u krijua një re e dendur tymi. Për fat të mirë, gurët nuk lënduan asnjë person dhe nuk shkatërrua­n asnjë objekt, ndërsa disa guralecë përfunduan deri në autostradë. Pasoja të rënda do të kishte nëse gurët do të përfundoni­n në autostradë, pasi në atë orar ka fluks të lartë mjetesh që lëvizin në të dy krahët saj. Udhëtarët dhe kalimtarët e rastit janë bërë kuriozë dhe e kanë fiksuar rrëshqitje­n e gurëve nga trupi i shkëmbit me anë të aparateve celu

Pikat e emergjenca­ve do të jenë në: rrugën “3 Dëshmorët”, Yzberisht; Liqeni i Thatë; “Bulevardi ri”, Kashar; stadiumi “Dinamo”; kisha në rrugën “Don Bosko; shkolla “Betim Muço”, Kombinat

larë. Një pjesë e tyre i publikuan këto pamje në rrjetet sociale.

PIKAT E EMERGJENCA­VE Ministria e Brendshme njoftoi dje se nga Shtabi i Emergjenca­ve, i ngritur në Prefekturë­n e Tiranës, është vendosur ngritja e 6 pikave të emergjenca­ve në ambiente të hapura, kryesisht për ata banorë që mund të kenë nevojë për ndihmë. Pikat e emergjenca­ve do të jenë në: rrugën “3 Dëshmorët”, Yzberisht; Liqeni i Thatë; “Bulevardi ri”, Kashar; stadiumi “Dinamo”; kisha në rrugën “Don Bosko; shkolla “Betim Muço”, Kombinat. Shërbimet e strukturav­e të shtabit do të jenë prezentë në këto pika. Menjëherë pas rënies së tërmetit, Sallat e Komandimit në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe kanë komunikuar me specialist­ët e Policisë së Zonave, me spitalet dhe me përfaqësue­sit e njësive administra­tive. Policia e Shtetit ka kaluar e gjitha në gatishmëri. Me urdhër të drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit, e gjithë Policia Rrugore është në terren për të menaxhuar trafikun. Të gjithë specialist­ët e zonave dhe Patrullat e Përgjithsh­me kanë dalë në terren për t’u ardhur në ndihmë banorëve në nevojë, por edhe për të shmangur panikun e krijuar.

 ??  ?? FAKULTETI I GJEOLOGJI- MINIERAVE, I DEMTUAR NGA TERMETI ( MAJTAS) QYTETARET NE RRUGE PAS TERMETIT
FAKULTETI I GJEOLOGJI- MINIERAVE, I DEMTUAR NGA TERMETI ( MAJTAS) QYTETARET NE RRUGE PAS TERMETIT
 ??  ?? FAKULTETI I GJEOLOGJI- MINIERAVE, I DEMTUAR NGA TERMETI
FAKULTETI I GJEOLOGJI- MINIERAVE, I DEMTUAR NGA TERMETI
 ??  ?? Pallati i dëmtuar te “Komuna e Parisit”
Pallati i dëmtuar te “Komuna e Parisit”
 ??  ?? Shembja e Shkëmbit të Kavajës
Shembja e Shkëmbit të Kavajës
 ??  ??
 ??  ?? Banorë të Tiranës, në rrugë pas tërmetit
Banorë të Tiranës, në rrugë pas tërmetit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania